
Një proces që zgjati shumë muaj.
Prej shtatorit të vitit 2021, gati 9 muaj të cilat po përfundojnë me zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD-së.
Gjithçka filloi me përjashtimin e Sali Berishës nga Lulzim Bashës. Luli nga shenjtor u bë Judë, në PD filloi “stuhia”, Sali Berisha u kthye kryetar, kjo nuk kishte më asnjë dyshim.
Premtime për rithemelim, për votën e lirë, parti konservatore, etj., si këto.
Po në fakt a u rithemelua apo u shkallmua PD-ja?
Për ata që shpresonin diçka tjetër, fjala është se ende ka kohë për të parë rezultatet e rithemelimit.
Për ata që nuk shpresonin aspak te Berisha, mund të quhet e shkallmuar. Por, në fakt, midis të dyjave ka një rrugë që i bashkon.
Së pari, është kapja e saj.
Çfarë do të thotë kapje? Kapja e PD-së ose shkallmim me emrat që do të shkojnë dhe do të marrin drejtim.
Kryesia, lista e saj në fillim pati diskutime, sepse shumë emra nuk duhet të ishin në atë garë, por rezultati u votua në një Këshill Kombëtar, i cili duhet theksuar, ka dalë nga një proces problematik numërimi.
Flamur Noka dhe të tjerë të PD-së i kanë futur duart në lista. Futja e duarve të Flamur Nokës u bë me një qëllim.
Ai ka ëndërr të bëhet sekretar i përgjithshëm. Pra, këto procese, dëshirat personale, kapja e strukturës, nuk janë rithemelim, por shkallmim.
Faktet për të mos u bërë grindavec mediatik na flasin se shpresa për një Rithemelim të vërtetë të PD-së dhe situatës ka shumë ndryshime.
Fakti është ky që po ndodh së fundmi me Flamur Nokën, i cili qurravitet korridoreve të PD-së, pse nuk doli i pari në votim dhe tashmë kërkon të bëhet sekretari i përgjithshëm i kësaj partie. Ky Flamur në 2013-ën ishte me 100 flamuj. Sekretar organizativ, Ministër i Brendshëm, negociator me aleatët, aq i zoti sa nuk e kuptoi kurrë që LSI-ja po ikte. Le të flasim për gjendjen ku katandisi PD-në.
Pra, në rast se Rithemelimi ka shpresë të ecë përpara dhe të hapet, nuk mundet të ketë shpartallimin, shkallmimin dhe shkatërrimin me vendosjen e njerëzve si Flamur Noka në postet e rëndësishme. Sepse prej tyre doli në opozitë. PD-ja nuk mund të rikthehet në 2013-ën.
Pati demokratë të cilë kontestuan kandidimin e Berishës dhe zgjedhjen e tij në krye të PD-së. Mirë Berishën e panuan, se fundja ka shumicën pa diskutim, tani duhet të pranojnë edhe Mulin? Çfarë ka ky veç besnikërisë ndaj Doktorit?
Ai mund të jetë militant, ka kontributet e tij, por “ndalu beg se ka hendek”.
Në rast se PD-ja doli në opozitë për personazhe si Flamur Noka në 2013-ën. Rithemelimi nuk mund të jetë proces për të risjellë Mul Nokën në krye të PD-së, për t'u kthyer më keq se me Gaz Bardhin. Pa folur më tej se PD-ja do të bëhej një Lega Nord që s'do të rritej kurrë.
Prandaj duhet të ketë Rithemelim me parime e vlera, jo shkallmim. Me Mulrat në krye nuk ka rezultat tjetër, vetëm një që është: humbja dhe shkallmimi.
Një rithemelim i vërtetë është ai i parimeve të votës, demokratëve dhe vlerave të kontributeve, jo i kapjes së çdo karrigeje nga servilë dhe ata që ishin personazhet kryesorë të PD-së në opozitë apo edhe ata që u kanë bërë dëme qindra e mijërave demokratëve me arrogancën, megalomaninë e tyre, paaftësinë e tyre. Duhen politikanë, jo thjesht dhe vetëm për të drejtuar, por për të qenë pranë njerëzve dhe për të thithur sa më shumë vota.
Me Mulin, rithemelimi është i shkallmuar, jo sepse ai s’duhet të jetë pjesë e PD-së, patjetër që duhet të jetë edhe në shumë poste të tjera, por kurrsesi dyshi i PD-së.
Flamuri me sa duket nuk do rithemelim, por do të ketë shkallmim, aty është në terrenin e tij.
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...