Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në datë 2 Dhjetor, kanë hyrë në fuqi ndryshimet e miratuara nga mazhoranca, në ligjin e verifikimit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Siç premtuam CNA.al, mbetej e angazhuar që të testonte seriozitetin e nismës.
CNA.al ka hartuar dhe ka dërguar në Autoritetin e Dosjeve kërkesën, për hapjen e arkivave për shtatë nga figurat e politikës dhe medias.
Le të shërbejë ky angazhim si një test për mazhorancën sa i takon seriozitetit të diskutimeve të gjata për atë që gjithë deputetët në fjalimet e tyre e quanin: LIGJI I HAPJES SË DOSJEVE.
Ky angazhim do të vërtetojë edhe seriozitetin e Autoritetit përgjegjës, i cili u bë nismëtari i debatit edhe publik, në ditën që zbuloi se një figurë e lartë e politikës ishte zbuluar mes pirgjeve me letra që administron.
Më poshtë teksti i plotë:
"DREJTUAR: AUTORITETIT PE?R INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TE? SHTETIT
TIRANË
KËRKESË PËR INFORMIM
Lënda: Kërkohet informacion zyrtar për figura publike
Baza ligjore: Pika 1.1 e nenit 20 të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar;
Neni 11 i Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Ligji nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar i ka njohur së fundi të drejtën çdo personi që “të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit” (pika 1.1 e nenit 20).
CNA Media, ku bën pjesë City News Albania bën pjesë në mediat që kanë ndjekur dhe kanë përcjellë nga afër zhvillimet në procesin legjislativ të fushës dhe ka qenë promotore e lëvizjes për hapjen e dosjeve. CNA Media beson se tek aplikimi i pikës 1.1 të nenit 20 të ligjit qendron forca publike e tij. E drejta e publikut për t’u informuar për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit përbën conditio sine qua non që shoqëria shqiptare të përballet seriozisht me të shkuarën diktatoriale, të përpunojë si duhet trashëgiminë e hidhur dhe të shërojë me sukses plagët e persekutimit.
Transparanca e dosjeve ka forcën të qetësojë shpirtin e shoqërisë, sikurse ka forcën të na ndërgjegjësjë, të na bëjë vigjilentë dhe të na ndriçojë. Mbajtja mbyllur e dosjeve dhe, aq më keq, zbulimi selektiv dhe keqpërdorimi i tyre kanë forcën të vonojnë paqen sociale, të thellojnë dasitë, të mbjellin konflikte dhe hasmëri.
CNA Media kërkon të vërë në provë vullnetin instutucional të Autoritetit të Dosjeve për t’i shërbyer me besnikëri dhe në përputhje me qëllimin e Ligjvënësit dispozitës së pikës 1.1 të nenit 20 të ligjit nr.45/2015, duke parashtruar këtë kërkesë për informim, lidhur me të dhënat që Autoriteti i Dosjeve disponon për një numër figurash të spikatura nga sfera të ndryshme të jetës publike.
CNA Media ka përzgjedhur personalitetet e mëposhtme për të përfshirë në këtë kërkesë:
1. Sh.T.Z Ilir Metaj, ish President i Republikës (2017-2022);
2. Sh.T.Z. Blendi Çuçi, Ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë;
3. Sh.S.Zj. Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;
4. Sh.T.Z. Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë;
5. Z. Blendi Fevziu, gazetar-opinionist, moderator i emisionit “Opinion”;
6. Z. Fahri Balliu, gazetar-opinionist, grupi mediatik “55”;
7. Z. Artan Hoxha, opinionist, President i Tirana Biznes University.
Përzgjedhja e këtyre figurave publike për t’i përfshirë në këtë kërkesë nuk ka lidhje me faktin se për ndonjerin prej tyre mund të ketë pasur së fundmi debate/akuza publike për bashkëpunim të supozuar me ish Sigurimin e Shtetit. Përzgjedhja e tyre ka lidhje me pozicionin e spikatur shtetëror ose pozicionin e spikatur publik të tyre.
E drejta e publikut për t’u informuar rreth dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit ka kuptim dhe vlerë kur publiku informohet për figurat e spikatura publike, për ata që kanë mundësinë dhe fuqinë që të ndikojnë në formimin e vullnetit politik të shoqërisë, që janë modele sociale për grupe të mëdha shoqërore dhe që në një mënyrë ose një tjetër formojnë apo modifikojnë opinionet e njerëzve.
CNA Media e lë në çmimin e Autoritetit përzgjedhjen e formatit me të cilin do të na vërë në dispozicion informacionin e kërkuar. Nga ana jonë jemi të gatshëm të paraqitemi në çdo kohë pranë Autoritetit për t’u njohur me të dhënat që disponohen. Gjithësesi, sa i takon dokumentave preferenca jonë është që dokumentat relevante të na vihen në dispozicion minimalish në format elektronik.
Me besim të plotë në gadishmërinë e Autoritetit për të plotësuar në tërësinë e saj këtë kërkesë, mbetemi në pritje të komunikimit zyrtar nga ana Juaj."/ CNA.al



Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Ge...
Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetues...
Kandidati i PD-së, për bashkinë e Tiranës, Belind Këll...
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje të reja për Ger...
Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar ngjarjen e një di...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shp...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, k...
Dy gazeta të mëdha gjermane kanë hapur faqet e para me...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka folur mbi akti...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një deklaratë për me...
Hetuesit kanë zbuluar dhe shpartalluar një grup terrorist ...
Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ka dhënë një mesazh për...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka dënuar aktin e dhu...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar zhvillimet në Samiti...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një...
Artan Hoxha ka folur lidhur me incidentin që ndodhi dj...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha,...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar sulmin e ndodhur dje...
Një ngjarje e paprecendetë ka ndodhur një ditë më parë. Kr...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...