Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...

Opozita shqiptare ka marrë një pozicion në mbështetje të Irfan Hysenbelliut, njeriut që pasi i është hequr leja për një ndërtim të kryer në shkelje të ligjit, i prishet objekti.
Mediat e tij u janë vërsulur gjykatave a thua se të gjithë kanë hallin e Irfanit.
Ekranin e ka kthyer në vegël të bizneseve të tij, por opozita po i shërben 24 orë në deklarata për mediat.
Në fakt nuk mund t’i tregojmë rrugën e drejtë opozitës se ajo e di vetë, por të gjithë duhet të kuptojnë një gjë, që shqiptarët nuk kanë hallin e Irfanit dhe hallet e tyre janë shumë më të mëdha se ato të Irfanit dhe hotelit të tij që i ka shërbyer kryeminstrit, ministrave të tij dhe deputetëve, ndërsa tani po prishet për shkak të ligjit, me apo pa argumentet e Irfanit me apo pa argumentet e qeverisë dhe Ramës.
Ajo që duhet theksuar është se opozita po luan në një tezë, Edi Rama nuk njeh as ligj as moral, këtë e tha sot doktori, këtë e ka thënë Iliri e shumë deputetë.
Po e marrim si të mirëqenë qëndrimin e opozitës, e cila në fakt në 24 orët e fundit ka qarë më shumë hallin e Irfanit sesa hallin e shqiptarëve. A thua shqiptarët janë Irfani.
Në fakt, 95% e shqiptarëve nuk kanë as pasuri as nuk kanë ndërtuar pa leje, as nuk kanë televizione, as hotele, as biznese, e të gjithë shumica paguajnë taksa.
Ata që nuk i paguajnë, i bllokohen llogaritë, jo si ato të Irfanit që rrinin të lira edhe pa paguar detyrimet në tatime e dogana.
Por, le ta marrim të mirëqenë atë që thotë opozita që Edi Rama nuk njeh as moral as ligj, po Irfani çfarë njeh? Se disa i përmendëm më lart.
Është ligjore të ndërtosh pa leje, të marrësh apo të devijosh lejen kur e ke në një sipërfaqe të caktuar, ta dyfishosh atë?
A është morale dhe ligjore të rrëmbesh detin, t’i hysh dallgës brenda, t’i hysh rërës brenda, bregut të detit ku lahen njerëzit, të vendosësh betone, mos të kalojnë qytetarët e thjeshtë, sepse aty duhet të rrijë Irfani i izoluar, mos t’i rrinë përpara se i prishin punë.


A është ligjore dhe morale mos të paguash taksat?
Cili është morali, cila është ligjorja që të bësh evazion fiskal?
Cila është moralja që të ndërtosh kate pa leje në mes të Tiranës dhe më pas t’i legalizosh, cila është ligjorja dhe moralja që t’u vonosh rrogat gazetarëve, cila është moralja që heshtte Irfani kur sulmoheshin mediat e tjera dhe shikonte punën dhe hallet e veta, si të zgjidhte pazaret me Edi Ramën dhe marrëveshjet me qeverinë, si të fitonte sa më shumë nga dashuria me kryeministrin, apo me ndonjë tjetër deputet dhe udhëheqës të Partisë Socialiste?
Cila është moralja dhe ligjorja e Irfanit që heshti për inceneratorët dhe duke firmosur kontrata që nuk do të flasë kundër tyre mori qindra mijëra euro?

Cila është moralja dhe ligjorja e Irfanit që nuk flet për aferat korruptive dhe skandalet e qeverisë në 8 vite dhe tani që po i kërkojnë të paguajnë taksa, apo po i tregojnë ligjin për abuzimet e tij, na qenkërka duke u shkelur dhe dhunuar ai dhe fjala e tij e lirë.
Cila është fjala e lirë e Irfanit, cili është morali i Irfanit, cili është ligji i Irfanit?
Fjala e lirë e Irfanit nuk ka ekzistuar, pasi në 8 vite mund të japë qindra kronika që kanë qenë servilizmi ndaj qeverisë apo heshtja për probleme dhe skandale që kanë ndodhur.
Mjafton të shikoni qasjen që ka ndaj Lali Erit 24 orë në “News 24” dhe mediat e tij.

Cili është morali që vonon pagat e gazetarëve, cili është morali, që nuk paguan taksat, cili është morali që bërtet dhe ulëret për hallin e tij, ndërsa për të tjerët hesht?
Ky është morali i Irfanit. Ligjin e ka dashur ai të jetë Maliq dhe sot që ligji po i shkon përballë dhe po i thotë këtij Maliqit të vogël se ka shkelur dhe duhet të mbaj përgjegjësi, ai bërtet, në fakt Irfani në të gjithë këtë histori nuk ka as ligj e as moral./CNA.al
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha dhe të tijtë duket se kanë ngelur një gru...
Në media është raportuar dhe drejtuar gishti nga kreu i gr...
Negociatat midis grupit të Berishës dhe atij të Lulzim...
Mediat dhe pagesat e tyre nga kompanitë e inceneratorëve j...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, "Top Channel" dhe aksionerët e “Valteli...
Gjykata e Apelit në datë 22 prill 2022 ka pranuar ankimin ...
Opozita organizoi dje një protestë në Tiranë. Kreu dem...
Tri ditë më parë Grida Duma njoftoi dorëheqjen e saj si de...
Nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së ish-deputetes ...
Grida Duma nëpërmjet një fjalimi të gjatë sot tha se ishte...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani ka shpallur kandidaturën për të garuar në Pri...
Partia Demokratike ka shfaqur Primaret. Disa emra deri tan...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Kiko u zgjua të shtunën i trembur nga një ëndërr që nu...
Me apo pa Berishën, me apo pa Bashën, Partia Demokrati...
Ilir Metaj i është rikthyer temës së ruajtjes së votës. N...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ditën e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...