Një personazh, i cili është këshilltar i ministrit, ka qenë zv/ministër i afërt me Ilir Metën, Dorian Duçka, është përfolur shumë së fundmi në media.
Aq shumë sa ai për t’u shpëtuar akuzave se ishte shërbëtor i Edi Ramës dhe kishte bërë “të këqija”, sepse kishte qenë me McGonigal dhe me persona të tjerë, apo kishte negociuar deri te goditjet për “non-grata” ndaj opozitës, siç akuzon kjo e fundit, vetë Duçka bëri një lojë të tijën.
Ai filloi të nxirrte foto personale me njerëz brenda PD-së, ashtu siç ishte nxjerrja e fotos në “Top Channel” me Shkëlzen Berishën, apo fotoja e sekretarit të marrëdhënieve me jashtë në PD, Enri Ceno, apo siç mund të ketë foto me çdo njeri në PD, foto të nxjerra nga telefoni i tij, disa edhe “selfie”.
Por, Dorian Duçka nuk ka nxjerrë ende foton me Jorida Tabakun.
Do të ishte mirë ta publikonte edhe këtë të fundit, personazhin, të cilën e suporton për kryeministre.
Më shumë takime me Jorida Tabakun, janë me dhjetëra ato, të cilat raportohen te CNA.al, takime të vazhdueshme të Joridës me Duçkën, jo tashmë, por prej kohësh, njihet si një njeri që e suportonte Joridën dhe e shikonte si një potencial të madh në një bashkëqeverisje me PS-në, një kryetare të ardhshme të PD-së, pse jo dhe një kryeministre që mund t’u shërbente të gjitha palëve.
Jorida Tabaku tashmë mund të jetë edhe më shumë sesa kandidaturë e Duçkës, por që të bëhesh kryeministre duhet të kesh vota dhe nuk duhet të kesh disa pika të errëta, për të cilat zonja Tabaku pretendon se ne të CNA.al nuk jemi sjellë mirë.
Sot ajo ka qenë në Kosovë dhe është takuar me Albin Kurtin, a thua se është kryeministrja e vendit apo liderja e opozitës. Në fakt, është një deputete si të gjithë ata të tjerët që e shoqërojnë, por ajo është vënë në krye.
Nuk po themi se këtë e ka bërë Duçka, por po themi se kur demokratët protestojnë para Parlamentit dhe në shesh, jo thjeshtë dhe vetëm për skandalin McGonigal, por edhe për inceneratorët, e një mijë e një arsye të tjera, Jorida ikën në një vizitë zyrtare për t’iu shmangur protestës dhe angazhimit në një qëndresë që i duhet opozitës, përfshirë këtu dhe faktin se i kishin hequr fjalën në Parlament apo i kanë përjashtuar gjysmën e Grupit Parlamentar që ia nxjerr jashtë salle Lindita Nikolla dhe gjysmën tjetër që e përjashton Enkelejd Alibeaj.
Jorida Tabaku është një nga njerëzit që ka pasur kontakte me Dorian Duçkën.
CNA.al tashmë këtë e ka të konfirmuar, edhe pse në një mesazh, ajo e mohon.
Ne e kemi pyetur Jorida Tabakun për njohjen me Dorian Duçkën, për takimet me të, për udhëtimet në Vjenë me ish-ministren e Ramës dhe nëse ajo e ka takuar McGonigal.
Tabaku është përgjigjur duke u ankuar se CNA.al nuk është e drejtë me të dhe më tej ka mohuar të ketë lidhje me Duçkën, udhëtimin në Vjenë apo me McGonigal.
Nuk po japim përgjigje këtu dhe nuk po e akuzojmë fare, por na vjen mirë që paskemi bërë detyrën, pasi Jorida qenka mërzitur me ne, megjithëse ne jemi treguar aq profesionistë, siç dhe ajo e thotë, sa në çdo rast që ne kemi pasur informacion dhe materiale për të shkruar, i jemi drejtuar duke e pyetur për të vendosur edhe zërin e saj, pasi u qëndrojmë parimeve profesionale.
Në pyesim dhe palën tjetër, ashtu sikundër e kemi pyetur, kemi nxjerrë me fakte dhe dokumente ndërtimet e saj dhe të familjarëve të saj me lejet e firmosura nga Lulzim Basha apo Erion Veliaj, apo ndërtimet e familjarëve të saj në Itali, për të cilët me shkresa zyrtare iu drejtuam institucioneve italiane, ashtu pyetëm edhe për Joridën, ashtu si edhe për çështjen e inceneratorëve, e kështu me radhë.
Kishte një protestë dhe Jorida nuk shkoi. Ne e pyetëm a e ke takuar Dorian Duçkën, ajo na tha se ishte fantazi.
Për ta qetësuar dhe për t’i treguar Joridës sa profesionalë jemi, ne iu drejtuam dhe Duçkës dhe ai nuk na u përgjigj.
Pra, shkrimi ynë ka ardhur pas mohimit të saj dhe mospërgjigjes së Duçkës, megjithëse ky i fundit, një burimit tonë i tha se e ka takuar disa herë zonjën Tabaku.
Ka apo nuk ka foto me këtë të fundit, këtë nuk dimë ta themi, po fakti është se e ka takuar dhe sot në Kosovë, Jorida në krah të Albin Kurtit, është tamam siç e kërkonte Dorian Duçka, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë./CNA.al
Shumë personazhe, të cilët qëndrojnë në krah të Lulzim Bas...
Kjo foto vlen sa për një mijë fjalë. Ndoshta komenti do të...
Një lajm u shpërnda shpejt në media, ku thuhej se isht...
“Top Channel” ka publikuar dje një material në lidhje ...
Për 28 ditët e janarit, në Shqipëri kanë plasur një së...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin implikojnë edhe Lulzim Bashën...
Ngjarja e “21 Janarit” është një nga datat më tragjike...
Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë, jo pë...
Është shtyrë për të shtatën herë, seanca e Apelit për depu...
Në një status Alibej më në fund foli. Dhe jo vetëm foli, p...
Në 21 tetor 2022, Taulant Balla njoftoi nismën ligjore...
Jorida Tabaku kishte ca ditë që nuk kishte shkruar gjë...
Ditën e hënë nis sesioni i ri Parlamentar. Mesa duket...
Në datën 11 janar pritet të zhvillohet seanca e radhës...
Dje, gazeta RD festoi 32-vjetorin e saj, një datë që q...
Pas shumë shtyrjesh, Gjykata ka njoftuar sërish një se...
Ndoshta ka ardhur koha që në Shqipëri, për herë të par...
Dikush mund ta ketë të vështirë për ta besuar, por ësh...
2022-shi, si vit politik prodhoi shumë ngjarje, por në...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
20 520 euro dhe 100 dollarë janë sekuestruar këtë të premt...
585 kilogramë e 208 gramë është sasia e kokainës së kapur ...
Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të drogës n...
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasen S.M. 32 vje...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...