Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koalicionin opozitar.
Ka shumë fakte dhe argumente: përçarja, rrëmbimi i vulës, mosbashkimi, moskrijimi i frymës, Ilir Meta në njërin krah, rikthimi i Berishës, servilët e Bashës që kaluan te Doktori, s’ka figura të reja, s’ka shpresë, shitblerja e votës e me qindra të tilla fakte dhe argumente mund të gjesh për të justifikuar, por do të përpiqemi që të sjellim shkurt me një analizë disa argumente dhe fakte kokëforta.
Së pari, opozita nuk solli kandidatët më të mirë.
Edhe pse u tha se po luhet me pesha të rënda, nuk ishin pesha të rënda kandidatët e zgjedhjeve lokale që ofroi koalicioni i Berishës, pa folur pastaj për shërbimin që Alibeaj dhe PD-ja e vulës i bënë kryeministrit Rama.

Qëllimi i tyre ishte të ulnin përqindjen e votave që do të merrte çdo kandidat i opozitës, që të mos dilnin mbi 40%, mbi 45%, për të mos krijuar frymë e kështu me radhë.
Gjithsesi, ia arritën qëllimit.
Së pari, Luçiano Boçi është një kandidat i ricikluar nga kandidatura në 2007, ka humbur Bashkinë e Elbasanit, është bërë për 2-3 mandate deputet dhe rikthehet në Elbasan për të kandiduar prapë, pasi e quajti veten të fortë, sepse theu listën brenda opozitës.

Në fakt, thyerja e listës brenda opozitës, nuk është mbështetje totale qytetare. Thyerja e listës së opozitës në një qark është një mbështetje që të jep partia dhe demokratët në të gjithë qarkun tënd nga një padrejtësi që të bën kryetari.
Pra, Luçiano Boçi kishte 16 vjet në politikën e Elbasanit dhe pas një dekade e gjysmë demokratët i dhanë të njëjtin emër dhe figurë.
Ai mund të jetë një njeri i nderuar dhe i respektuar, por lind pyetja: 16 vjet PD-ja nuk prodhoi një emër për Bashkinë e Elbasanit që mund të rivalizonte me socialistët?
I kujt është deformimi? E kujt është paaftësia? E kujt është mungesa e zhvillimit politik?
E nxorën nga zyra, i shqyen derën, i morën dhe çelësat. Po, ia mori çelësat ai që humbi zgjedhjet në Shkodër, Bardh Spahia, me të tjerë.
Zgjedhje të dështuara në Durrës. Nuk kishte kandidat më të mirë se Igli, ndoshta. Por lind pyetja: Si ka mundësi që PD-ja i ofron Durrësit prapë të njëjtin individ që e ka pasur kryetar, e ka pasur deputet, e riktheu në kryetar.
Nuk prodhoi Durrësi një emër tjetër, në më shumë se një dekadë e gjysmë, që të rivalizonte Vangjush Dakon, qoftë Ardian Çelën, qoftë një arkitekte të re që e marrin nga rruga dhe e bëjnë kryetare bashkie në Durrës?

Kandidatura e shkëlqyer, Ledina Aliolli. Deputete, kryetare e forumit të gruas për shumë vite, sa herë ka gara kandidon. Mbështetëse e Lulzim Bashës, e braktisën demokratët, nuk e votuan masivisht.
Nuk mundi dot kurrë që të krijonte frymë për të fituar.
Dhe nga 2005, Ledina kandidon gjithmonë në 18 vjet. Nuk mundi dot PD-ja e Korçës në këto 18 vite të prodhonte një tjetër emër, ndërkohë që e ka pasur riciklimin e figurave dhe qasjen ndaj figurave qytetare jashtë politikës shumë më të zhvillluar se çdo degë tjetër e PD-së në Shqipëri. Faktet flasin vetë.

Katastrofa elektorale e Shkodrës me Bardh Spahinë. Gazetarët që kanë qenë në terren një vit më parë në Shkodër e dinë shumë mirë se Bardh Spahinë nuk e donin. Ka fituar krejt rastësisht, thjesht dhe vetëm duke ndjekur siglën. Ata prisnin që tani të kishte një emër tjetër. Bardh Spahia quhej si një emër arrogant, fodull. Ndoshta mik i mirë, djalë i një intelektuali të madh si Ali Spahia, po nuk është e thënë që t’i ngjash babit në gjithçka.

