“Agresori i Berishës është paguar”/ Arjan Hoxha dyshon për një sulm të planifikuar
Arjan Hoxha, kandidat i PD-së për Bashkinë Kamëz ka koment...

SPAK-u ka bërë bilancin e muajit të fundit.
Ajo që bie në sy është që edhe konferencat, trajnimet, vizitat dhe udhëtimet, SPAK-u i radhit si rezultat.
Edhe shkuarja në punë e prokurorëve të SPAK-ut, është një rezultat më vete, nëse lexojmë në rreshta njoftimin e SPAK-ut.
Sipas të njëjtit njoftim të dërguar për mediat në 1 muaj janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.
Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilët 3 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 12 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Janë dërguar për gjykim 4 procedime penale me 15 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 23 personave nën hetim.
Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, është dhënë nga Gjykata e Posaçme një (1) vendim themeli, janë deklaruar fajtorë 2 persona të pandehur.
Në kuadër të ligjit antimafia është dhënë nga gjykata një (1) vendim konfiskimi sipas të cilit janë konfiskuar:
16 pasuri të paluajtshme
5 pasuri të luajtshme
11 subjekte tregtare, ndër të cilët: 4 subjekte tregtare të konfiskuara plotësisht dhe kuotat përkatëse për 7 subjektet e tjera tregtare.
Janë kthyer 63 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.
Janë ekzekutuar 5 vendime penale të formës së prerë, nga këto: 2 vendime kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 3 në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 10 të dënuar.
Janë nxjerrë 2 urdhra ekzekutimi për konfiskimin e pasurive të luajtshme:
Automjete: 4 copë
Aparate celulare: 8 copë të markave të ndryshme
Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 25 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.
Është vënë në ekzekutim një (1) letërporosi e ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.
Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 2 shtetasve shqiptarë.
Në funksion të hetimeve të përbashkëta ka qenë e nevojshme zgjatja e afateve për një (1) Skuadër të Përbashkët Hetimore, si dhe zgjerimi i një (1) Skuadre të Përbashkët Hetimore duke përfshirë si palë në marrëveshje edhe një anëtar tjetër nga autoritetet e huaja.
Për sa u përket skuadrave të përbashkëta hetimore, në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja, palë në këto marrëveshje nga të cilat, 3 takime janë zhvilluar jashtë vendit dhe 3 takime janë zhvilluar në Shqipëri.
Në kuadër të 30-vjetorit të krijimit të Drejtorisë Kombëtare Antimafia (DNA), Itali, si dhe në kuadër të bashkëpunimit në rritje të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia (DNA), në datën 8 Nëntor 2022 në Shqipëri u mbajt një Simpozium.
Në datën 14 nëntor 2022, në Bukuresht, Rumani është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit të Rumanisë dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë.
Përveç takimeve koordinuese në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore, Drejtuesi si dhe Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë edhe në 7 Takime/Trajnime/ Konferenca./CNA.al
Arjan Hoxha, kandidat i PD-së për Bashkinë Kamëz ka koment...
“Marrëveshja e Roaming është një nga ato agjenda konkrete ...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thotë se sulmi ndaj kry...
Megjithëse jehona në Gjermani është më e dobët, një ve...
Ishte në listat e Lulzim Bashës si kandidate për deputetë ...
Ish-truproja i Sali Berishës, Osman Levanaku, ka reagu...
Gert Shehu, agresori 31-vjeçar është arrestuar sot në Spit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet të japë sot një deklara...
Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka publikuar një foto n...
“Nga disa mund të konsiderohet sukses mbajtja e një Samiti...
Avokatja Enida Bozhaku ka komentuar sulmin e ushtruar një ...
Skenare të ndryshime janë hedhur menjëherë pas sulmit ndaj...
Ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës, ish-kryeminis...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se Gert...
Juristi Plarent Ndreca dhe analisti Andi Bushati u përplas...
Protesta paqësore e opozitës u shoqërua me një ngjarje...
Luçiano Boçi ka ndarë detaje lidhur me gjendjen shëndetëso...
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, ka nda...
Ditën e sotme protesta e opozitës që në nisje pati një inc...
31-vjeçari Gert Shehu u ndalua nga policia pasi goditi me ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...