Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ka një reagim që bëhet nga kryeministri Edi Rama, ironik shpesh herë dhe tallës në lidhje me shifrat dhe kostot që kanë pasur inceneratorët, apo totali i vlerave pas 30 vitesh.
Dy ditë më parë, në emisionin ?Opinion?, Zoti Rama u përpoq të na thoshte se vlerat e këtyre kostove do të ishin pas 30 vitesh, kur Fevziu të ishte 90 vjeç.
Në fakt, kryeministri gaboi, sepse një shumë e madhe parash, gati 40 milionë dollarë janë paguar në tre-katër vitet e shkuara nga Qeveria shqiptare, për inceneratorin e Tiranës.
Janë paguar rreth 20 milionë dollarë nga subjekte të ndryshme private nga hedhja e dherave, mbetjeve apo për shkak të punimeve që ata kryejnë në inceneratorin e Tiranës.(Lexo këtu)
Pra, 20 dhe 40 bëjnë 60, Zoti Kryeminister. Dhe 50 milionë euro që janë 55 milionë dollarë, shkojnë 115 milionë dollarë të paguara për inceneratorët nga viti 2017 deri në vitin 2022.
Pra, 115 milionë dollarë janë të paguara nga Qeveria shqiptare. Pa futur këto kostot e mirëmbajtjes që tashmë do t?i administrojë vetë, disa të sekuestruara, etj.
Gjithashtu theksojmë se as inceneratori i Elbasanit dhe as ai i Fierit nuk punojnë, nuk janë vënë në funksion, njëri pas shtatë vitesh nga firmosja e kontratës, tjetri pas 6 vitesh dhe tjetri pas 5 vitesh nga firmosja e kontratës.
Janë paguar 115 milionë dollarë nga biznesi dhe Qeveria shqiptare.
Pra, nuk do paguajë ato 430 milionë euro për 30 vite. Për këtë po sjellim një llogari të thjeshtë.
Vetëm me inceneratorin e Tiranës janë në 3-4 vite, 60 milionë dollarë.
Pra, siç theksuam më lart 40 milionë dollarë nga bashkia e Tiranës dhe Qeveria shqiptare nëpërmjet transfertës, dhe 20 milionë dollarë nga biznesi.
Studimi i fizibilitetit sipas kompanisë koncesionare, dorëzuar në vitin 2017, të cilit i kanë kaluar sot pesë vite. Pra, ka kaluar gati më shumë se 17% e afatit kohor, thotë në studimin e fizibilitetit se investimi është 128 milionë dollarë dhe do të fitohen 120 milionë dollarë për 30 vite dhe në total shkon 430 milionë dollarë.
Tani le të shohim pak shifrat të cilat na thonë se zullumi i inceneratorëve shkon qindra milionë dollarë më shumë sesa studimi i fizibilitetit.
Së pari, vlerat e fshehura në studimin e fizibilitetit janë të ardhurat nga biznesi. Pra, koncesioni me ritmin aktual të këtyre katër viteve në qoftë se do të shumëzohet me pjesen e ngelur, me 7.5 herë, shkon fiks tek pjesa e vlerës totale të deklaruar, rreth 430 milionë dollarë.
Këtu ka vetëm dy zëra. Të ardhurat për 30 vite kapin vlerën 430 milionë dollarë, me ritmet aktuale, me paratë që paguan Qeveria shqiptare dhe paratë që paguan biznesi për hedhjen e dherave, mbetjeve, etj.
Por, shumë zëra të tjera nuk deklarohen aspak. Dhe Zoti Kryeministër tani duhet ta kuptojë se 7 herë 7 nuk bëjnë 42.
Por, mesa duket 7 herë 7, këtë radhë duhet të shkojë shumë herë më tepër se vlera 49. Do të duhet një numër tjetër për të shumëzuar 7-en. Sepse me llogaritjen aktuale, me xhiron, me të ardhurat që ka inceneratori I Tiranës, për brenda 3 apo 4 viteve, pa pasur incenerator, me ritmet që ka, brenda 30 viteve, në 25 apo 26 vitet e ardhshme, janë totale të siguruara.
1-Të ardhurat që do vinë nga riciklimi i letrës. Që sërish janë me dhjetëra milionë dollarë.
2-Të ardhurat që do të vinë nga riciklimi i plastikës, sërish janë me dhjetëra milionë dollarë.
