LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në skandalin e shekullit

22 Korrik 2023, 13:44, Editorial CNA
Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në
Foto ilustruese

Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e publik, është skandali më i madh korruptiv i 30 viteve.

Tashmë është pranuar gjerësisht dhe janë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Ka akuza për kryebashkiakë, ministra dhe deri te bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës.

Së fundi po kuptohet se dikush ka një hall edhe më të madh dhe veprimet mediatike të bëra me komandë nga "truri" i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, me një çetë gazetarësh apo mediat e paguara prej tij dhe inceneratorit të Tiranës po zhytin edhe më thellë në skandal kryebashkiakun, Erion Veliaj.

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në
Kryebashkiaku Erion Veliaj

E parë shkurt në disa pika tek inceneratori i Elbasanit është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, për të cilën pretendohet se ka pasur korrupsion, ka akuza dhe çështja është në gjykatë.

Tek inceneratori i Fierit, zullumi është dhe më i madh sepse vetë Mirel Mërtiri nëpërmjet zërave të tij mediatik, tashmë ka filluar të rrëfejë skema dhe skenarë me persona që donin t’i merrnin koncensionin apo investimin e bërë në Fier.

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në

Pra pranohet që në këtë skenar ka qenë dhe Mirel Mërtiri, jo thjesht dhe vetëm Klodian Zoto siç thuhej më parë. Tashmë gjerësisht po pranohet dhe Mireli.

Tek inceneratori i Tiranës ka një hall të madh.

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në

Shpesh lexon teori të ndryshme në media kryesore të paguara nga inceneratorët apo në faqe anonime. Që nga variantet se kanë ikur aksionerët e parë, grupi i parë i inceneratorëve, ka ardhur grupi i dytë, Mireli nuk zihej sërish me gojë, fajin e ka Klodi, inceneratorin e bëri tigri, ku nuk ishte ministër u prish tigri me Mirelin dhe inceneratorët se donte t’iu merrte dhe gllabëronte dhe inceneratorin e Tiranës variante nga më të ndryshmet.

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në
Foto ilustruese

Por ajo që bie në sy për inceneratorin e Tiranës, nuk përmendet kurrë Bashkia e Tiranës dhe tashmë ka dalë një tezë e re. Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Arben Ahmetaj dhe me të i vihet kapaku kësaj historie. Perlë mediatike për lavazhin e trurit të infantilëve politikë popullorë.

Nga ana tjetër bie në sy se mediat e inceneratorëve, të paguara prej tyre, të faktuara dhe tashmë nën hetim zyrtarisht nga SPAK-u, deklarojnë në mënyrë të vazhdueshme se Erion Veliaj po sulmohet nga Arben Ahmetaj dhe mediat e Sali Berishës që t’ia faturojë këtij të fundit inceneratorin e Tiranës. Tjetër perlë kjo.

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në
Foto ilustruese, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj

Mona dhe Tigri paguajnë gazetarë kundër inceneratorëve? Tigri i paguante dhe paguan që të hynte vetë në burg? Po Mona përse apo sepse e bëjnë copash të gjithë?

Pasi nuk ia dalin me sulme banale ndaj Klodian Tomorrit, Klodiana Lalës, Artan Hoxhës etj. etj. u bëjnë oferta për t’i blerë. Të çoroditur dhe në një rrugë pa krye. Por ka dhe më tej.

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në
Artan Hoxha dhe Klodiana Lala, foto ilustruese

Në fakt Erion Veliaj nuk duket se është sulmuar kaq shumë qoftë edhe nga mediat e Berishës dhe po na tregohet se dikush ka një hall të madh. Dikush po i shërben me devotshmëri kryebashkiakut ose nga ana tjetër me budallallëkun e tyre e sipër po zhytin më thellë në skandalin e inceneratorit të Tiranës, ose po tregojnë se i mbyturi do t'i mbytë të gjithë.

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në
Foto i ilustruese

Nuk janë budallenj as prokurorët dhe as njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë që dinë të lexojnë dhe kuptojnë minimumin e kësaj propagande që sa më e fortë bëhet aq më shumë tregon se kanë një hall të madh po shumë të madh.

