
Ndoshta ka ardhur koha që në Shqipëri, për herë të parë një ministër bujqësie, për shkak të budallallëqeve që nxjerr nga goja dhe gafave të pandalshme në marrëdhënie me opinionin publik, duhet të lahet me vaj ulliri dhe zgjidhja më e mirë do të ishte Frida Krifca.
Jo për “Akademinë e Çobenjve”, por ndoshta çobenjtë mbushin kovat me vaj ulliri dhe ia hedhin Frida Krifcës, pas deklaratave të fundit të saj në lidhje me faktin se ishin mbjellë 10 milionë rrënjë ulliri pa kriter.
Në fakt ulliri dihet që jeton qindra vjet, ka ciklet e tij dhe është një pasuri e madhe për vendin.
Por Frida Krifca më shumë sesa të merret me panelet diellore të "Akademisë së Çobenjve" duhet të merret me dy apo tri strategji të thjeshta që ekspertët e ministrisë dinë t'ia thonë, por Frida nuk i bën.
Së pari, Spanja dhe Italia kanë pasur blerës të shumtë që kanë ardhur në Shqipëri këtë vit dhe janë interesuar për të marrë vajin apo ullirin.
Dhe Frida këtë gjë e di, pasi mund të pyesë edhe te fabrikat e vajit, te linjat që ajo ka dhënë kur ka qenë tek AZHBR-ja.

Në fakt ka shumë linja që po falimentojnë njëra-tjetrën, edhe pse ka një superprodhim të ullirit.
Po interesohet Spanja dhe Italia sepse në këto vende vitin e kaluar ulliri pati një problem, një sëmundje që quhet “Miza e ullirit” dhe sytë ishin nga Shqipëria, e cila kishte një superprodhim dhe ullinj shumë më të pastër dhe të zhvilluar në prodhim.
Por Frida, e cila në fakt duhej të merrej me marketingun dhe me asistencën e atyre fabrikave, me asistencën dhe marketingun e banorëve të zonave apo pronarëve që kanë rrënjët e ullirit, u thotë prijini, keni mbjellë shumë. S’duhet të mbillnit kaq shumë, janë pa kriter.
Përtej këtij debati që mund të jetë edhe politik, thjesht zonja ministre, sa ngrohet në diellin dhe rrogën e majme të ministres dhe luksin që ajo ofron, apo mbush me gafa rrjetet sociale dhe kthehet në një qesharake që duket si një kloun në cirkun e qeverisë Rama, do të ishte mirë t'i linte spektaklet, gafat, bëmat dhe gjëmat e saj dhe t'i kthehej realitetit, i cili mund të jetë shumë më i thjeshtë.
Një zgjidhje dhe një ndihmesë për fermerët qoftë edhe subvencion, një zgjidhje që ajo e di shumë mirë siç është magazinimi në fabrikat e mëdha. Kushte për magazinimin. Mund të marrë shembujt e Korçës në magazinimin e mollës, për shembull.
Së dyti, asistenca ndaj këtyre banorëve që kanë ullinj, sigurimi i një tregu duke ndërhyrë me marketing në vende ku çmimi është dy dhe trefish, pse jo, dhe 10-fish me atë që ofron tregu shqiptar sot. Në Europë me çmimin e një litri vaj ulliri sot po shitet vaji i lulediellit. Ndërkohë që vaji i ullirit shkon me çmime 2-3-5 deri 10-fish kjo për shkak të standardeve dhe cilësisë që ka. Marketingu e asistenca do të ishin një zgjedhje e shkëlqyer dhe pa diskutim edhe ndihma e fermerëve për magazinimin për t'i dhënë, jo vetëm tregut shqiptar një çmim të mirë, por dhe për ta çuar në Europë me një çmim konkurrues, por jo duke u marrë me “Akademi Çobenjsh” apo duke i përdorur çobenjtë me kova me vaj ulliri që të lajnë mendjen e ministres sonë që nuk ndalet me budallallëqet që nxjerr nga goja./ CNA.al
Dikush mund ta ketë të vështirë për ta besuar, por ësh...
2022-shi, si vit politik prodhoi shumë ngjarje, por në...
Lajmi që prodhoi seanca e dështuar e zgjedhjes së Avok...
Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata ...
Që prej 2 ditësh ka një luftë të re te grupi i PD-së s...
Opozita është një nga shtyllat kryesore të demokracisë...
Në dy javët e fundit, pati një “debat”, midis kryeministri...
Afera e inceneratorëve është një skandal korruptiv, i një ...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive në këto 30 vite...
Sot Gent Ibrahimi u "përzgjodh" nga Presidenca dhe u e...
Dje Partia Demokratike zhvilloi Primaret. Më të nxehtat is...
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
Opozita shqiptare ka marrë një pozicion në mbështetje të I...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha dhe të tijtë duket se kanë ngelur një gru...
Në media është raportuar dhe drejtuar gishti nga kreu i gr...
Negociatat midis grupit të Berishës dhe atij të Lulzim...
Mediat dhe pagesat e tyre nga kompanitë e inceneratorëve j...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, "Top Channel" dhe aksionerët e “Valteli...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...