Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Një zotëri tregon për emisionin investigativ ?Stop? se si është mashtruar nga 28-vjeçarja Joana Bocaj nga qyteti i Vlorës. Zonja është prezantuar si punonjëse e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë dhe ka thënë se i duheshin rreth 100 punonjës pasi mbulonte gjithë jugun.
Zotëria në fjalë ka paguar 2500 euro te Joana Bocaj që nusja e djalit të fillonte punë si shefe finance në Spitalin Memorial të Fierit. Bocaj i dha edhe një urdhër emërimi dhe procedura do të përfundonte për dy muaj. Por kaluan më shumë se 6 muaj dhe ende asgjë. Më pas zotëria i kërkoi lekët, por as ato nuk i mori.
Denoncuesi: Më është vetëofruar një punonjëse e Shëndetësisë Vlorë me emrin Joana Bocaj, më ka vetëofruar vende pune pasi sipas saj mbulonte gjithë jugun. Në këmbim të vendit të punës, ajo donte para. Unë kam pasur nevojë për nusen e djalin sepse e kam ekselente duke marrë para borxh, 2 500 euro.
Gazetarja: Për nusen e djalit tuaj, çfarë pozicioni pune do të gjente ajo?
Denoncuesi: Shefe finance në Spitalin Memorial. Pastaj ajo më thoshte mua se kam nevojë për vende pune të tjera sepse unë mbuloj gjithë jugun dhe dua një ekonomist këtu, një atje, dua një recepsionist për në spital.
Gazetarja: Në cilin vit ndodhën këto premtime?
Denoncuesi: Në 2021, pas zgjedhjeve të prillit.
Gazetarja: Ju e keni bërë pagesën që në fillim tek ajo?
Denoncuesi: Po, po. Pagesën që në fillim dhe shuma ishte 2,500 euro dhe tha që do të merrni vendimin dhe gjatë këtyre muajve, ajo merrte të tjera. Ishte një rast tjetër për një shoqen e një gruas atje për 1,500 euro dhe dy mbesat e gruas për infermiere në Vlorë me 4 mijë euro.
Gazetarja: Sa arrin shuma në total?
Denoncuesi: Shuma mund të shkojë 10 mijë euro. Pas 2 muajsh, vjen një urdhër emërimi dhe me këtë urdhër emërimi që mori nusja e djalit tim, ajo iu tregonte të tjerëve shiko se kjo filloi, i ka ardhur urdhëri i emërimit.
Gazetarja: Por ndërkohë, nusja e djalit nuk kishte filluar punë?
Denoncuesi: Nusja e djalit nuk filloi se i tha që vendimin do ta marrësh në Vlorë.
Gazetarja: Dhe kur dilte vendimi?
Denoncuesi: Vendimi tha do të presë 1 -2 muaj. Kaluan 6 muaj dhe ajo nuk bëri gjë. Lekët thotë se do t?i jap. Nga emisioni ?Stop? kërkoj që të më ndihmojë që të më kthehen lekët, nuk dua asgjë tjetër.
Një zonjë tjetër tregon, se ka dhënë 2 milionë lekë për një vend punë si specialiste në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetsor.
Denoncuesja: M?u premtua një vend pune në vitin 2021 si inspektore tek Operatori i Kujdesit Shëndetësor përkundrejt një sasie lekësh, 2 milionë lekë. Ne menduam se do të na e gjente vërtetë. Ka qenë në fund të Tetorit kur kam bërë pagesën. Pritëm, pritëm, kaluan shumë muaj ndërkohë edhe flisnim me të në telefon dhe thoshta jo po sot, jo po nesër. Derisa kaluan 6 muaj dhe ne i kërkuam lekët.
Gazetarja: Dhe çfarë justifikimi nxorri për mosrealizimin e punësimit ndaj jush?
Denoncuesja: Thoshte se janë ndërruar drejtorët, do të presim dhe pak kohë. Ka premtuar se do t?i sjellë lekët. Thotë se do t?i nis sot, do t?i nis nesër. Deri tani as lekë, as punë, asnjë gjë.
Një tjetër zonjë nga Tirana tregon se Joana Bocaj u ofrua për të siguruar pagesën e kempit për dy të afërmit e saj dhe punësimin e saj. Në total zonjës i ka marrë rreth 8 milionë lekë, nga të cilat i ktheu 3 milionë.
