“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kryeministri Edi Rama doli edhe një herë tjetër zhveshur.
Jo nudo si para disa vitesh i zhveshur me duart e tij, por nudo, i zhveshur nga aferat korruptive, për të cilat nuk mund të përgjigjet.
Në këtë situatë, u shfaq një natë më parë kryeministri Edi Rama, i cili prej tre mandatesh qëndron në krye të ekzekutivit.
Afera më e madhe korruptive siç është ajo e inceneratorëve, e ka nxjerrë tërësisht zbuluar Ramën.
Ky i fundit, me qëndrimin e njëjtë se nuk mban përgjegjësi për të tjerët, i ka ikur zëri përballë korrupsionit që është prodhuar me inceneratorët.
Një ish Ministër dhe një ish deputet, i ka në burg për inceneratorët, por Rama nuk ndjen përgjegjësi, ligjore jo e jo por as morale jo.
Përtej të gjithë kësaj sjellje, Rama edhe pse nuk e pranon, tradhëtohet nga gjuha e trupit që tregon se është nën panik.
Në këto rrethana, ai dërgoi një natë më parë mesazhe të koduara, për të arrestuarit e inceneratorëve por edhe për ata që janë në listë.
Rama ka qenë thirrur si dëshmitar në Komisionin Hetimor parlamentar për inceneratorët, pavarësisht se si shkoi, por nuk është thirrur deri më tani nga drejtësia.
Ai pretendon se bashkëpunëtorët e mirë të tij kanë bërë gjëra pas shpinës së tij, ndërkohë flet me superlativa për punën e tyre.
Edhe pra se i ka bashkëpunëtorë dhe njëherësh nga ana tjetër thotë se kanë qenë jashtë kontrollit të tij.
?Përgjegjësia ime është për rezultatet. Përgjegjësia ime për një ministër që shkon e merr lekë është vetëm një, që drejtësia të bëjë punën e saj,? tha ndër të tjera Rama.
Gjithashtu ai ju shmang disa pyetjeve të drejtëpërdrejta lidhur me përfitimet e kompanisë që ka fituar tenderin e inceneratorëve, madje ai refuzoi disa herë të përgjigjej, duke anashkaluar bisedën në studio, kur fillimisht kërkoi t?i shërbehej një kafe nga stafi i emisionit, ndërsa më pas u ngrit nga kolltuku dhe u afrua te publiku duke ndërperë bashkëbisedimin live, teksa tha se qytetarët janë më të interesuar të dëgjojnë lidhur me krizën e çmimeve me të cilën po përballet edhe Qeveria.
Korrupsionin me inceneratorët, lekët që iu janë vjedhur shqiptarëve me inceneratorët, Rama e anashkalon, duke lënë kështu të kuptohet se kjo aferë i ka shkaktuar një dhimbje të madhe koke dhe ka dridhur tokën nën këmbë.
Shkojmë më tej, kur shfaqet me filxhan në duar, në rolin e fallxhorit, në rolin për të cilin më herët akuzonte kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
Në përpjekje për të sqaruar se përse u shkarkua Fierza, ndërkohë që më herët ka blerë energji me çmim më të shtrenjtë dhe e ka shitur më lirë, Rama inskenoi një fall me filxhan kafeje.
Edhe kjo temë e nxori të zhveshur, duke u përpjekur të mbulohej me llumin e filxhanit të kafesë.
?Pse ne shesim energji më lirë se sa e blejmë? Sepse e shesim kur ka shumë reshje dhe ka shumë prodhim dhe duhet që ose ta shesim dhe ose ta derdhim ujin, kurse kur e blejmë e gjithë zona ka nevojë për energji dhe është e thatësirë gjithandej?, tha Rama me filxhanin në duar.
Pothuajse në të gjitha situatat, Rama edhe njëherë tjetër doli zhveshur para opinionit publik.
Doli jashtë kontrollit për inceneratorët, përfundoi tek llumi i kafesë, u kap mat duke gënjyer për rimbursimin e fishave të diabetit, u drodh dhe u spërdrodh në studion e Opinionit, për të bërë show, me qëllim që të mjegullonte skandalet dhe t?u jepte zë, veprimeve të tij, si prej të dehuri./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me ndërtimin e port...
Kryeministri Edi Rama në mënyrë indirekt ka treguar se do e ...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me ironi pas d...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar nëse qytetarët shqiptarë do...
Pas dorëheqjes së vonuar, Lulzim Basha ka nxjerrë të tijët q...
Thuajse gjysma (48,3%) e kryeqytetasve shqiptarë mendojnë se...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën në Partinë Demokr...
Kryeministri Edi Rama ka larguar përgjegjësinë nga afera e i...
Në emisionin “Opinion” është diskutuar për çështjen e incene...
Presidenti Ilir Meta tha se sovraniteti i vendit do të jetë ...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me legalizimin e kanab...
Pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv...
Presidenti Ilir Meta tha se Lulzim Basha ka shitur zgjedhjet...
Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, i cili para pak kohësh masht...
Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar se çfarë nënkupton legaliz...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso ka hedhur drit...
Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri ka qenë në qendër t...
Lideri i demokratëve Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me l...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo ka folur në...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e mar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...