LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse nuk flet “shoku” Leka Bungo?

30 Korrik 2023, 19:55, Editorial CNA

Pse nuk flet “shoku” Leka Bungo?

Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka Bungo me termin "shoku".

Po i themi "shoku", sepse në fakt prej disa kohësh ai është në krye të Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe sjelljet e tij në këto kohë kanë qënë si të një ish-Sekretari të Parë partie apo Kryetari Komiteti.

Leka Bungo shkoi në RTSH dhe u përplas me ish-drejtorin Thoma Gëllçi, me stafin e tij, kërkonte ta drejtonte ai RTSH-në.

U duk sikur fajtor ishe Thomai por më pas ai përfundoi në pranga pas akuzave nga SPAK etj.
Nga ana tjetër, pas largimit të Thoma Gëllçit vjen Enkelejd Joti në krye të RTSH-së, me një tjetër natyrë dhe karakter, me një eksperiencë të madhe në menaxhim por sërish Leka nuk gjeti rehat.

Rreth një vit e gjysëm më parë kur shkoi drejtor Joti dhe filloi reformimin e institucionit, stafit, strukurave etj, filloi reagimi i “shokut” Leka me shkrime të përditshme tek mediat Rilindjes ku gjen hapësira, mbronte ata që donte t’i mbante në punë apo sulmonte drejtorin për interesat e tij, për makinën, shoferin e deri tek drita e zyrës që ndoshta është e vetmja në Shqipëri që rri e hapur 24 orë, pra ajo e Lekës.

Pse nuk flet “shoku” Leka Bungo?

Edhe çelësin e dritave nuk e mbyll, por në atë kohë pas shkrimesh e shkrimesh e debatesh, Leka Bungo pretendonte se mbronte të vërtetën dhe të drejtën, stafin, reformat që po kryeheshin, duke çuar letra, duke kërkuar informacion, duke bërë mbledhje e kështu me radhë.

Në fakt, thjeshtë dhe vetëm kërkonte që ai të ishte drejtor i RTSH-së kurse personi që ishte emëruar në këtë detyrë të bënte noterin e Lekës. Joti u dorëhoq, Leka vazhdon.

Këtë po e tregon sot “shoku” Bungo, me veprimet që po ndodhin.

Prej disa kohësh në RTSH kanë filluar largimet masive nga puna, njerëz me eksperiencë jo vetëm nga ta të cilët janë marrë nga Enkeljd Joti po edhe të marrë më parë në punë që punojnë prej dekadash në RTSH janë larguar nga puna.
Por, Leka Bungo, nuk ka thënë ende asnjë fjalë, nuk ka asnjë reagim të tij në publik për pushimet dhe dorëheqjet masive që po ndodhin në RTSH.

PSE DY STANDARTE? 

Para një viti e gjysëm çfarë nuk tha e nuk bëri dhe atëhere me të drejtën e tij, por sot po hesht nuk po thotë asnë fjalë. E drejta këtu bie.

Nuk reagon edhe kur drejtori aktual, shkarkon, i çon emërimet, etj

Ky i riu nuk i hap telefonin, nuk i përgjigjet apo ka urdhëruar që askush të mos i ngrejë telefonin në RTSH, Leka Bungos, dhe të mos i japë përgjigje apo raportime, pa folur për zyrat e protokollit dhe drejtorë të tjerë të cilët shpesh Leka i përdorte për të marrë informacion para se të shkonte në detyrë Alfred Peza.

Kur ishte drejtor dikush tjetër, një vit e gjysëm më parë që filloi një reformë “të vogël” në RTSH, Leka Bungo ulëriste ditë pas dite. Sot që po ikën gjithë televizioni, po largohen drejtues, menaxherë, profesionistë, "shoku" Leka Bungo po hesht. Ndoshta i është rritur pensioni a rroga, këtë nuk e dimë.

Çfarë e ka bërë të heshtë Lekën e famshëm, aq energjik dhe aq të fortë në luftën ndaj korrupsionit në RTSH?

Po ikin njerëz të paaftë, apo çfarë? Apo po ikin njerëzit e duhur dhe Alfred Peza nuk po e pyet më Leka Bungon? Ky i fundit duke qënë se ka një karton të verdhë, siç thonë në korridoret e RTSH-së, tani ka frikë të flasë pasi është konfliktuar me dy drejtorë dhe i treti duket se i ka ardhur hakut.

Vjen i treti dhe i vërteti. Nuk e pyet fare, e çon te cepi, por Leka nuk flet, iku parimori i madh, edhe kur ka shkelje flagrante të ligjit, abuzim me detyrën, pushime nga puna e të tjera si këto.

Do të ishte mire t’ia dëgjonim zërin apo të lexonim flet - rrufetë e Lekës, jo për të na kthyer ne përgjigje, por për të thënë të vërtetën për drejtorin e ri dhe çfarë po ndodh në RTSH.

A është ky i riu më zullumqari apo vetë Leka ka qënë zullumqar gjatë gjithë kohës?/ CNA

13:57 Editorial

SPAK FOREVER!

SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...

13:14 Editorial

Gazetarët e Tigrit!

Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...

17:15 Editorial Ardi Stefa

Urat...

Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...

Lajmet e fundit nga