Kur do të shkojë SPAK-u në Ujësjellësin e Tiranës? Tenderat, me procedurë korruptimi
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...

Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite demokraci, e quajtur edhe si afera e shekullit, është koncesioni i tre inceneratorëve.
Gjithçka fillon në vitin 2014, pra me ardhjen e Rilindjes në pushtet, ku për dy vite firmosen tre kontrata koncesionare, 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Por, që në shifra reale, sipas përllogaritjeve të ekspertëve, taskapaguesve shqiptare pritet t'u kushtojë deri në 600 milionë euro.
CNA.al ka publikuar dokumente dhe investigime të plota në lidhje me tre inceneratorët, ku bëhet fjalë për një seri kompanish në ortakëri me njëra-tjetrën, deri edhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale.
Çështja e inceneratorëve tashmë është në duart e drejtësisë. SPAK-u ka hetuar inceneratorin e Tiranës, dhe atë të Fierit, si dhe ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, si dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni, Alqi Bllako.
Por, ende nuk është hapur dosja e inceneratorit të Tiranës, ku dhe zullumi duket të jetë më i madh.
SPAK-u përtej punës së kryer po tenton që kokën e hetimit ta ketë Lefter Kokën, kur në fakt ky është vetëm një hetim i cunguar dhe mbrojtje për zyrtarët e tjerë të përfshirë në aferë.

Lefter Koka nuk është “koka”, dhe SPAK-u nuk mund të harrojë aferën e inceneratorëve. Por, duhet t'u shkojë hetimeve deri në fund, dhe të dalë para drejtësisë, çdo person përgjegjës, qofshin edhe në godinën e Kryeministrisë.
SPAK-u duhet të hetojë vendimin e një dite në Kryeministri, ku për 24 orë, me një shpejtësi të rrufeshme, u mblodhën 14 mendime ministrish.
Për më tepër për ata që e njohin ligjin dhe si funksionon ekzekutivi, personi përgjegjës që mbledh dokumentacionin dhe i kalon ato në mbledhjen e Qeverisë, është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Dhe ky është Engjëll Agaçi.
Fakti është se ende nuk është hetuar Engjëll Agaçi apo piramida tjetër përgjegjëse për këtë aferë korruptive.
Lefter Koka dhe Alqi Bllako do të përballen me drejtësinë në lidhje me shkeljet e ligjit që kanë bërë, gjatë ushtrimit të detyrës.
Kurse Engjëll Agaçi duhet të tregojë se çfarë ka ndodhur në godinën e Kryeministrisë./CNA.al
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...