LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Pse Berisha s’duhet ta lejojë kandidatin e inceneratorëve të garojë në Primare?

3 Nëntor 2022, 11:06, Editorial CNA

Shënim/ Pse Berisha s’duhet ta lejojë kandidatin e

Gert Bogdani ka shpallur kandidaturën për të garuar në Primare për zgjedhjet e 14 majit.

Bogdani, i cili nuk e përmendi Erion Veliaj, në fjalimin tij, përballë të cilit pretendohet të garojë, por vetëm Bashkinë e Tiranës, ka nisur propagandën në media.

Flet, propagandon, por ende nuk ka sqaruar lidhjen dhe foton me Mirel Mërtirin, në Zimbabve.

Gert Bogdani ende nuk ka sqaruar fluturimet me Mirel Mërtirin, me njërin nga pronarët e inceneratorëve, aferës së cilës PD-ja dhe kreu i saj, Sali Berisha, i referohen herë pas here si skandali më i madh korruptiv qeveritar.

Shënim/ Pse Berisha s’duhet ta lejojë kandidatin e

PD-ja do të humbë çdo kauzë, në rast se Gert Bogdani garon në Primare.

Kushdo që të justifikohet se Primaret janë të lira është  thjesht dhe vetëm për të bërë rolin e sharlatanit, pasi me dëshirë kandidat për kryetar bashkie, për t’u votuar në PD mund të dalë edhe Mirel Mërtiri apo Klodian Zoto, pronarët e inceneratorëve, njëri prej të cilëve është në kërkim ndërkombëtar, së bashku me bashkëjetuesen, nënën e fëmijëve të Mirel Mërtirit, Stela Gugallja.

Shënim/ Pse Berisha s’duhet ta lejojë kandidatin e

Asnjëri prej tyre, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga Bogdani, pra meqë është me dëshirë dhe vullnet të lirë mund të garojnë në Primare.

Partia Demokratike me kritere të qarta duhet të ndalojë kandidimin e Gert Bogdanit.

Në rast se Bogdani lejohet të jetë pjesë e garës, PD-ja do të humbiste moralin.

Pra, do të ishte e akuzuar publikisht jo vetëm nga mediat si bashkëpunëtore në aferën e inceneratorëve,  ku Bogdani ka kontributin e tij në kompanitë zinxhir të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles./CNA.al

Lajmet e fundit nga