Ku janë mediat e Sali Berishës që po sulmojnë Erion Veliajn? Ndaj tij s’ka pas sulm thjesht kanë dalë dokumentet që tregojnë lidhjet e inceneratorit të Tiranës me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, fakt që nuk pranohej publikisht dhe zyrtarisht që pas inceneratorit të Tiranës ishin këta dy persona.

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në
Foto ilustruese

Nga ana tjetër te rasti i Ahmetajt ka një detaj shumë të thjeshtë. Ish-zëvendëskryeministri nuk po hetohet për aferën e inceneratorëve dhe ky është fakt. Inceneratorët kanë të tjera hetime dhe akuza, Ahmetaj të tjera.

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në
Arben Ahmetaj

Po kjo është puna dhe halli i Ahmetajt ai mund të shkojë në burg për inceneratorët, për pasuri e gjithçka tjetër, por pyetja lind:

Pse janë shqetësuar mediat që paguhen nga Mirel Mërtiri dhe inceneratorët për Erion Veliajn?

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në

A mos vallë kjo është një strategji mediatike që skandali i landfillit të Tiranës të mbyllet t'i vihet kapaku dhe historia të kalohet me Arben Ahmetajn dëshmor dhe ministrat e tjerë si Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe zyrtarë të tjerë që ndodhen pas prangave?

Ose shtohet dhe ndonjë zyrtaruc bashkie dhe kaq? Nuk mund dhe nuk do ndodhë kështu, sepse ka fakte dhe prova që janë një mal.

Këtë duhet ta mësojnë të gjithë mediat e inceneratorëve, papagajtë e tyre, ata që mendojnë se duke folur shpesh në media dhe duke sulmuar me 1001 budallallëqe, do t’u mbushin mendjen shqiptarëve se fajin për inceneratorët e kanë pasur disa zyrtarë të korruptuar dhe gjynah Mireli me shokë. Skandali nuk fillon dhe nuk mbaron as te Alqi Bllako as te Lefter Koka dhe as tek Arben Ahmetaj.

Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në

Inceneratori i Tiranës është një gropë që ka thithur 110 milionë dollarë deri më tani dhe atje incenerator nuk ka.

Shqiptarët paguajnë çdo ditë dhe inceneratori duket të ishte ndërtuar apo të ishte në procesin përfundimtar të ndërtimit.

Incenerator nuk ka, nuk po ndërtohet dhe paratë që janë qarkulluar tek inceneratori i Tiranës janë në shumicën absolute të tyre paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe bizneseve shqiptare.

Dikush më shumë se hall të shpëtojë lali Erin duket se po ia bën gropën këtij të fundit, sidmos kjo “banda mediatike” e paguar nga inceneratorët që më shumë se po e lajnë dhe po e shpëlajnë lali Erin, duket se po ia zhysin kokën thellë e më thellë.

Nuk janë budallenj as prokurorët e SPAK-ut, nuk janë budallenj as shqiptarët, që me një grup individësh dhe sharlatanësh mediatik t'i gënjejnë dhe t’i vënë kapakun një skandali që shkon 750 milionë dollarë.

Faktet dhe provat për inceneratorët janë shumë, publike dhe jo publike. Kushdo që është përgjegjës do të shkojë përpara ligjit, nga i pari tek i fundit, për ata që kanë filluar dhe po mbyllen hetimet, por edhe të tjerë që do surprizohen siç ndodhi me rastin "Ahmetaj".

Loja për të gjetur për të ngritur alibira idiote me tezat se mediat e Berishës apo Arben Ahmetajt, po sulmojnë lali Erin për çështjen e inceneratorëve duket infantile.

Inceneratorët janë histori e denoncuar nga Mona dhe gazetarët i paguan Tigri me Kryemadhin, janë kaq banale sa ditë pas dite po e sqarojnë më shumë puzzle-in e krimit dhe korrupsionit në landfillin e Tiranës./ CNA

KUJDES! Shkrimi është ekskluziv i CNA.al dhe gëzon të drejtën e autorësisë, sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ai mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “CNA.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

 

17:15 Editorial Ardi Stefa

Urat...

Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...

Lajmet e fundit nga