
Dje, në një dalje televizive, Sali Berisha shpiku një histori për të sulmuar ish-Zëvendës Kryeministrin, ish-Ministrin e Drejtësisë, ish-Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, ish -deputetin Ilir Rusmali.
Çfarë deklaroi dje Sali Berisha nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur 16 vjet më parë. Berisha tha që Rusmalin e kish shkarkuar ai sepse:
"Shkeli në mënyrë flagrante korruptive ligjin. Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve hap një tender dhe në tender shkon vëllai i Ilir Rusmailit dhe drejtori e regjistron kur i vëllai e kërcënonte me vëllanë. Iliri shkarkoi drejtorin Saimir Shehri. Ndodhi që unë ditën që doli skandali duhet të nisesha në drekë jashtë. I dhashë me kuptue që problemi kur të kthehem do shqyrtohet. Ai e shkarkoi kur ishte kompetencë e kryeministrit dhe kur u ktheva mori një shkarkim”, tha Berisha.
Pse Berisha gënjeu publikisht dhe për cilat motive 16 vjet më pas kujtohet të sajojë histori që nuk kanë ndodhur fare.
16 vjet më parë Ilir Rusmali nuk ka dhënë dorëheqjen si ZëvendësKryeministër por si Ministër Drejtësie. 16 vjet më parë Rusmali në deklaratën publike të dorëheqjes sqaroi konfliktin që kish lidhje me Berishën dhe në qendër të konfliktit ishte një kontroll i kryer në Drejtorinë e Burgjeve.
16 vjet më parë ish-Ministri për herë të parë zbuloi plagën e lirimeve nga burgjet shqiptare të kriminelëve. Ajo plagë denoncimi i të cilës u harrua shpejt u bë gangrena e sistemit të drejtësisë.
Skema që denoncoi Ish-Ministri duke përmenduar ato raste që ai kish zbuluar, prodhoi sot që po flasim një listë të gjatë të kriminelëve të liruar nga burgjet në mënyrë të kundraligjshme.

Berisha as atëherë as tani nuk foli për denoncimin e bërë nga ish-Ministri megjithëse ish-Ministri deklaroi që për ato motive i kish kërkuar 2 herë zyrtarisht Kryeministrit shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve që Berisha dje tha se e paska shkarkuar vetë Rusmali pa e pyetur atë, duke përfituar nga rasti i një dreke që Berisha paska ngrënë jashtë.
16 vjet më parë nuk ka ndodhur asnjë akt shkarkimi të Drejtorit Saimir Shehri nga Rusmali, por ka pasur një raport kontrolli në burgjet shqiptare që ka zbuluar skemën e lirimeve nga burgjet në bashkëpunim mes zyrtarëve të burgjeve, gjyqtarëve dhe mjekëve.
Pse gënjen Berisha kur thotë që Rusmalin e paska shkarkuar si ZevendësKryeministër kur fakti është që pas funksionit si ZëvendësKryeministër, Rusmali u emërua Ministër i Drejtësisë e më pas Kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Ilir Rusmali në 2007 zbuloi dhe faktoi skemën e lirimeve përpara kohe të kriminelëve. Ja faktoi dhe prezantoi atë skemë Sali Berishës, ndërmori akte për prishjen e skemës dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve.
16 vjet më parë Rusmali denoncoi ato që ai i quajti: "...rrethana dhe fakte të rënda i pari e mbi të gjitha lirimi i kundraligjshëm i të burgosurve tepër të rrezikshëm."
Si e paska shkarkuar si ZëvendësKryeministër për korrupsion dhe pastaj e paska emëruar Ministër?
Çfarë e detyron të gënjejë Berishën 16 vjet më pas?
Vlera kur sulmohet shumëfishohet dhe ky parim matematikor as nuk jusrifikon as logjikën e as motivet që e shtyjnë Berishën në sulmin e vet.
Rusmali u largua nga PD, nga Berisha dhe edhe nëse sulmi ka lidhje me ushtrimin e detyrës sot nga Rusmali si anëtar i KAS, është absurditet që ti kërkohet atij llogari nga Berisha.
Stili i vjetër i Berishës që pasi i largon njerëzit u kërkon edhe llogari se pse nuk bëjnë atë që do Berisha, nuk pi ujë sidomis në rastin Rusmali.
Në 16 vjet gjesti politik i Rusmalit është cituar, tundur, vënë përballë kundërshtarëve, nga vetë Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tij të radhës.
Të akuzosh sot, Rusmalin se nuk po punoka për Berishën është idiotësi.
Çfarë paska pretenduar Berisha këto 10 vjet që Rusmali është larguar nga skena politike, që Rusmali të punojë ende si jurist i Berishës? Cilado qoftë vota e Rusmalit në KAS, Berisha nuk ka asnjë justifikim as politik, as moral dhe (duke njohur aftësinë e ish-Këshilltarit të Berishës), as juridik për pretendimet e veta.

Në PD ka patur një thënie mes miqsh të Rusmalit (të gjithë për fat të keq sot kanë statusin si ish- bashkëpunëtorë të Berishës): “Iliri është njeriu që e njeh më mirë Berishën.”
Në deklaratën e dorëheqjes, 16 vite më parë Ish-Ministri do të thosh midis të tjerave:
"...Kjo është një ngjarje shumë më tepër se sa përmasat e Zotit Shehri, megjithatë këtë do ta tregojë koha dhe ju do të shkruani për këtë".
Po ndodh tamam ajo që ai parashikoi./ CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka hedhur akuza të f...
Inceneratorëve, që quhen dhe afera e shekullit, për të cil...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka qenë vazhdimisht p...
Sërish PD-ja e Berishës është futur në një përplasje m...
Prokurorët e SPAK-ut kanë nisur hetimet për tri dosje....
Carlo Bollino, botuesi i “Shqiptarja.com”, sot n...
Mirel Mërtiri, apo “truri i inceneratorëve”, siç e ka ...
Në 30 janar të vitit 2017, në orën 16: 00 në zyrën e kryem...
Janë dhjetëra miliona euro të shqiptarëve, që kanë shk...
Enkelejd Alibeaj gjithë këto muaj nuk paska bërë gjë tjetë...
Që prej datës 14 Mars Enkelejd Alibeaj ka marrë të çertifi...
Ka një zgjidhje për heronjtë e Vulës që tani po përdri...
Sot mediat u rikthyen sërish te një lajm i vjetër, hetimi ...
Në mbledhjen e thirrur nga Alibeu në selinë e kushtueshme ...
Deputeti i PD-së dhe kandidati i Bashkisë së Tiranës, ...
Dikujt mund t’i duket qesharake, dikujt e pabesueshme, dik...
Gazment Bardhi i është përgjigjur komisionerit Shtetër...
Deputeti Gazment Bardhi e cilësoi si çështje të mbyllur do...
Lajmi politik i këtyre tri ditëve të fundit është gjyqi pë...
Sot për herë të parë, shqiptarët u njohën me një shkresë q...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...