Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...

Gazment Bardhi i është përgjigjur komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pasi ky i fundit kërkoi që Lulzim Basha të paraqitet si kryetar i PD-së në KQZ. E vetmja mënyrë që kjo parti të futet në zgjedhje, është pranimi i hedhjes së një firme nga Basha.
Lulzim Basha pasi që prej një viti dirigjon Gazmentin, Enkelejdin edhe Joridën nga zyra private, rezultoi që edhe për Gjykatën është drejtues zyrtar i partisë. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bardhi tha se nuk do të çojnë në KQZ asnjë dokument shtesë pasi "nuk plotësojnë tekat e Celibashit". Ai shtoi se Komisioneri ka marrë vendim politik dhe se ky vendim do të ankimohet, sapo ai të zbardhet.
Celibashi është emëruar në atë detyrë me pëlqimin aktiv të Lulzimit, Gazmentit, Enkelejdit dhe Joridës. Për të votuar Celibashin, Lulzim Basha skualifikoi me votën tij Ilir Rismailin. I bindur, siç deklaron Lulzimi, se nëse nuk e skualifikonte Rusmailin, votat e Kuvendit i merrte Rusmaili dhe jo Celibashi.
Pra Celibashi është zgjedhje e Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Pse sot Celibashi paska marrë vendim politik? "Pres që vendimin, Komisioneri ta kthejë në vendim ligjor. Ende nuk ka publikuar dhe arsyetuar vendimin që bëri publik. Patjetër do ta ankimojmë. Duhet të publikohet sepse ka një afat ligji.
Me sa më thanë, akoma nuk i ka gjetur arsyet për të argumentuar atë vendim politik që ka marrë. Dokumentacioni që ka dorëzuar PD-ja është i plotë dhe shterues.
"Nuk do të ketë asnjë dokument shtesë nga PD-ja. Ne nuk plotësojmë tekat e Celibashit, por zbatojmë ligjin dhe kemi çuar dokumentacionin që kërkon ligji", deklaroi Bardhi.
Lulzim Basha nuk e mori vesh surprizë faktin që në gjykatë letrat e tij figuronin si kryetar zyrtar i Partisë. Por nuk e kishte parashikuar që grupi parlamentar nën drejtimin fasadë dhe kolerik të Enkeljdit do të shkërrmoqej kaq keq.
Ose mbase ishte i sigurt që Gjykata do t‘i jepte vulën Berishës ndaj bënte rolin e tij si pasiv në marrëdhëniet që zhvillonte.
Menjëherë pas vendimit të gjykatës bashkë me Gazmentin dhe Enkelejdin, sajuan një autorizim dhe sa herë u kërkohet sajojnë nga një leter me data të përpara një viti.
Ylli Rakipi na zbuloi që Luli, Gazi dhe Enki funksionojnë pa protokoll.
Pra: - Celibashi është i zgjedhur i Lulit! - Gazmenti që bën letrat është ushtar i Lulit! - Enkelejdi bën çfarë i kërkon Luli, përfshirë të ndihet kryetar! - Gjykata tha atë që Luli e dinte që prej një viti!
Konkluzioni i vetëm është që nëse sot Luli refuzon të nënshkruajë letrën që po i kërkon Celibashi, Lulzim Basha e do siglën e PD jashtë zgjedhjeve. Ndaj Gazmenti sillet si kokorroç e bën gallatë nëpër studio televizive. E vetmja gjë që mund të themi ështe pyetja epike e Ylli Rakipit: po mirë o Gazi, po ti për t..apa na merr ne?/ CNA.al
Deputeti Gazment Bardhi e cilësoi si çështje të mbyllur do...
Lajmi politik i këtyre tri ditëve të fundit është gjyqi pë...
Sot për herë të parë, shqiptarët u njohën me një shkresë q...
Po ta vësh re, ata që sot kanë vulën janë totalisht njerëz...
Eduard Zaloshnja dje ka publikuar sondazhin e tij të radhë...
Javët e fundit politika shqiptare, ethshëm, debaton mbi sk...
Në seancën plenare të ditës së sotme ku haptazi u shkel rr...
Në pranverën e vitit 1998 Edi Rama u katapultua në kar...
Një personazh, i cili është këshilltar i ministrit, ka qen...
Shumë personazhe, të cilët qëndrojnë në krah të Lulzim Bas...
Kjo foto vlen sa për një mijë fjalë. Ndoshta komenti do të...
Një lajm u shpërnda shpejt në media, ku thuhej se isht...
“Top Channel” ka publikuar dje një material në lidhje ...
Për 28 ditët e janarit, në Shqipëri kanë plasur një së...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin implikojnë edhe Lulzim Bashën...
Ngjarja e “21 Janarit” është një nga datat më tragjike...
Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë, jo pë...
Është shtyrë për të shtatën herë, seanca e Apelit për depu...
Në një status Alibej më në fund foli. Dhe jo vetëm foli, p...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...