LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mafia” e plehrave “dorëzon” administratoren në Komisionin Hetimor/ Socialistët në mbrojtje të njerëzve të inceneratorëve?

14 Shkurt 2022, 12:27, Aktualitet CNA

Administratorja e kompanisë,  “Integrated Energy? Ariola Kodra, është paraqitur para Komisioni hetimor parlamentar.

Kodra është marrë në pyetje nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, e cila ka kërkuar të dijë fillimisht rreth pronarëve të kompanisë dhe më pas tek procedura e investimit.

Tabaku e ka pyetur administrators se kush janë pronarët e kompanisë ku ajo punon dhe përgjigjja e saj, ka qenë ?kontrollojini në QKB?.

Më tej ajo ka thënë se Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nuk i ka takuar personalisht por nëpërmjet punonjësve të tjerë.

?Klodian Zoton dhe Mirel Mërtiri i njoh në marrëdhënie punës  dhe Stela Gugallja e njoh në të njëjtën mënyrë. Nuk kam pas komunikime të drejpërdrejta por me punonjës të shoqërisë që administroj. Nuk e jam e detyruar të mbaj kontakte me nënkontraktorë pasi kam staf?, ka thënë Kodra.

Ndërkohë në mbrojtje të saj janë hedhur anëtarët socialistë të Komisionit si Eduart Shalsi dhe Arben Pëllumbi dhe jo vetëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga