Një emër i panjohur, që më pas do të bëhej një personazh kryesor në shumë nga mediat shqiptare, menjëherë pasi plasi skandali për aferën korruptive në lidhje me inceneratorët në Shqipëri.
Një nga emrat e përfshirë është Stela Gugallja, një emër i panjohur, një vajzë e re 20 e ca vjeçare, e cila një ditë të bukur hap një kompani në QKR dhe pas disa muajsh merr një kontratë 22 milionë euro.
Dikur e ka quajtur skemë korruptive, aferë, por në fakt SPAK-u ka arrestuar një ish-ministër sepse është vërtetuar sipas prokurorëve se Stela Gugallja në disa kompani ka çuar para te Lefter Koka, ish-ministri që ka firmosur kontratat koncesionare.
Kjo kompani themelohet në korrik të 2017-ës dhe në dhjetor me një firmë të rrufeshme e një stuhi konfirmimesh nga 14 institucione merret kontrata koncesionare për ndërimin e inceneratorit të Elbasanit.
Një kontratë 22 milionë euro, për një incenerator që ndodhet atje në Elbasan, por që kushton gati 100 mijë euro në muaj që të qëndrojë vetëm ndezur dhe shpresohej se do të zgjidhte përfundimisht çështjen e mbetjeve në qarkun e Elbasanit, por asgjë nuk është zgjidhur.
Shumë nga bashkitë nuk i çojnë mbetjet. Bashkia e Elbasanit nuk e merrte në dorëzim, kostot janë shumë të larta e të tjera si këto.
Duhen miliona euro në vit për ta mbajtur në punë.
Stela Gugallja shfaqet me një kompani, qeveria i jep nje koncesion. Opozita akuzon se është një aferë korruptive, kontrata është dy deri në trefish më e lartë dhe mund të realizohej shumë më lirë.
Skema është e qartë, Stela Gugallja, bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të Mirel Mërtirit, i cili shpesh quhet edhe "truri i inceneratorëve", rrugën e ka të hapur në kompaninë e saj.
Ajo merr kontratën koncesionare të cilën më pas e çon në një bankë të nivelit të dytë.
Banka i disburson një shumë parash dhe lind pyetja: “Ku do të gjendet shuma tjetër?”, pasi shuma e marrë nga banka ishte 10 apo 20% e totalit të investimit prej 22 milionë eurosh.
Zgjidhja është e thjeshtë, një kompani italiane ofron inceneratorin me çelësa në dorë me të paktën 7 milionë euro më pak se kontrata koncesionare.
Pa pasur asnjë lekë Stela Gugallja me kontratën koncesionare të qeverisë merr lekët në bankën e nivelit të dytë për të filluar investimet dhe përveç italianit Ernesto Graneli që më pas Stela do ta ketë ortak në një kompani ku do ta ketë administrator, bashkëjetuesin e saj Mirel Mërtiri, qeveria bën një tjetër spektakël.
Nga qershori i vitit 2015 fillon ta paguajë kompaninë e Stela Gugallës. Pra, nuk ka rëndësi ke apo s’ke para, merr një kontratë me qeverinë, e çon atë në bankë, merr një kredi të vogël dhe në momentin kur ti duhet të fillosh të paguash bankën apo të fillosh të bësh investimin, qeveria fillon dhe hedh qindra mijëra dollarë në llogarinë tënde.
Stela Gugallja është rasti me flagrant me kompanitë e saj me shtetas italianë, me bashkëjetuesin e saj Mirel Mërtiri, i cili është administrator i kompanisë së dytë që ka pasur Stela Gugallja.
Është kompania “ER One Albania”, ku Stela ka 40% të aksione dhe italiani Ernesto Graneli ka 60% të tyre dhe administrator i kompanisë është Mirel Mërtiri.
Një kompani e tretë është “Consulting S. E partners”, sërish një kompani e Stela Gugalles, e cila merr muaj për muaj nga kompanitë e inceneratorëve, para për konsultë.
Janë qindra miliona lekë të dhëna nga kompanitë e inceneratorëve për këtë kompani të Stela Gugalles për konsulencë.
