Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka kërkuar SPAK-ut informacion në lidhje mbi paditë që forca politike që drejton ka dorëzuar në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Përtej statusit penal të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, të cilët tashmë janë të arrestuar, Kryemadhi kërkon informacion mbi statusin juridik të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Në kërkesën e saj, Kryemadhi thotë se nuk synon të cenojë sekretin hetimor, por si palë paditëse kërkon një informacion për persona nën hetim apo të pandehur për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallëzuar z.Ëngjell Agaçi, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallëzimin penal ka një rol kyç në miratimin e paligjshëm të financimit me VKM të Kontratës Koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit.
Ky zyrtar edhe pse ishte njoftuar nga APP se procedura koncesionare që po ndiqte Ministria e Mjedisit ishte në kundërshtim me Ligjin e Koncesioneve, ka organizuar rendin e ditës dhe ka paraqitur për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimin për miratimin e financimit të këtij projekti.
Me këtë veprim aktiv, z.Agaçi ka shpërdoruar haptazi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të KM, duke bërë të mundur që në mënyrë të paligjshme të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e kontratës koncesionare.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallëzuar z.Armando Subashi, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallëzimin penal ka një rol kyç në pagesën për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, siç edhe ju vetë e keni konstatuar kur keni marrë masën e sigurisë ndaj personave nën hetim Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Pëllumb Abeshi.
Referuar njoftimit tuaj në faqen zyrtare rezulton se SPAK-u ka vlerësuar se, citoj: nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, z. Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, lidhur me kualifikimin e llojit të pronës ku do të ndërtohej inceneatori i Fierit – tokë arë apo tokë truall, ndërkohë që sjellim në vëmendjen tuaj se me VKM nr. nr.951, datë 28.12.2016, në pikën 4 parashikohet se:
Vlera e Përgjithshme e shpronësimit në shumën prej 46 299 060 (dyzet e gjashtë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë të përballohet nga Buxheti i Bashkisë Fier.
Pra, z.Subashi ka sjellë dëmin ekonomik konkret në buxhetin e shtetit, me pagesën e kryer ndaj subjekteve që janë shpronësuar. Në këtë kuptim jemi shumë të interesuar të njihemi me argumentet ligjorë që Subashi po shqyrton dhe ka në konsideratë SPAK-un lidhur me pozicionin penal të z.Subashi në këtë proces, duke mos harruar edhe faktin se është pikërisht z.Subashi, personi që ka vënë në dijeni Ministrinë e Mjedisit për kualifikimin e tokës (tokë truall apo arë) ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit, fakt ky, i cili provon se z. Subashi kishte dijeni për shkeljen.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me hetimet apo subjektet e kallëzuara për inceneratorin e qarkut Tiranë.
Në fakt, deri më sot,në Tiranë ka vetë një pikë grumbullimi të mbetjeve urbane, dhe nuk incenerohet asnjë kg mbetje.
Risjellim në vëmendjen tuaj se vetëm me një firmë individuale, z. Erion Veliaj në komunikimin me Ministrinë e Mjedisit, ka ndryshuar fatin e iInceneratorit të qarkut të Tiranës, duke dhënë dakordësinë pa vendim të Këshillit Bashkiak për as më shumë dhe as më pak, por plot 128 milionë euro.
Në këto kushte, i nderuar drejtues i SPAK-ut, në cilësinë e kallëzuesit dhe si subjekt që ka në mënyrë të drejtpërdrejtë interes të ligjshëm lidhur me kallëzimin e depozituar, si dhe bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me anë të kësaj kërkese kërkojmë informacion lidhur me:
Statusin Juridik të të tria procedimeve penale për të cilat LSI-ja ka depozituar kallëzime penale;
Pa cenuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria, si dhe informacioneve lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që u atribuohet personave që po hetohen për të tre inceneratorët;
Nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur” për inceneratorët e Fierit apo të Tiranës, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka justifikuar dështimet e raund...
Një efektiv i Policisë së Burgjeve ka humbur jetën në ambi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla,...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një ...
Siç u paralajmërua më herët, ka dështuar edhe raundi i tre...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Punët e Jashtm...
I dashuri i përfolur i Vjollca Hoxhës, pronares së "Top Me...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Autoriteti europian i policisë, Europol, është i shqetësua...
Vera po vjen dhe me të edhe dëshira për udhëtime e pushime...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas djeg...
Një tjetër udhëtim i kompanisë "Wizz Air" është shtyrë...
Olsian Noreci, një emigrant nga Shqipëria, ka një hist...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një denoncim të fortë mb...
250 udhëtarë që duhet të udhëtonin sot nga Piza e Italisë ...
Pedagogia dhe studiuesja e punëve sociale, Sabina Bels...
Prej disa javësh në media është denoncuar afera korrup...
Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka shprehur ngushëllimet...
250 udhëtarë duhet të udhëtonin sot nga Piza e Italisë...
Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta, pritet që t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...