“Sistemi është bllokuar”/ Akademiku Fuga: Protesta tregon se qeveria e ka humbur legjitimitetin
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...

Vera po vjen dhe me të edhe dëshira për udhëtime e pushime. As inflacioni dhe zërat pesimistë pas rritjes së çmimeve javët e fundit nuk e kanë thyer dëshirën e gjermanëve për udhëtime. Operatorët turistikë gjermanë bëjnë të ditur se ka një rritje të madhe të prenotimeve për verën, rritje madje që ka kaluar edhe nivelin e prenotimeve në periudhën para koronës.
Koncerni turistik, TUI, bën të ditur se të "uriturit" për diell janë gati të paguajnë edhe çmime më të larta për javët më të bukura të vitit. Po ashtu edhe prenotimet e pushimeve të gjata apo hoteleve luksoze kanë shënuar rritje.
Për prenotimet në fuqi koncernet aktuale turistike nuk do të bëjnë rritje çmimesh shtesë, për shkak të rritjes së çmimit të kerozinës. "Pushimet këtë vit duket se janë lart në listën e dëshirave të gjermanëve, pasi një kohë u desh të hiqnin dorë. Madje, as rritja e çmimit të energjisë dhe inflacioni në rritje nuk e presin këtë hov", thotë Norbert Fiebig, president i Shoqatës Gjermane të Udhëtimit, DRV.

Por gëzimi i pushuesve dhe ai i shoqërive të fluturimit për rritjen e numrit të fluturimeve zbehet nga radhët e gjata në shumë aeroporte europiane. Përballë numrit të lartë të njerëzve që duan të pushojnë qëndron një numër i vogël personeli. Ka muaj që kjo mungesë personeli po shkakton kaos në disa aeroporte në Gjermani dhe vende të tjera të Europës.
Në Hanover p.sh. të prekur janë udhëtarët që marrin fluturimet e vona të natës në drejtim të Turqisë dhe Greqisë dhe destinacioneve të tjera në Mesdhe. Shpesh ata përballen me radhë jashtëzakonisht të gjata në "check-in" apo kontrollet e sigurisë. Edhe në aeroportet në landin NRW gjendja nuk është më e mirë. Pjesërisht janë krijuar radhë deri në 300m të gjata, shkruan portali gjerman "Redaktionsnetzwerk", RND.
Prej javësh lufton me probleme të mungesës së personelit edhe aeroporti "Schiphol", Amsterdam, ku udhëtarët është dashur të presin deri në tri orë para kontrolleve të sigurisë, me radhë që dilnin deri në rrugë. Për këtë arsye shoqëria e fluturimit, "KLM", ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme shitjen e biletave. "Vetëm biletat e shtrenjta janë të disponueshme", ka bërë të ditur një zëdhënës.
Radhë të tilla shumë të gjata janë parë sidomos në aeroportet britanike. Shoqëria e fluturimit "Easyjet" për dy javët e ardhshme ka anuluar 200 fluturime. Kjo është e nevojshme, për të mundësuar shërbimin e duhur, është shprehur "Easyjet". Deri më 6 qershor do të preken nga ky anulim 24 fluturime në aeroportin "Gatwick", shkruan "Dpa". Edhe "British Airway" ka anuluar nga prilli 1400 fluturime.
Edhe shoqëria më e madhe gjermane e fluturimit, "Lufthansa" reagon duke reduktuar planin e fluturimeve. Një zëdhënës i "Lufthanës" bën të ditur për portalin "RND", se "Lufthansa" do të anulojë lidhje të brendshme të fluturimit, "për të mënjanuar ngushticat operative" në aeroporte. Kjo është e nevojshme për shkak të mungesës së personelit në aeroporte.

Problemet e mungesës së personelit prekin shërbimet e sigurisë dhe shërbimet e tjera të trajtimit të pasagjerëve. "Në të gjitha aeroportet mungojnë persona të shërbimit, që merren me përgatitjen e pasagjerëve për udhëtim, rreth 20% më pak e këtij personeli në krahasim me periudhën para koronës", ështe shprehur Ralph Beisel, drejtori i Shoqatës Gjermane të Punës në Aeroporte, për portalin "RND". Kjo bën që të ketë vonesa në "check-in", në ngarkimin e valixheve, dhe kontrollin e sigurisë. Po ashtu për shkak të këtyre mungesave të personelit, shumë pasagjerë presin gjatë edhe për marrjen e valixheve.
Sipas Beisel, ka përpjekje të mëdha për ta zbutur situatën, aty ku ka mundësi. "Në pikat kritike shumë aeroporte kanë shtuar punonjësit, p.sh. përmes "floor-walker", persona që ndihmojnë udhëtarët që presin dhe i orientojnë.
Nuk është e sigurtë, nëse deri në verë aeroportet do të rekrutojnë personel të ri. Ekspertët e quajnë këtë si jo të mundshme. Fraport, në Aeroportin e Frankfurtit kërkon t'i përgatisë udhëtarët për probleme gjatë verës. Edhe në verë do të ketë probleme me fluturimin, sepse edhe në këto muaj në këtë aeroport nuk do të jetë në dispozicion 100% e personelit. Në verë priten që fluturime të caktuara të anulohen ose të shtyhen në mënyrë që të shmanget kaosi në aeroporte.
Vetë pasagjerët mund të ndihmojnë duke kryer "check-in" online dhe të japin të gjitha valixhet, që të mos ketë shumë për t'u kontrolluar në kontrollet e sigurisë. Po ashtu informimi paraprak ndihmon që të zbuten disi radhët e gjata. Shumë vende ende kërkojnë test negativ të koronës, kështu që përgatitja e dokumenteve paraprakisht i shkurton kohë personelit në kontrolle. Disa shoqëri ofrojnë shërbimin e dhënies së valixhes një natë më parë, edhe ky shërbim shkurton kohë, mjafton një telefonatë te shërbimi i klientit të shoqërisë së fluturimit për të shkurtuar kohë për të nesërmen./DW
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas djeg...
Një tjetër udhëtim i kompanisë "Wizz Air" është shtyrë...
Olsian Noreci, një emigrant nga Shqipëria, ka një hist...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një denoncim të fortë mb...
250 udhëtarë që duhet të udhëtonin sot nga Piza e Italisë ...
Pedagogia dhe studiuesja e punëve sociale, Sabina Bels...
Prej disa javësh në media është denoncuar afera korrup...
Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka shprehur ngushëllimet...
250 udhëtarë duhet të udhëtonin sot nga Piza e Italisë...
Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta, pritet që t...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar prop...
Ka përfunduar afati i raundit të tretë për zgjedhjen e...
Moti i keq që ka përfshirë këtë të diel vendin ka sjel...
Ditën e sotme vendi është përfshirë nga mot me vranësi...
Policia Kufitare krahas përballimit me sukses të fluks...
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Prokurorisë për ...
Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në...
Moti i keq ka përfshirë sot vendin tonë, nga temperatu...
Ish-kryeparlamentarja ka shprehur mesazh ngushëllimi p...
Irfan Hysenbelliu është i zhytur në borxhe. CNA.al ka ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...