Pra, pa pasur asnjë eksperiencë, hap një subjekt, merr një kontratë, merr ca para nga shteti, ndërton një incenerator në Elbasan që në fakt ka një kosto të frikshme, hap kompani konsultimi dhe kompania e konsultimit furnizohet me paratë e kompanive të inceneratorëve sërish.
E nuk do të mjaftonte kjo kompani e tretë për të dhënë lekë te Stela, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit dhe nëna e fëmijëve të tij, por lind dhe kompania e katërt, e cila do të kryente instalime për sisteme karburantesh, informatike, automatizime me kartë e të tjera si këto. Në oratakëri kjo kompani ka Vjollca Hoxhën e “Top Channel”.
Pronarja e “Top Channel”, e cila nuk është vetëm njëherë ortake me Stela Gugallen, është bashkortake te “Lori Caffe” me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, por këtu është direkt me Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit.
Një personazh i panjohur, pa të ardhura, pa ndonjë pasuri të konsiderueshme apo të trashëguar, thjesht dhe vetëm si bashkëjetuese e Mirel Mërtirit dhe me mendjen e tij “të ndritur”, mesa duket çifti ka zgjedhur rrugën e inceneratorëve.
I pari që realizohet në Shqipëri është ai i Elbasanit me 22 milionë euro, me kompaninë “Alb Tech Energy” në emër të Stelës, e cila sot është në kërkim. Partitë politike dhe mediat akuzojnë se fshihet në Vienë, ndërkohë që Mirel Mërtiri vazhdon të jetë i lirë me nënën e fëmijëve në kërkim.
Stela vazhdon të jetë në kërkim dhe këtu fillon skema e inceneratorëve nga Elbasani te kompanitë e para të Stelës te “Alb Tech Energy”, më pas shkon me aktivitete në kompanitë e Klodian Zotos.
Ka disa lidhje zinxhir, fatura, pagesa e të tjera si këto, por këto janë katër kompani sipas ekstrakteve zyrtare të QKB-së, të cilat tregojnë se si Stela Gugallja një ditë të bukur u ngrit nga gjumi, hapi një kompani në QKR, mori një kontratë koncesionare, mori miliona euro, bëri ortakëri me italianë dhe pronarë televizionesh e më pas u zhduk dhe u shpall në kërkim sepse kompania e saj kishte paguar një ish-ministër, i cili tashmë ndodhet prapa hekurave i arrestuar me kërkesën e SPAK-ut./CNA.al
480 milionë euro kontrata. Këto janë minimumi i deklar...
Kurrë mos e shaj një njeri aq fort sa të vijë turp kur...
Dy inceneratorë të ndërtuar, ai i Tiranës dhe i Fierit, të...
"Babalja", pra, Ervin Salianji, i kthyer nga turi i tij turi...
Skandali korruptiv, afera e shekullit, korrupsioni me inci...
Stela Gugallja bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, nëna e fëm...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot një rregull...
Evi Kokalari, sa më shumë tenton të mohojë të vërtetën aq ...
Evi Kokalari, në një dalje publike ka folur për Rezeart Xh...
Në një dite tetori me shi të shekullit të kaluar, mbylli s...
Prej muajsh ka filluar një betejë të ashpër me Partinë Dem...
Një grua në mesomoshë rreth të 50-ave, siç është e lindur ...
Pas duelit elektoral, një fazë e re hapet për Partinë Demo...
Amnistia fiskale një projekt i Qeverisë i hedhur për k...
Mirel Mërtiri është akuzuar nga politika, por nëpërmje...
Fitorja e Giorgia Melonit në Romë është në krye të tit...
Kush ishte Isa Toska Isa Toska i Parë, në kohë të Tur...
E premte pasdite. Kur mendon se lajmi i ditës është mi...
Zgjedhjet lokale të pranverës së 2022-shit, ndryshe nga at...
Sot e gjej të natyrshme që të shkruaj disa radhë për n...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një person është vënë në prangat e policisë, pasi isht...
Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 ...
Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka zbardhur m...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre vende anëtare ...
Kërkesat e vazhdueshme të Ukrainës për avionë luftarak...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...