Denoncuesja: Joana Bocajn e kam njohur përmes një të afërmi. Është prezantuar tek ne si specialiste e shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Vlorë duke u ofruar të na ndihmojë me kempin e një të afërmi pasi është në gjendje shumë të rëndë.
Gazetarja: Sa kërkonte për ta rregulluar pagesën e kempit?
Denoncuesja: Për këtë të afërmin kërkoi 2 milionë lekë.
Gazetarja: Ju e bëtë pagesën?
Denoncuesja: Po, e bëmë pagesën. Përveç këtij të afërmi, ai ka dhe një vëlla me të njëjtën sëmundje pak a shumë. Meqenëse ai nuk ishte 100 për qind në gjendje shumë të rëndë, kërkoi 3 milionë lekë për të afërmin tjetër.
Gazetarja: Si thoshte se e rregullonte pagesën e kempit?
Denoncuesja: Thoshte se unë punoj tek kempi, jam pjesëtare e bordit ku do të vendosej kempi dhe normalisht do ta rregullonte ajo. Me Joanën për të bërë pagesën jemi njohur në Tetor të 2021-shit. Ka ardhur, ka marrë pagesën dhe kur u takuam përsëri, më ofroi një vend pune tek Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor këtu në Tiranë. Më tha se do të të çoj shefe sektori tek financa dhe më kërkoi një shumë prej 3 milionë lekësh.
Gazetarja: Juve ju mori në total 8 milionë lekë?
Denoncuesja: Po. Në dijeninë time, në rrethin pak a shumë që ne njohim, janë diku tek 50 persona dhe bëhet fjalë diku tek 200 milionë lekë nëse i mbledhim sa ju ka premtuar vende pune, kempe, licenca gjithë këtyre njerëzve.
Po ashtu, një rast i ngjashëm ka ardhur në emisionin ?Stop? ku denoncohet sërish mashtrimi i Joana Bocajt.
Denoncuesja: Përshëndetje, edhe unë kam të njëjtin problem, jam mashtruar nga Joana Bocaj. Personalisht në informacion, pastaj një pjesë tjetër ju ka premtuar të afërmëve tanë vende pune si shoferë, si infermierë, si ekonomisë, si juristë.
Gazetarja: Vendet e punës ku do të ishin, në çfarë institucioni?
Denoncuesja: Do të ishin në QSUT edhe tek Drejtoria e Fondit. Ka bërë disa telefona me njerëzit tanë të afërm që ju ka thënë se ju keni fituar portalin, por realisht asnjë vend pune nuk u realizua. Kështu ne kemi rënë pre e gjithë këtij mashtrimi. Kanë paguar 2 milionë lekë të vjetra, 2 milionë euro, 1 milionë e gjysëm lekë e të tjera e të tjera./tvklan.al
Joana Bocaj, e reja mashtruese nga Vlora kishte krijuar prof...
Si më sulmoi për të dashurin e saj? Si përdori emisionin “...
Një qytetare nga Lushnja është ankuar në emisionin “Fiks Far...
Jemi në fshatin Boçovë të Fierit te 82-vjecari Idriz Bana. N...
Fshati Dvoran është rreth 6,5 km nga qyteti i Korçës ku jeto...
Koncesioni i inceneratorëve, një ndër aferat më të akuzuara,...
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë ...
Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e zonjës ...
Një tjetër dramë sociale u denoncua në “Stop” mbrëmjen e kës...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë rastin e një gruaje ...
Në gusht të vitit 2020, CNA.al raportoi se si noterja Violet...
Kryeministri Edi Rama sot gjatë një deklarate për mediat, ku...
Emisioni “Stop” trajtoi ditën e sotme denoncimin e një prona...
E gjitha ndodh vetëm për një reagim në facebook dhe profesor...
Prokurori i Gjirokastrës, Emëror Kasaj, i ka thënë lamtumirë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një de...
Në dhjetor të vitit 2020, CNA.al ka bërë një denoncim në lid...
Këngëtari i njohur korçar, Endri Prifti, ka reaguar pas akuz...
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me 22 milionë eur...
Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar një skandal, që sipas s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...