Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Lili Sula, ka bërë një denoncim të fortë në media, ku shprehet se Ministria e Financave ka dhënë urdhër për pezullim nga puna të mësuesve që kandidojnë në Këshillin Bashkiak.
Deklarata e plotë e Lili Sulës:
Ministria e Financave ka urdhëruar titullarët e Shkollave të mesme profesionale, Drejtoritë rajonale të formimit profesional publik, Drejtoritë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive – për të pezulluar nga puna mësuesit që kandidojnë për anëtarë të Këshillave Bashkiakë – duke u shprehur tekstualisht se, nëse ata janë regjistruar si kandidatë për këshillat vendorë… drejtuesit duhet të njoftojnë menjëherë pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive me qëllim që të ndjekim procedurat e pezullimit nga detyra.
U bëjmë me dijë urdhëruesve se baza ligjore që kanë cituar nuk ka asnjë lidhje me objektin e kërkuar dhe konkretisht:
pika 3, e nenit 63, të Ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, merret me regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve.
Nenet 45 dhe 69 të Kushtetutës përcaktojnë liritë dhe të drejtat politike duke përjashtuar nga e drejta e zgjedhjes disa kategori, por në asnjë rast mësuesit.
As neni 45 e as neni 69 nuk ndalojnë e as nuk kufizojnë të drejtën e kandidimit për mjekët, mësuesit, pedagogët dhe specialistë të tjerë.
Urdhri që i është dërguar institucioneve arsimore hapet me pikën 2 të nenit 6, Të drejtat dhe detyrimet e punonjësit të administratës civile të Vendimit te Komisionit Qendror tè Zgjedhjeve nr. 9, datë 24.12.2020 “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik te çdo institucioni publik e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara…”, sipas të cilit “punonjësi i administratës shtetërore i cili është regjistruar si kandidat për zgjedhje pezullohet nga detyra nga momenti i regjistrimit të tij si kandidat deri në datën e përfundimit të numërimit të votave në zonën ku kandidon. Për nëpunësi, marrëdhënia e ë cilëve rregullohet nga Kodi i Punës, në rastet kur nuk njoftojnë për kandidimin në zgjedhje merret masa për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.”; dhe mbyllet me një “rikujtesë” për përmbushjen e detyrimit ligjor duke iu referuar të njëjtit dokument i cili i referohet punonjësve të administratës civile e nuk përmendet askund mësuesi.
Partia Demokratike denoncon me forcë presionin dhe shantazhin institucional që po ushtrohet ndaj mësuesve, si një akt flagrant e në të shkelje të të drejtave të individit e njëherësh si kërcënim i drejtpërdrejtë për mësuesit për të hequr dorë nga angazhimi qytetar dhe intelektual në dobi të komunitetit si kandidatë për këshilla bashkiakë. Presioni që i është përcjellë titullarëve të institucioneve me shkrim dhe verbalisht për të pezulluar nga puna mësuesit është plotësisht i jashtëligjshëm, madje bie ndesh me çdo nen të Kushtetutës e Kodit Zgjedhor që citojnë shantazhistët shtetarë si dhe me të gjitha aktet nënligjore.
Partia Demokratike dënon të gjitha format e presioneve dhe intimidimeve që shprehen ndaj çdo komuniteti profesionistësh e ndaj çdo qytetari në fushatë zgjedhore.
Partia Demokratike i siguron mësuesit se veprimtaria e tyre si kandidatë të këshillave bashkiakë ne Shkodër e në çdo rajon të vendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën tonë dhe gjithë aktet ligjore në fuqi./ CNA.al
Doktor Baton Haxhiu është bërë supermen dhe bën të pam...
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kri...
Ditën e djeshme, Gjykata e Arbitrazhit rrëzoi kërkesën...
Dy ditë më parë ka humbur jetën në ambientet e burgu...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar...
Audrey Glover është caktuar si shefja e misionit të vë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë për gradimin e...
Shqipëria është larguar nga mbledhja në OKB e organizu...
3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstradu...
Ditën e sotme është mbajtur faza e parë e konkurimit për P...
Këshillimi i Ministrave ka marrë këtë të mërkurë vendim...
Për zgjedhjet vendore të 14 majit, Prokurori i Përgjith...
Modelja Kejvina Kthella ka shprehur mendimin e saj në ...
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastruk...
Qeveria ka hartuar projektligjin për rikthimin e basteve s...
Poll Qeveria ka bërë gati projektligjin për rikthim...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, është shprehur...
Gjykata e Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë pë...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, dhe ambasador...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se për shka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...