Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Qeveria shqiptare është përfshirë në një skandal prej shumë muajsh, ndoshta prej vitesh, në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Kryeministri nuk pranon t?ia quajnë aferë. Për më tepër në Kongresin e PS, tha se janë nga ata që ia kalojnë topin për shalësh. Le të përdorim të njëjtën fjali që përdori ai.
Por, çfarë bën atje? Pse je kryeministër kur ta kalojnë ?topin? për shalësh?
Sepse nuk ka justifikim për një shumë parash e cila nuk është një milionë, as pesë milionë lekë. Nuk është as rroga e Kryeministrit.
Por, është të paktën sipas përllogaritjeve të ekspertëve vetëm në Tiranë, tek landfilli dhe inceneratori i munguar, 600 milionë euro.
Pa folur për kostot e tjera dhe investimi rreth 50 milionë euro në Fier dhe Elbasan, mirëmbajtjen e tyre apo faktin që ato nuk punojnë sot, të cilat shifrat I çojnë të ?çmendura?. Thuajse me miliarda.
Gjithësesi, sot le të shohim një tjetër fakt.
Inceneratori i Tiranës, kompania Integrated Energy BV SPV, sipas kontratës koncesionare të firmosur me Qeverinë shqiptare, do të paguhet 29 euro për ton mbetje për incenerim.
Pra, e theksojmë do paguhet 29 euro për ton, për INCENERIM.
Çka do të thotë se mbledhja, përpunimi i plehrave, landfillimi i tyre, ndarja, etj dhe në fund proçesi i incenerimit që do prodhonte edhe energjinë elektrike dhe do të fitonte kompania miliona euro të tjera.
Qëndrojmë tek ky fakt, tek 29 euro/ ton.
Pra, kjo do të ishte shuma që Qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës do t?i paguanin konçesionarit.
Në fakt kjo shumë është paguar, që nga viti 2018. Në gati katër vite janë paguar rreth 40 milionë dollarë. Të cilat janë shuma parash, që fillimisht kanë ardhur direkt nga Qeveria, si transfertë e pakushtëzuar dhe më pas një pjesë të kësaj shume e ka paguar Bashkia e Tiranës.
Së pari, theksojmë se në Tiranë mungon inceneratori. Në katër vite nuk është mundur të ndërtohet. Megjithëse ndërtimi ka filluar nga viti 2017, kompania koncesionare pretendon se ndërtimi ka filluar në 2019.
Në fakt, në vitin 2018 dhe në 2019, kompania konçesionare Integrated Energy BV SPV ka kredituar TVSH, tek tatimet.
Çka do të thotë se ndërtimi nuk ka filluar në nëntor të 2019-ës, siç pretendohet, por ka filluar në fund të vitit 2017, pasi kompania koncesionare ka marrë në dorëzim landfillin e Sharrës.
Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania ka filluar ndërtimin nga fundi i vitit 2017 dhe ka ecur përpara në 2018 dhe në 2019, pasi ka kredituar TVSH-të tek Tatimet. Dhe nga viti 2018 ka marrë dhe pagesën prej 10 milionë dollarësh në vit nga Bashkia e Tiranës dhe Qeveria shqiptare, nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar.
Kontrata konçesionare flet për 550 ton mbetje në ditë nga kryeqyteti.
Në fakt sipas të dhënave, mesatarisht shkohet nga 700-750, apo dhe në 800 tonë mbetje në ditë, për trajtim.
Këtu flasim për mbetjet urbane. Jo për pjesën tjetër që vijnë nga ndërtimet, nga hapja e gropave, dherat, inertet, e kështu me radhë.
Sipas të dhënave zyrtare, Qeveria ka paguar 29 euro për ton, sipas kontratës duke qëndruar korrekt.
Në fakt, këtu fillon dhe hileja. 29 euro/ ton janë për incenerim. Ndërsa në Tiranë nuk ka incenerartor, por thjeshtë dhe vetëm kemi një landfill. Ashtu siç ka qënë. Ka një ndryshim. Janë kapsuluar mbetjet e vjetra dhe është rrethuar territori.
Gjithashtu janë përdorur kodrat apo gropat, ndërtuar nga natyra në Sharrë, duke krijuar procesin e landfillimit, pasi janë sistemuar një pjesë e tyre.
Le të themi se ka pasur një kosto investimi, por totalisht minimale.
Kompania e kishte parashikuar të investonte 128 milionë euro, dhe në fund pas 30 vitesh të fitonte 120 milionë euro.
Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë, kur ka vetëm landfillim, kostoja është 12.5 euro toni. Kjo është zyrtarisht e publikuar nga vetë kompania, tek studimi i fizibilitetit, dorëzuar tek Qeveria shqiptare.
