Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet "non grata" dhe të paditet për nxitje të gjenocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën për pafajësi të ish-drejtorit të "RTSH"-së, Thoma Gëllçi.
GJKKO ka konfirmuar vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e "RTSH"-së Thoma Gëllçi, i cili u dënua me 1 vit e 4 muaj burg.
Ai u arrestua në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohej për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”.
Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin "RTSH Agro" me vlerë rreth 87 milionë lekë të rinj (86.908 550 00) të zhvilluar në datën 9 nëntor të 2018 nga "RTSH".
Kujtojmë se lidhur me këtë çështje janë arrestuar edhe 3 ish-zyrtarë të këtij televizioni, Julian Tapia, Alban Malavecin dhe Ervin Murja.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmon vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, i cili u dënua me 1 vit e 4 muaj burg.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 07.12.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 66 akti, datë 04.10.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit Th.G., J.T., E.M., A.M., etj., kundër vendimit nr. 37, datë 02.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
-“Deklarimin fajtor të të pandehurit Th.G., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Th.G. me 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Th.G. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Th.G. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.
-Deklarimin fajtor të pandehurit J.T., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri J.T. me 1 (një) vit burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin J.T. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin J.T. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.M., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.M. me 1 (një) vit burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.M. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit “arrest në burg” dt. 08.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin E.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.M. me 1 (një) vit burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.M. do të fillojë nga dita që ndaj tij do të zbatohet masa e sigurimit “arrest në burg” e caktuar me vendimin nr. 79 dt. 07.10.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin A.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar…”.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 37, datë 02.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Pas ngjarjes së djeshme, dy akuza janë ngritur për 31-vjeç...
Paraditen e sotme një 32-vjeçar ka tentuar të hyjë me forc...
13 parti politike dhe një individ janë gjobitur nga Komisi...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka dënuar aktin krim...
Pas disa orësh që janë mbajtur në polici, janë liruar para...
Mëngjesin e sotëm një incident ka ndodhur në oborrin e Kuv...
Një akt terrorist e konsideroi eksperti i sigurisë, Fatjon...
SPAK-u ka bërë bilancin e muajit të fundit. Ajo që bie në...
Arjan Hoxha, kandidat i PD-së për Bashkinë Kamëz ka koment...
“Marrëveshja e Roaming është një nga ato agjenda konkrete ...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thotë se sulmi ndaj kry...
Megjithëse jehona në Gjermani është më e dobët, një ve...
Ishte në listat e Lulzim Bashës si kandidate për deputetë ...
Ish-truproja i Sali Berishës, Osman Levanaku, ka reagu...
Gert Shehu, agresori 31-vjeçar është arrestuar sot në Spit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet të japë sot një deklara...
Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka publikuar një foto n...
“Nga disa mund të konsiderohet sukses mbajtja e një Samiti...
Avokatja Enida Bozhaku ka komentuar sulmin e ushtruar një ...
Skenare të ndryshime janë hedhur menjëherë pas sulmit ndaj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...