
Shpresim Bajraktari, i njohur si i dashuri i pronares së "Top Media", Vjollca Hoxha, ka disa kompani në pronësi, që merren me aktivitete të ndryshme.
Por disa prej tyre rezultojnë nën sekuestro për shkak të detyrimeve tatimore.
Një tjetër kompani e Bajraktarit e vënë në sekuestro për borxh tatimor është edhe “EASY INVEST” me numër identifikimi L61424017H.
Kjo kompani ushtron aktivitet financiar jobankar për veprimtari financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë.
Pas licencimit ka rezultuar se kjo kompani ka keqpërdorur të dhënat private të qytetarëve dhe në këtë pikë ka reaguar Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Komisioneri ka kryer verifikim dhe hetim administrativ në kompaninë e Shpresim Bajraktarit dhe ka gjetur shkelje dhe e ka dënuar financiarisht.
Me 25.10. 2016, shoqëria “EASY INVEST”, është lajmëruar për ekzekutim vullnetar të detyrimin financiar.
Por, ai nuk ka kryer asnjë transaksion.
Pas një muaji është dhënë urdhëri për sekuestro.
Përmbaruesi gjyqësor, Alban Ruli, ka urdhëruar vendosjen e menjëhershme të masës së sekuestros konservative në kuotat e shoqërisë “EASY INVEST”.
Bëhet fjalë për shuma në vlerat 100 000 lekë, 50 000 lekë dhe 100 000 lekë. Vlera me të cilat e kishte dënuar, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Hetimi administrative nga zyra Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ndaj kompanisë “EASY INVEST”, ka nisur me 3.05.2016, pra 3 muaj pasi është regjistruar në QKB.
Zyra e Komisionerit ka konstatuar se kontrolluesi “EASY INVEST”, gjatë ushtrimit të aktivitetit financiar realizon marketing të drejpërdrejtë ndaj subjekteve me të dhënat nëpërmjet telefonit.
Në thirrjet e kryera prej tij konstatohet prania e numrave të ceularit të qytetarëve, të regjistruara manualisht në blloqe individuale të operatorëve të kontrolluesit.
Për më tepër kontrolluesi nuk i informon subjektet e të dhënave personale, personin që do të përpunojë të dhënat apo të drejtat ligjore.
Nga verifikimi paraprak edhe nga hetimi administrativ rezultoi se kontrolluesi nuk e kishte përmbushur detyrimin për njoftim në zbatim të nenit 21 të Ligjit nr 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
Sipas zyrës së Komisionerit shkeljet e konstatura janë serioze. Ato lidhen me garantimin e përpunimit të ligjshëm të të dhënave.

Në vitin 2022, kompania në fjalë rezulton në borxh me tatimet. 829 675 lekë të reja borxh në tatime.
Mbi 5 milionë ka qenë borxhi kryesor, i cili është shtuar ndër vite, plus edhe kamatat duke shkuar kështu në mbi 8 milionë lekë detyrime ndaj shtetit.
Ndër këto, 7.6 milionë janë sigurime të papaguara.

Pra, kemi një kompani që është kapur duke keqpërdorur të dhënat private të qytetarëve, dhe që është miliona lekë borxhe në tatime, ndaj së cilës nuk është ndërmarrë asnjë masë ligjore.
Masa janë marrë, por nga ana e kundërt. Dyshohet se pronarja e "Top Medias", Vjollca Hoxha, i ka konvertuar masat në mbrojtje të të dashurit Shpresim Bajraktarit, duke sulmur drejtuesit e institucioneve tatimore./CNA.al
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pak kohë më parë ka b...
GJKKO ka dënuar ish-zyrtarët e Bashkisë Adriatik Velaj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 13 shtetas shqipt...
Komisioni i Rithemelimit ka publikuar sot listën e kan...
15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndër...
Në dosjen Dumani midis disa ish-zyrtarëve të lartë jan...
Autoriteti i Medias Audiovizive ka reaguar pas transme...
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja në Komisionin e...
Përfshirja e policëve në sjellje agresive edhe me pasoja t...
Ditën e sotme në mënyrë tragjike kanë humbur jetën tre...
Ngjarja e Librazhdit ku nusja u kap në një lidhje jash...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rën...
Banorët e zonës “Kodra e Priftit” në Tiranë kanë dalë ditë...
Komisioni i Rithemelimit do të mblidhet sot në mbrëmje...
Xhemil Simixhiu dhe gruja e shoqja Ganimet Vendresha j...
Akademiku Artan Fuga, ka folur në lidhje me situatën p...
94 punonjës të shtetit presin të marrin dëmshpërblim p...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj ka d...
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosj...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...