Pra, në Tiranë kemi vetëm landfill. Nuk ka incenerator. Është i njëjti proces që ka qënë më përpara. Por, i kontrolluar nga një subjekt privat në mënyrë më të rreptë, i cili merr dhjetë milionë dollarë në vit për incenerim dhe kostoja është 29 euro/ ton.
Në fakt sipas kontratës dhe studimit të fizibilitetit, kostoja për landfillimin e mbetjeve urbane është 12.5 euro/ ton.
Pra, kemi një diferencë prej 16.5 euro.
Qeveria shqiptare paguan në vit 16.5 euro më shumë për landfillin e Sharrës. Për kompaninë Integrated Energy BV SPV, ku nuk ka incenerator.
Minimalisht sipas kontratës, Qeveria shqiptare duhej të paguante 12.5 euro deri në momentin e ngritjes së inceneratorit dhe më pas të paguante 29 euro/ ton. Të kishte një periudhë tranzitore pasi kompania pa incenerator merr 29 euro/ ton.
Në 29 euro/ ton, vlera 12.5 euro, është 43% e kostos totale. Dhe pagesa që kryhet është 16.5 euro më shumë. Rreth 57% më shumë.
Në rast se do të paguhej vlera 12.5 euro, Qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës do të ishin në rregull. Por, duke paguar 57% më shumë pa asnjë diskutim ka një dëm ekonomik, i cili minimalisht sipas përllogaritjeve në vit, është të paktën 5.7 milionë dollarë. 5.7 miliardë lekë.
Në total për katër vite shkon rreth 22.8 miliardë lekë, ose 22.8 milionë dollarë, që Qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës i kanë paguar më shumë kompanisë koncesionare. Sepse kontrata thotë shqip INCENERIM. Landfillimi, incenerimi, dhe një proces i plotë. Ndërkohë në Tiranë nuk ka një proces të plotë. Kryhet thjeshtë dhe vetëm procesi i landfillimit.
Mbetjet vinë nga kompanitë që bëjnë pastrimin e kryeqytetit. Hidhen atje ku e ka përcaktuar kompania koncesionare. Pra, e çojnë me mjetet e tyre deri në pikën ku do kjo kompani dhe për këtë proces merr 29 euro/ ton. I hedh në gropë, i mbulon me dhe, pasi në fillim kryen një proces tjetër, siç është ai i përfitimit të plastikës apo letrës. Një proces që ka ngelur thuajse si në lashtësi. Bëhet me dorë dhe në mënyrë krejtësisht të papërshtatshme.
Gjithësesi fakti është se Qeveria shqiptare, për landfillimin e mbetjeve paguan sot 29 euro/ ton, ndërsa sipas kontratës duhet të paguante 12.5 euro./CNA.al
Rama pranon aferën e inceneratorëve: Ma futen për shalësh
Sa na kushtojnë vërtetë inceneratorët
Dokumentet ekskluzive/ Shifrat marramendëse, zbulohen pagesat për inceneratorin e Tiranës
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Bregdeti i “Ranës së hedhun”m në Shëngjin, është mbushur me ...
Afera e incenerarorëve, ndër më të akuzuarat në Shqipëri, pë...
Fatjona Kaja prindi i një fëmije me elementë të autizmit ka ...
Koncesioni i inceneratorëve është një ndër aferat korrupti...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një d...
Emisioni “Stop” është ndalur në fshatin Mamëz njësia Kolsh K...
Një e moshuar nga Vlora dhunohet psikologjikisht nga komshiu...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Korçës në ish-konviktin e ...
Ish-politikani Ben Blushi, pasi “shkëlqeu” në Top Channel, t...
Disa muaj më parë, në datën 20 korrik 2021, Fiks Fare transm...
Ishte skandaloze, e padëgjuar më parë, sesi një televizion p...
Pranë redaskisë së CNA.al ka mbërritur një denoncim nga stud...
Saimir Sali tregon se është arrestuar në vitin 2019 për lënd...
Vetëm në pak javë, kriza dhe ndryshimi i çmimeve ka prekur g...
Emri i deputetit socialist, Alqi Bllako njeriut që ka qënë p...
Afera e inceneratorëve, një nga më të akuzuarat në Shqipëri,...
Shpresa Shushku tregoi për emisionin Fiks Fare se noteri Sam...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Korçës për prob...
Djali 24 vjeç i Xhovalin Pepajt denoncon në “Stop” vdekjen e...
Një e moshuar nga Elbasani ankohet në emisionin Fiks Fare se...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...