Bardh Spahia ishte më shumë se një vit kryetar bashkie. Qytetarët shkodranë e panë, nuk ndryshoi asgjë, ngeli në stanjacion. Dikush argumenton fodullizmin dhe paaftësinë e tij, por kjo ka pak rëndësi. Shkon një kandidat me origjinë thelbësore të djathtë si Benet Beci, bashkëpunëtor i PD-së dhe Berishës, nuk përdor logon e PS-së, në fund vjen Luizi dhe i ngre një dallgë, dhe rezultatin në ditët e para e përmbys.
Por Bardh Spahia kishte qenë deputet, kandidat për deputet, në strukturat e FRPD-së, aktivist, por jo gjithmonë Bardh Spahia. Nuk ka demokratë të tjerë Shkodra, nuk u krijua një figurë në këto vite, pasi PD-ja e pa një vit më parë në zgjedhje se sa delikat ishte rezultati. Duke lënë mënjanë dhe pjesën që nuk analizoi aspektet sociale, si rasti i Luiz Ejllit, që ishte trendi dhe do të jetë edhe për ca kohë në vendin tonë.

Kandidatit çfarë t’i thoje. Rezultati beterr. Shkojmë në Vlorë, por le të marrim këta që i quajtëm pesha të rënda, ka dhe nga këto humbje katastrofike si doktor Admir Sinamati në Kukës, që gjithçka e pati si pasojë të Alibeajt dhe partisë së vulës, por analiza e fakteve na sjell në përfundimin se kandidatët nuk ishin më të mirë, ishin kandidatë të ricikluar, kandidatë të ripërdorur, kandidatë që kishin humbur më parë, kandidatë që kishin pasur pushtet, emra, të cilët kanë pasur akuza të fortë për korrupsion, emra të rikthyer, por qytetarët bëjnë një pyetje të thjeshtë: Ka 15 vite e të njëjtët njerëz na sollët?

Në 2013 e rrëzuan pushtetin për këta emra. Nuk e votuan Lulzim Bashën, po për këta emra. Vjen Sali Berisha dhe u ofron të njëjtit emra që ka pasur dhe ai. Dhe fajin që nuk e kanë votuar e kanë shqiptarët.
Jo! Nuk kanë asnjë faj shqiptarët dhe janë të pagjykueshëm në këtë rast. Ajo që duhet të gjykohet është kasta politike, se si do të riciklohet, se si do të mbajë emra në qarkullim apo duke shpresuar se do t’i fitojnë zgjedhjet me cilindo emër që do t’i ofrosh, aq më keq në zgjedhjet lokale, ku jep emra të ripërdorur është e pamundur që të krijosh frymë dhe të vish në pushtet me të tilla lojëra politike.
Po kaq katastrofike do të jenë dhe zgjedhjet e 2025-ës në rast se vazhdohet të shkohet me të njëjtën logjikë. Pa folur këtu për një organizim totalisht jofunksional nga jugu në veri, me disa përjashtime të vogla duke i dhënë ndoshta një vlerësim më të madh Tiranës dhe ndonjë bashkie tjetër, shumica ishin ku thërret qameti./ CNA.al
Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, n...
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë...
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fort...
Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë “Njeriun me ...
Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës...
Dje, në një dalje televizive, Sali Berisha shpiku një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka hedhur akuza të f...
Inceneratorëve, që quhen dhe afera e shekullit, për të cil...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka qenë vazhdimisht p...
Sërish PD-ja e Berishës është futur në një përplasje m...
Prokurorët e SPAK-ut kanë nisur hetimet për tri dosje....
Carlo Bollino, botuesi i “Shqiptarja.com”, sot n...
Mirel Mërtiri, apo “truri i inceneratorëve”, siç e ka ...
Në 30 janar të vitit 2017, në orën 16: 00 në zyrën e kryem...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...