3-Të ardhura që do të vinë nga skrapi. Janë edhe më shumë, edhe për shkak të trendit botëror të rritjes së çmimit të hekurit. Është disa fishuar çmimi i skrapit në treg.
4-Të ardhurat që do të vinë nga shitja e dherave. Pra, që do t?iu duhen subjekteve të ndërtimit për të mbushur territoret ku ata ndërtojnë.
5-Të ardhurat që do të vijnë nga shitja e mbetjeve. Pra, pas përpunimit të tyre ato kthehen në pleh dhe shiten.
Pa folur në fund për të ardhurat dhjetëra milionë euro të tjera, të cilat vijnë nga prodhimi i energjisë elektrike sepse tek të ardhurat e mëparshme, nuk janë ato që do të vinë nga inceneratori.
Pra, në katër vite, inceneratori i Tiranës që do të investonte 128 milionë euro, ka marrë 60 milionë dollarë. Gati gjysmën e vlerës totale të investimit.
Tani, me shifrat që ne i përmendëm më lart, duke i saktësuar edhe sipas vetë vlerave të deklaruara nga firma. Duke iu vënë një shumëzim prej të paktën 20 apo 30% të fshehur, pa folur për trendit rritës të çmimeve për zërat që ne I përmendëm më sipër, inceneratori I Tiranës, vetëm ai, me ritmet që ka, dhe duke përmendur edhe zërat e tjera, energjinë, procesin e riciklimit, shitjen e dherave apo të plehrave pas përpunimit, shkon në gati më shumë se 600 milionë euro.
Pra, Zoti Kryeministër këtë herë duhet të pranojë se i ka bërë një gol shtetit.
Ka dhënë një koncesion me 128 milionë euro, me mendimin se ato para ata do t?i kthenin pas për 30 vite, ku do të fitonin edhe 120 milionë euro, në fakt vetëm me xhirot aktuale, vetëm me të ardhurat aktuale, sipas raportimeve që bëjnë ekspertët apo vlerave të përafërta, dyshohet se fitohen të paktën 2 deri në 2.5 milionë euro në muaj.
Çka do të thotë se vlerat reale të inceneratorëve, paratë që do të qarkullojnë, me zërat e vërtetë në treg, me çmimet e rritura dhe me gjithçka ndodh janë disa qindra milionë euro më shumë, sesa vlera 430 milionë që deklarohet nga kryeministri për 30 vite.
Në fakt, këtyre duhet t?iu shtojmë edhe 55 milionë dollarë apo 50 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës dhe Fierit, të cilët në fakt nuk punojnë. Por, edhe ato do të kenë kosto në vazhdim, pasi ndryshe nga Tirana, ata janë thjeshtë për incenerim me kosto marramendëse, kurse Tirana gjeneron qindra miliona euro, për shkak të të ardhurave të mëdha që ka nga zërat që përmendëm më sipër.
Tashmë duhet të presim që të dalë ndonjë ekspert i Qeverisë dhe të na thotë sa vlejnë vërtetë kontrata koncesionare për landfillin e inceneratorin e Tiranës, sa do të jenë të ardhurat, edhe sipas zërave të dorëzuara në studimin e fizibilitetit nga koncesionari I cili në fakt ka mashtruar shtetin./CNA.al
Dokumentet ekskluzive/ Shifrat marramendëse, zbulohen pagesat për inceneratorin e Tiranës
Raporti i KLSH-së që ?arreston? SPAK-un
Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shprehur ashëpër ...
Ministri Niko Peleshi në fjalimin e tij në Kongresin e PS, k...
Lulzim Basha, nga zyrat në Torre, Drin, po vijon të mbaje pe...
Sot do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e kryet...
Sot Partia Socialiste do të zhvillojë Kongresin, i cili do t...
Nesër mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, detajet e të cil...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, ka fol...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradin...
Zëvendës ministri gjerman i Transportit dhe Infrastrukturës ...
Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka komentuar legalizimin e k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimet e s...
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ...
Ish kryeministri Sali Berisha i është rikthyer arratisjes së...
Ish kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp k...
Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisioni...
Kryeministri Edi Rama doli edhe një herë tjetër zhveshur.Jo ...
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me ndërtimin e port...
Kryeministri Edi Rama në mënyrë indirekt ka treguar se do e ...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me ironi pas d...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar nëse qytetarët shqiptarë do...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...