Kur do të shkojë SPAK-u në Ujësjellësin e Tiranës/ Tenderat, me procedurë korruptimi
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e bashkis...

Koncesioni i inceneratorëve, afera më e akuzuar në këto 30 vite demokraci, tashmë është në duart e drejtësisë.
Një aferë e nisur në vitin 2014, një vit pas ardhjes së Rilindjes në pushtet. Ku për dy vite janë nënshkruar tri kontrata koncesionare. 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier, dhe 128 milionë euro në Tiranë.
Por, në vlera reale, taksapaguesve shqiptarë sipas përllogaritjeve të ekspertëve, pritet që t’u kushtojë rreth 600 milionë euro.
Në lidhje me inceneratorët, tashmë janë në pranga një ish-ministër dhe një ish-deputet i Rilindjes.
Por, duket se dardha e ka bishtin prapa, dhe SPAK-u nuk mund të mbyllë sytë për mediat që janë paguar nga inceneratorët.

Ashtu sikurse ka raportuar CNA.al, media, gazetarë, deri edhe portale periferike, janë paguar nga inceneratorët. Kjo me “justifikimin” e reklamave.
Por, çfarë reklamon një landfill? Dhe pse duhet të reklamojë një monopol?
Këtë përgjigje duhet ta japin përpara organeve të drejtësisë.
Mes mediave që kanë marrë “thelën” e tyre nga koncesioni i inceneratorëve, është edhe Kompania “Focus Group”, e Irfan Hysenbelliut që përfshin televizionin “News 24”, “Balkanweb”, etj, e cila ka marrë miliona lekë nga inceneratorët, ndërsa në listëpagesë ka qenë edhe kompania e televizionit “Fax News”.
CNA.al ka siguruar të dhëna zyrtare që tregojnë se “Focus Media News” sh.p.k, K21909002K, ka marrë pagesa sistematike nga kompanitë e inceneratorëve.
Vetëm në gjysmën e parë të 2021-shit “Focus Media News”, ka marrë gati 100 milionë nga kompania e Klodian Zotos, të inceneratorëve.
Tabela e mëposhtme tregon se në shtatë muajt e vitit 2021, pra nga janari në korrik, Irfan Hysenbelliu është paguar me gati 11 mijë euro në muaj ose 13 milionë lekë.
Pra, është paguar në një total prej 91 milionë lekësh vetëm në 7 muaj të vitit 2021.
Edhe “Fax Media News”, është paguar sistematikisht nga kompanitë e inceneratorëve.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, në të paktën 7 fatura të vitit 2021, vlera shkon mbi 90 milionë lekë, para të ekzekutuara për , Fax Media News.
Pra, kompania e Irfan Hysenbelliut dhe familjarëve të tij ka marrë nga inceneratorët në vazhdimësi një shumë prej gati 25 mijë euro në muaj në total.
Por, ndërkohë që SPAK-u po heton, janë arrestuar zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, janë sekuestruar pasuri, prokurorët e SPAK-ut nuk mund të mbyllin sy e veshë në lidhje me paratë që kanë shkuar te mediat kryesore në vend.
SPAK-u duhet të hetojë çdo transaksion, të gjithë zinxhirin e kompanive, dhe çdo person që ka marrë “thelën” e tij në këtë aferë.
SPAK-u duhet të hetojë ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Janë dhënë para për propagandë nga afera korruptive e shekullit. Ato janë paratë e shqiptarëve e duhet t’u kthehen shqiptarëve. Nuk mund të ngelen në xhepat e rreckosur të Irfanit nga borxhet e kreditë./CNA.al


Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e bashkis...
Sistemi i referimit ‘online’ të pacientëve si për te mjeku s...
Gazetari Mentor Kikia ka hedhur dyshime të forta, se Polic...
Entela Zeneli, një qytetare e Tiranës, është ankuar pranë em...
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes skemën e futjes së...
Dy persona trokasin me forcë në derën e banesës së një qytet...
Parku natyror Kune Vain në Lezhë, një zonë e mbrojtur, po “k...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” e çon gazetarin në De...
Banorët e lagjes “Postbllok” në Kuçovë vijojnë të jetojnë me...
Një zotëri tregon për emisionin investigativ “Stop” se si ës...
Joana Bocaj, e reja mashtruese nga Vlora kishte krijuar prof...
Si më sulmoi për të dashurin e saj? Si përdori emisionin “...
Një qytetare nga Lushnja është ankuar në emisionin “Fiks Far...
Jemi në fshatin Boçovë të Fierit te 82-vjecari Idriz Bana. N...
Fshati Dvoran është rreth 6,5 km nga qyteti i Korçës ku jeto...
Koncesioni i inceneratorëve, një ndër aferat më të akuzuara,...
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë ...
Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e zonjës ...
Një tjetër dramë sociale u denoncua në “Stop” mbrëmjen e kës...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë rastin e një gruaje ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...