LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është Genti Ibrahimi/ Pasuria e kunatit të Mimi Kodhelit, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

7 Dhjetor 2022, 18:24, Aktualitet CNA
Kush është Genti Ibrahimi/ Pasuria e kunatit të Mimi Kodhelit,
Genti Ibrahimi

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Genti Ibrahimit si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ibrahimi, ishte renditur nga Këshilli i Emërimeve të Drejtësisë si kandidati i parë, për t’u emëruar si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas KED-së, Gent Ibrahimi është vlerësuar me 88.37 pikë, ndërsa dy kandidatet e tjera Arta Vorpsi me 88.22 pikë dhe Arta Marku me 82.66 pikë.

Kunati i ish ministres socialiste, Mimi Kodheli, do të zërë vendin vakant të Përparim Kalos, në Gjykatën Kushtetuese.

Genti Ibrahimi u angazhua si ekspert i lartë i Reformës në Drejtësi në vitin 2016.

Gjithashtu më parë ai ka mbajtur postin e Kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Genti Ibrahimi është djali Nesip Ibrahimit, i cili ka qenë sekretar i parë i Komitetit të Partisë në Tiranë prej vitit 1976 deri në vitin 1983.

Më poshtë, CNA.al sjell pasurinë e deklaruar nga Gent Ibrahimi:

Vilë dykatëshe plus nënçati me sipërfaqe 238 m2, me vlerë 237 500 euro, të blerë në 13.04.2010, burimi i krijimit është trashëgimi nga prindërit dhe nga të ardhurat personale, pjesa 50 %.

Vilë dykatëshe 238 m2 në Lundër, me vlerë 237 500 euro, trashëguar nga nëna në 2020, pjesa 17 %.

Makinë "Mercedez Benz", blerë në 2019, me vlerë 4 980 000 lekë.

Kontratë për ndërtimin e një objekti mbi një truall 400 m2, në Vlorë/Skelë, ku në përfundim do të përfitojë 2 apartamente me sipërfaqe 103 m2 dhe 69 m2, një dyqan 41 m2 si dhe një vendparkim 41 m2, me vlerë 150 mijë euro.

Makinë "Mercedez Benz" GLK blerë në 2014.

Llogari rrjedhëse nga puna dhe qiraja, shtuar me 1 603 548 lekë.

Llogari rrjedhëse pakësuar me 6 215 euro dhe 108 USD.

Cash, 10 mijë euro.

Paga si kryetar i KLP, 2 842 937 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, 215 924 lekë.

Apartament 128 m2 në Tiranë, blerë në 2002, me burim shitje e një apartamenti dhe trashëgimi nga prindërit, pjesa 50 %.

Apartament 111 m2 në Vlorë, me vlerë 48 355 euro, fituar me trashëgimi nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Truall 27 936 m2 në Vlorë, me vlerë 231 868 800 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Truall 5 793 m2 në Vlorë, me vlerë 48 086 050 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Magazinë 997 m2 në Vlorë, me vlerë 7 735 944 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Magazinë 998 m2 në Vlorë me vlerë 7 735 944 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Magazinë 989 m2 në Vlorë me vlerë 10 040 045 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Magazinë 649 m2 në Vlorë me vlerë 5 367 593 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Magazinë 1011 m2 në Vlorë me vlerë 9 650 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Magazinë 328 m2 në Vlorë me vlerë 3 900 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Garazhde 144 m2 në Vlorë, me vlerë 1 872 921 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Ndërtesë dy kate (zyrë), 117 m2 në Vlorë, me vlerë 9 257 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2, 1 316 247 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %

Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2, 1 150 578 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 99 m2, 1 477 852 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 66 m2, 858 422 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, 33.33 %.

Ndërtesë 1 kat (kabinë roje) në Vlorë, 9 m2, 157 702 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, 33.33 %.

Truall 3 895 m2, në Vlorë, më vlerë 32 238 500 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Truall 3 300 m2, në Vlorë, me vlerë 27 390 000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Truall 428 m2, në Vlorë, me vlerë 3 552 400 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Truall 33 m2, në Vlorë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.

Truall 556 m2 në Vlorë, me vlerë 5 560 000 lekë, trashëguar nga nëna, pjesa 33.33 %.

Truall 4050 m2 në Korçë, me vlerë 4 000 000 lekë, trashëguar nga nëna, pjesa 4/24

Paga e bashkëshortes, 2 068 926 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 3 875 000 lekë.

Të ardhura të tjera nga dieta dhe interesa, 480 068 lekë.

Djali Tedi Ibrahimi, makinë ‘Peugeot’ blerë në 2015.

Llogari rrjedhëse, 12 861 euro.

Dhuratë nga gjyshërit për studime, 15 400 euro/ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga