Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në lidhje me kandidatin për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Në shifra reale duket qartazi se tre emrat më të preferuar në këtë sondazh janë Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj. Ky i fundit, ish-kandidat përballë Lulzim Bashës me një rezultat jo të pakonsiderueshëm dhe emri i katërt është ai i Flamur Nokës i cili thuajse ka të njëjtat vota me ata që duan të zgjedhin një emër tjetër.
Por në një lexim real të këtij sondazhi, i cili të jep të dhëna jo pak të vlefshme, tregon qartazi se janë gati 76% e demokratëve apo qytetarëve që kanë marrë pjesë në votim, të cilët duan fytyra të reja në PD. Kanë votuar rreth 1600 vetë. Ky është një kampion i mjaftueshëm për të kuptuar një trend. Janë shumica demokratë, janë shumica opozitarë, por duke parë edhe profilin e faqes CNA.al ajo që duhet theksuar është se shumica e njerëzve që kanë votuar kërkojnë fytyra të reja.
Po, fytyra të reja. Atje ndoshta mungojnë edhe disa emra të tjerë. Ndoshta mungon Luçiano Boçi, Forion Mima, Grigels Muçollari, Eleina Qirici, etj., të cilët nuk janë ndër emrat e përfshirë si njerëz të mundshëm për të kandiduar si sekretar të përgjithshëm në PD, por janë figura të cilat me imazhin e tyre janë të pëlqyeshme në opinionin publik.

Pra, vetë sondazhi tregon se tri figura jokonfliktuale, jopërplasëse, qytetare, por qëndrestare, janë më të vlefshme sesa një arrogant pushteti siç është Flamur Noka, një arrogant opozite. Ndoshta qytetarët kanë një tjetër perceptim nga ajo që ka brenda qeliza e partisë. Pra, perceptimi është që fytyra të reja, figura me një tjetër profil, jo atë të konfliktualit dhe përplasësit, sepse PD-së i mjafton Sali Berisha të cilin e përball një Parlament i vetëm.
S’ka nevojë as për Flamur as për të tjerë. Janë më të vlefshëm sesa servilët e egër pas kryetarit. Fytyra dhe figura, personalitete dhe personazhe që i vlejnë shumë PD-së, që në opinion publik, por edhe në qasjen që kanë demokratët ndaj shpresës për fitore, peshën më të madhe.
Qartazi na tregon ky sondazh se duhet të jenë njerëz të cilët nuk janë të konfliktit, të përplasjeve, patjetër që janë qëndrestarë të vlerësuar, por imazhe dhe figura të vlerësuara intelektuale, të cilat kanë mbijetuar, kanë luftuar, janë përballur vërtetë me opozitën, por kanë ditur të jenë edhe qytetarë, argumentues dhe sot përtej arrogancës së një qeverie të shumëakuzar dhe një ish-kryetari opozite deri të pështirë si Lulzim Basha apo dhe një Berishe të ashpër dhe të fortë në opozitë. Shumica e qytetarëve duket se zgjedhin midis së gjithash figura të reja, personazhe që rezatojnë qetësi, vetëpërmbajtje, kulturë, kanë argument politik, kanë historikun e tyre nga pas, por nuk janë të konsumuar, qoftë edhe në variantin “unë jam servili më i egër pas kryetarit”./CNA.al
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...