
I dashuri i përfolur i Vjollca Hoxhës, pronares së "Top Media"-s, Shpresim Bajraktari, rezulton pronar i tetë kompanive sipas të dhënave zyrtare të QKB-së.
Por me të gjitha kompanitë, Bajraktari është i zhytur në borxhe ndaj Drejtorisë së Tatimeve dhe Bashkisë.
Për t’iu shmnagur detyrimeve që shkojnë miliarda lekë në total, ai ka ndryshuar emra kompanish, ka hapur dhe mbyllur NIPT-e sekondare, por sërish borxhi në tatime ka mbetur, madje i rritur në shuma marramendëse.
Sot do të trajtojmë një tjetër kompani me të cilën Bajraktari ka falimentuar dhe në mes borxhesh i ka ndryshuar emrin.
Bëhet fjalë për shoqërinë "MPM", "Multi Parking Management", e cila është regjistruar në QKB me 11.11.2015 me numër identifikimi L52311004B. Pas katër vitesh kompania ka ndryshuar emrin në “Dillon Group”.
Kompania "MPM", "Multi Parking Management", me datë 13.08 2019 është njohur me një urdhër për sekuestro nga Dhoma e Përmbaruesve Gjyqësorë.
Kompania nuk i është përgjigjur respektimit të afatit të kërkesave të lajmërimit për ekzekutim vullnetar të dënimit dhe në këtë situatë është vënë në sekuestro nga përmbaruesi gjyqësor, Resul Alushani.

Çuditërisht, një ditë më pas, kompania e ka shlyer detyrimin, por dy muaj më vonë, sërish ndaj saj është lëshuar një tjetër urdhër-sekuestrim.
Me 08.10.2019, përmbaruesi gjyqësor Eris Sotiri i ka kërkuar Qendrës Kombëtare të Biznesit të vendosë sekuestron konservative mbi aktivitetet e palës debitore "MPM", "Multi Parking Management", me qëllim mostjetërsimin e tyre si dhe moskryerjen e çdo veprimi që do të sillte ndryshim në regjistrin tregtar.

Një muaj më vonë hiqet sekuestro dhe bëhet ndryshimi i emrit të kompanisë në "Dillon Group" për të vijuar më tej me historinë e borxheve.
Pasi i ka ndryshuar emrin, në vitin 2019 Shpresim Bajraktari ka marrë një borxh në formë kredie prej 83 840 700 00 lekësh.
Ndërkohë që në vitin 2020 ka rezultuar me humbje në shumën 21448 725 lekë.
Përgjatë viteve 2020-2021, ka pasur disa urdhra për vënien në sekuestro të kësaj kompanie, ashtu siç CNA.al ka raportuar më herët.
Shuma e debive ka shkuar në 66 872 524 lekë.
Me kredi mbi 800 milionë lekë dhe me borxhe në tatime 66 872 524 lekë, Shpresim Bajraktari si një nga ortakët e Kompanisë “Dillon Group", me anë të administratorit Dariel Duka ka mbylluar dhjetëra adresa, ku operonte kompania e tij.
Dhe, sipas Tatimeve, ”Dillon Group” në vitin 2022 rezulton me 864 milionë lekë detyrime të papaguara.
Ndër keto 226 milionë lekë janë sigurime shoqërore.

I dashuri i pronares së "Top Media"-s, me gjithë miliardat e detyrimeve të papaguara, është ende në treg, i paprekur nga institucionet, ndërkohë nga ana tjetër Vjollca Hoxha bën avokaten e tij, duke sulmuar herë pas here në mediat e saj, drejtues të Tatimeve dhe Financave./CNA.al
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Autoriteti europian i policisë, Europol, është i shqetësua...
Vera po vjen dhe me të edhe dëshira për udhëtime e pushime...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas djeg...
Një tjetër udhëtim i kompanisë "Wizz Air" është shtyrë...
Olsian Noreci, një emigrant nga Shqipëria, ka një hist...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një denoncim të fortë mb...
250 udhëtarë që duhet të udhëtonin sot nga Piza e Italisë ...
Pedagogia dhe studiuesja e punëve sociale, Sabina Bels...
Prej disa javësh në media është denoncuar afera korrup...
Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka shprehur ngushëllimet...
250 udhëtarë duhet të udhëtonin sot nga Piza e Italisë...
Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta, pritet që t...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar prop...
Ka përfunduar afati i raundit të tretë për zgjedhjen e...
Moti i keq që ka përfshirë këtë të diel vendin ka sjel...
Ditën e sotme vendi është përfshirë nga mot me vranësi...
Policia Kufitare krahas përballimit me sukses të fluks...
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Prokurorisë për ...
Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...