
Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orëve, me një mbledhje rrufe të qeverisë shqiptare. Merr koncesionin 22 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Në fakt, ajo mund të quhet një kazan me naftë, pasi edhe sot e kësaj dite, nga dhjetori i 2014-tës kur eështë firmosur kontrata, inceneratori nuk funksionon edhe për shkak edhe të kostove të larta që do për tu mbajtur ndezur.
Më pas lindi një tjetër oreks, 28 milionë euro në Fier. E në fund, 430 milionë euro koncesion sipas një projekti të bërë nga një kompani e regjistruar guackë në Holandë, ku pas saj qëndron rrjeti i Klodian Zotos, Stela Gugalles dhe Mirel Mërtirit.
Por çfarë ndodh?
Mediat paguhen në mënyrë të frikshme. Qindra milionë lekë, miliona euro për të bletrëmedia, për të blerë heshtjen e tyre e për të thënë që inceneratorët ishin një histori suksesi, jo një vjedhje që po ndodhte 24 orë në 24 në buxhetin e shtetit.
Një ministër është në burg, një sekretar i përgjithshëm është në burg. Dosja e Tiranës ende nuk është hapur. Dikush po e frenon, por kapaku i pusetës që do qelbë politikën shqiptare nuk mund të qëndrojë mbyllur, pasi po shpërthen.
E përtej çdo lidhje mediatike, parave që ka marrë Irfan Hysenbelliu dhe mediat e tij e të afërmit e tij, Carlo Bollin, portale, televizione, e çdokush në media, më spektakolarja nga të gjitha në media është Vjollca Hoxha.
Po është Vjollca Hoxha dhe Top Channel, e cila është ortakja direkte me inceneratorët tek kompania Valtelina Caffee, brandi i Lori Caffee, ku Vjollca Hoxha është ortake me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.
Po, Vjollca Hoxha, e cila nëpërmjet 3-4 kompanive të tjera paguhej me dhjetra mijë euro në muaj, thjesht dhe vetëm për të bërë propagandën e inceneratorëve, për të heshur.
Nga ana tjetër, Top Channel çfarë nuk bëri dhe nuk raportoi për plehrat e durrësit që në fund përfunduan te inceneratori i cili nuk ekziston duhet theksuar në Tiranë, pasi janë vetëm gropat dhe ka vetëm process Landfilli apo Porto Romano 15 milion euro të tjera e kështu me radhë.
E kudo del Vjollca Hoxha, del Top Channel që mbështet kompanitë, bën kronika për Durrësin për plehrat, bën kronika për Porto Romanon, bën gjithça derisa qeveria nxjerr foindet e nga ana tjetër kuptohet haraçi është ai që paguhet nga rekklamat.
Por Vjollca Hoxha është një histori që nuk duhet të harrohet, nuk mund të harrohet se historia inceneratorëve konsiderohet e mbyllur. Jo, ajo nuk është e tillë. Dosja e Tiranës ende nuk është hapur, sado ta vonojnë prokurorët.
Nesër, një prokuror i thjeshtë, një hetim tjetër ka për të nxjerrë një mijë e një skandalet dhe abuzimet me një kontratë koncesionare, ku quhet sukses 29 euro toni i të ardhurave për mbetjet dhe incenerimin e tyre, të cilat në fakt kostot për landfillim i kanë 12 deri në 13 euro dhe sot 5 vjet pas kontratës koncesionare ende nuk ka incenerator nuk ekziston në Tiranë.

E më tej, ajo që duhet theksuar është se në të gjithë këtë histori, kompanitë dhe rrjeti i Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles duket se ka probleme financiare, por nga ana tjetër televizionet u majmën, por jo me paratë e tyre, por me paratë e buxhetit të shtetit, me paratë e shqiptarëve. Ajo që është paguar më shumë nga inceneratorët dhe është ortake direkte quhet Vjollca Hoxha e SPAK nuk mund të heshtë.
SPAK nuk mund të harrojë. SPAK nuk mund të bëjë sikur nuk ekziston ky skandal, që paratë e buxhetit të shtetit jepeshin koncesione dhe ndërtime koncesionesh, ku fondet ndaheshin nëpër media dhe simboli i kësaj marrëdhënie qeveri-incenerator-media është sigurisht Top Channel dhe Vjollca Hoxha. SPAK nuk mund të harrojë as Vjollcën, as Top Channel dhe as historinë e inceneratorëve./E.K-CNA.al
Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kual...
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...