Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

CNA i ka dërguar Autoritetit të Dosjes dy shkresa ku kërkon të hapen dosjet për 12 emra që përfshijnë politikën apo median.
Në dy shkresa u dërgua kërkesa për informim për Ilir Metaj, ish-President i Republikës (2017-2022); Blendi Çuçi, Ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë; Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë; Blendi Fevziu, gazetar-opinionist, moderator i emisionit “Opinion”; Fahri Balliu, gazetar-opinionist, grupi mediatik “55”; Artan Hoxha, opinionist, President i “Tirana Biznes University”, Leka Bungo, kryetar i këshillit drejtues të “Radio Televizionit Shqiptar”, regjisor, Shpëtim Nazarko, gazetar-opinionist, Frrok Çupi, gazetar-opinionist, Fatos Lubonja, gazetar-opinionist, Pirro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.
Së fundi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Autoriteti i Dosjeve ka bërë me dije se ka ndërmarrë hapat për përmbushjen e procesit të deklasifikimit të dosjeve të epokës së komunizmit.
Në njoftim theksohet se brenda vitit parashikohet deklasifikimi i po aq dokumenteve sa në pesë vitet e shkuara.
Njoftimi i plotë i Autoritetit të Dosjeve:
Autoriteti ndërmerr hapat për përmbushjen e procesit të deklasifikimit të dosjeve të epokës së komunizmit
-Brenda vitit parashikohet deklasifikimi i po aq dokumenteve sa në pesë vitet e shkuara
Tiranë 5.04.2023- Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime ligjore që lidhen edhe me procesin e deklasifikimit të dokumenteve në përmbushje të detyrave funksionale të Autoritetit për Informimin mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si:
1)deklasifikimi i të gjithë dokumenteve nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë.
2)klasifikimi, sipas legjislacionit në fuqi për “Informacionin e klasifikuar” për të gjithë dokumenteve që përmbajnë informacione që lidhen me cenimin e sigurisë kombëtare dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera.
Ndryshimet e miratuara synojnë të shmangin vështirësi dhe vonesa të ndeshura gjatë procesit të deklasifikimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të përmirësojnë efektivitetin dhe eficiencën në dhënien e shërbimeve subjekteve kërkuese.
Autoriteti nxori vendimin me nr.31 për zbatimin e ndryshimeve ligjore. Bazuar në këtë vendim vijoi deklasifikimi sipas listës së inventarëve të dokumenteve ku prioritet për deklasifikim morën dosjet e ndjekjeve dhe bashkëpunëtorëve. Më parë deklasifikimi nga AIDSSH bëhej duke shqyrtuar fletë më fletë, ndërsa ky vendim parashikon shqyrtimin e tyre në nivel dosje.
Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit, i krijuar pranë Autoritetit, deklasifikoi 609 njësi arkivore me rreth 13.300 fletë dokumente. Brenda vitit, Autoriteti ka parashikuar deklasifikimin e një sasie të konsiderueshme dokumentesh, që mendohet të kalojë shifrat e pesë viteve të shkuara, 2018-2022.
Sipas të dhënave statistikore nga drejtoria e Arkivit të Autoritetit, në vitet 2018-2022 janë deklasifikuar dokumente arkivore me tipologji të ndryshme: dosje ndjekjeje, bashkëpunëtorësh, fashikuj të ndryshëm, kartela, regjistra etj., në total 317.051 fletë. Po gjatë kësaj periudhe, Autoriteti ka shërbyer edhe një sasi të madhe të dokumenteve arkivore, të cilat nuk kanë pasur nivel klasifikimi.
Autoriteti po përgatit ndryshimet me aktet nënligjore për përjashtimin nga deklasifikimi ose kufizimin për rastet kur mund të cenohet siguria kombëtare.
Bëjmë thirrje, që çdo autoritet publik dhe arkiv t’i dorëzojë atij dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që disponon duke përfshirë kopjet dhe dublikatat e tjera duke sjellë në vëmendje se AIDSSH-së është Autoriteti i vetëm për mbledhjen, ruajtjen, administrimin, grumbullimin dhe deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Realizimi i procesit të deklasifikimit është në harmoni me një nga pikat e projekt-rezolutës së Parlamentit Europian mbi raportin e Komisionit të vitit 2022 për Shqipërinë, ku theksohet, në zërin – “Pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë - Nevoja për përfundimin e procesit të deklasifikimit të dosjeve të epokës së komunizmit dhe bërjen e tyre të aksesueshme për studiuesit dhe publikun e gjerë me qëllim avancimin e drejtësisë dhe pajtimit”.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (APKE) ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë e transparencës së autoriteteve publike në një shoqëri pluraliste, demokratike, të drejtën e aksesit publik në dokumentet zyrtare, si dhe arritjen e ekuilibrit midis sigurisë kombëtare dhe aksesit ndaj një informacioni të tillë.
@Gentiana Mara Sula @Anton Dukagjini @Irma Bataj @Migena Demirxhiu
Kryeminsitri dhe ish-kryeministri kanë dalë ditët e fu...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar deklaratën e kryemin...
Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Emanuel...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës me përfaqësue...
Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një konferencë me P...
Gazetari Elvi Fundo ka rrëfyer detaje rreth jetës të i...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka he...
Asambleja e Këshillit të Europës ka mbledhur firmat për mo...
Dallëndyshe Bici ka reaguar në rrjetet sociale pas arresti...
Gazetari Bledian Koka ka bërë me dije se kryebashkiaku...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspetkua...
Ndryshime kanë ndodhur në strukturën e Kadastrës së Durrës...
8 zyrtarë të Kadastrës së Vlorës janë kallëzuar në SPA...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, T...
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berish...
Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar lidhur me gjykimi...
CNA i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve me dy shkr...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzon ankimimin e Pa...
Në Tiranë vijon shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve...
Sot mblidhet Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...