
Në datë 2 dhjetor kanë hyrë në fuqi ndryshimet e miratuara nga mazhoranca, për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Por pavarësisht se politika pretendon se dosjet u hapën, me një përgjigje zyrtare për CNA, Autoriteti i Dosjeve konfirmoi se dosjet nuk janë hapur.
Me anë të dy shkresave, CNA i ka kërkuar Autoritetit të Dosjeve informacion mbi emra të njohur të politikës apo medias nëse kanë qenë apo jo pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.
Konkretisht CNA kërkoi hapjen e dosjeve për ish-presidentin Ilir Metaj, ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, gazetarin Blendi Fevziu, opinionistin Fahri Balliu, opinionistin Artan Hoxha, kryetarin e këshillit drejtues të “RTSH”-së, Leka Bungon, gazetarin Shpëtim Nazarko, opinionistin Frrok Çupi, opinionistin Fatos Lubonja dhe drejtorin e Bibliotekës Kombëtare Shqiptare, Pirro Misha.
Por ashtu siç edhe është angazhuar, CNA ka vijuar të testojë seriozitetin e nismës. Së fundmi, CNA i ka dërguar një shkresë tjetër Autoritetit të Dosjeve ku kërkon hapjen e dosjeve për 6 emra të tjerë të botës së politikës, jetës publike dhe medias.
Kryeministri Edi Rama është një nga personat për të cilët ne si media duam të dimë nëse ka ose jo dosje spiuni. Po ashtu, ndër emrat që CNA dëshiron të ketë informacion janë edhe botuesi Nikoll Lesi, deputeti Tritan Shehu, analisti Lorenc Vangjeli, aktori Mevlan Shanaj dhe biznemeni Irfan Hysenbelliu.
CNA nuk do të ndalet, por do të vazhdojë çdo javë të kërkojë pa ndalim informacion derisa dosjet të hapen plotësisht, ashtu siç na u tha nga Parlamenti.
Autoriteti s’duhet të fshehë, por të flasë publikisht kush ka qenë dhe kush jo pjesë e Sigurimit të Shtetit.
Shqiptarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën për këdo që është pjesë e politikës, mban poste të larta dhe është personazh publik.
Hapja e dosjeve duhet të ishte bërë, pasi kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga miratimi i ndryshimeve ligjore, por në kushtet kur një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për një të drejtë të qytetarëve.
Kërkesa e plotë:
DREJTUAR: AUTORITETIT PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT
TIRANË
KËRKESË PËR INFORMIM
Lënda: Kërkohet informacion zyrtar për figura publike
Baza ligjore: Pika 1.1 e nenit 20 të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar;
Neni 11 i Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Ligji nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar, i ka njohur së fundi të drejtën çdo personi që “të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit” (pika 1.1 e nenit 20).
CNA Media, ku bën pjesë City News Albania, bën pjesë në mediat që kanë ndjekur dhe kanë përcjellë nga afër zhvillimet në procesin legjislativ të fushës dhe ka qenë promotore e lëvizjes për hapjen e dosjeve.
CNA Media beson se tek aplikimi i pikës 1.1 të nenit 20 të ligjit qëndron forca publike e tij.
E drejta e publikut për t’u informuar për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit përbën kusht në fakt që shoqëria shqiptare të përballet seriozisht me të shkuarën diktatoriale, të përpunojë si duhet trashëgiminë e hidhur dhe të shërojë me sukses plagët e persekutimit.
Transparanca e dosjeve ka forcën të qetësojë shpirtin e shoqërisë, sikurse ka forcën të na ndërgjegjësojë, të na bëjë vigjilentë dhe të na ndriçojë.
Mbajtja mbyllur e dosjeve dhe, aq më keq, zbulimi selektiv dhe keqpërdorimi i tyre kanë forcën të vonojnë paqen sociale, të thellojnë dasitë, të mbjellin konflikte dhe hasmëri.
CNA Media kërkon të vërë në provë vullnetin institucional të Autoritetit të Dosjeve për t’i shërbyer me besnikëri dhe në përputhje me qëllimin e Ligjvënësit dispozitës së pikës 1.1 të nenit 20 të ligjit nr.45/2015, duke parashtruar këtë kërkesë për informim, lidhur me të dhënat që Autoriteti i Dosjeve disponon për një numër figurash të spikatura nga sfera të ndryshme të jetës publike.
CNA Media ka përzgjedhur personalitetet e mëposhtme për të përfshirë në këtë kërkesë:
1. Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë;
2. Z. Nikoll Lesi, gazetar dhe botues;
3. Z. Lorenc Vangjeli, analist;
4. Z. Mevlan Shanaj, aktor;
5. Z. Tritan Shehu, deputet i Partisë Demokratike;
6. Z. Irfan Hysenbelliu, biznesmen dhe botues;
Përzgjedhja e këtyre figurave publike për t’i përfshirë në këtë kërkesë nuk ka lidhje me faktin se për ndonjërin prej tyre mund të ketë pasur së fundmi debate/akuza publike për bashkëpunim të supozuar me ish-Sigurimin e Shtetit. Përzgjedhja e tyre ka lidhje me pozicionin e spikatur shtetëror ose pozicionin e spikatur publik të tyre.
E drejta e publikut për t’u informuar rreth dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka kuptim dhe vlerë kur publiku informohet për figurat e spikatura publike, për ata që kanë mundësinë dhe fuqinë që të ndikojnë në formimin e vullnetit politik të shoqërisë, që janë modele sociale për grupe të mëdha shoqërore dhe që në një mënyrë ose një tjetër formojnë apo modifikojnë opinionet e njerëzve.
CNA Media e lë në çmimin e Autoritetit përzgjedhjen e formatit me të cilin do të na vërë në dispozicion informacionin e kërkuar. Nga ana jonë jemi të gatshëm të paraqitemi në çdo kohë pranë Autoritetit për t’u njohur me të dhënat që disponohen. Gjithsesi, sa u takon dokumenteve preferenca jonë është që dokumentet relevante të na vihen në dispozicion minimalisht në format elektronik.
Me besim të plotë në gatishmërinë e Autoritetit për të plotësuar në tërësinë e saj këtë kërkesë, mbetemi në pritje të komunikimit zyrtar nga ana juaj./ CNA.al
Gazetari Agim Xhafka ka treguar historinë me një polic...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Portalin e Fermeri...
Pakënaqësia ndaj sistemit të drejtësisë dhe "punës" së...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u është përgjigju...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar qe...
Shefja e OSBE-ODIHR, Audrey Glover, në një konferencë ...
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka b...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe In...
Doktor Baton Haxhiu është bërë supermen dhe bën të pam...
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kri...
Ditën e djeshme, Gjykata e Arbitrazhit rrëzoi kërkesën...
Dy ditë më parë ka humbur jetën në ambientet e burgu...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar...
Audrey Glover është caktuar si shefja e misionit të vë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë për gradimin e...
Shqipëria është larguar nga mbledhja në OKB e organizu...
3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstradu...
Ditën e sotme është mbajtur faza e parë e konkurimit për P...
Këshillimi i Ministrave ka marrë këtë të mërkurë vendim...
Për zgjedhjet vendore të 14 majit, Prokurori i Përgjith...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...