
Mirel Mërtiri është njeriu “hije”, i cili dyshohet se qëndron pas skemës së koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri. Një koncesion ndër më të akuzuarit, për të cilin tashmë ka edhe një hetim nga organet e drejtësisë.
Bëhet fjalë për tre inceneratorë, në Fier, në Elbasan dhe në Tiranë, ku fituese e këtij koncesioni është kompania “Integrated Energy B.V.", e cila tentoi të “shitej” si një sukses holandez.
I quajtur edhe si “truri” i skemës së inceneratorëve, Mirel Mërtiri, deri disa ditë më parë, nuk dilte drejtpërdrejt me emrin e tij në skemë, si përfaqësues i kompanisë së inceneratorëve.
Por, ditët e fundit CNA.al ka publikuar dokumente ekskluzive që tregojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Mirel Mërtirit, ku një herë shfaqet si delegat i kompanisë së inceneratorëve, e herë tjetër si përfaqësues.
Ndërkohë, CNA.al sjell sot një tjetër dokument ekskluziv, që tregon sërish lidhjen e Mirel Mërtirit me kompaninë, e cila duket se qëndron në majë të piramidës që ka marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një deklaratë noteriale, e lëshuar nga kompania "Integrated Energy B.V.", që autorizon Mirel Mërtirin të hapë llogari bankare apo të transferojë para, në emër të kësaj kompanie, në Zvicër.
Deklarata noteriale është firmosur nga dy përfaqësuesit e kompanisë, një shtetas gjerman, Marcc Lapat, si dhe një shtetas italian Giuseppe Ciaffaglione, emri i të cilit del edhe tek inceneratori i Tiranës.



Pra, përtej asaj që u pretendua se koncesioni i inceneratorit të Tiranës është marrë nga një kompani holandeze, CNA.al ka treguar nëpërmjet dokumenteve se kompania "Integrated Energy B.V." ishte një kompani, ku pas saj fshihej Klodian Zoto dhe ajo ishte regjistruar në adresën Delflandlaan 1 Queens Tower në Amsterdam, si pjesë e një grupi kompanish ku humbeshin gjurmët.
Por, këto ishin dhjetëra kompani me të njëjtën adresë dhe ishin pjesë e kompanisë mëmë, Residence Corporate Services BV, ku brenda saj përfshihej edhe kompania Almares Menagment, e cila ishte bashkëdrejtore e kompanisë "Intgrated Energy BV", e cila më pas u bë Geogenix B.V.
Dhe tashmë sjellim dokumentin ku kompania "Integrated Energy B.V. autorizon Mirel Mërtirin të transferojë paratë në Zvicër.
Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se CNA.al ka publikuar edhe të tjera dokumente që faktojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Mirel Mërtirit, me kompanitë e inceneratorëve, të cilat duke përdorur Shqipërinë si “trampolinë”, po tentojnë të shpërndahen në shumë vende të Afrikës apo dhe Lindjen e Mesme.
Së pari, doli që Mirel Mërtiri ka qenë drejtor i kompanisë “Integrated Technology Services”. Kjo e fundit kompania që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës.
Gjithashtu, emri i Mirel Mërtirit dilte si administrator edhe në kompaninë "ER One Albania", ku bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja është ortake me "Energy Recuperator", e cila ka si ortakë dy shtetas italianë, Ernesto Granelli dhe Mario Granelli.
Më tej, është dokumenti i publikuar nga CNA.al, ku Mirel Mërtiri del si negociator i Geogenix B.V, në Zimbabve.

Ndërsa në vitin 2019 pak kohë para se në të fillonim publikimin e një dosjeje të plotë në lidhje me inceneratorët në Shqipëri, Mirel Mërtiri shfaqet drejtpërdrejt me firmën e tij, në Irak, si përfaqësues i kompanisë "Integrated Energy B.V.".


Ndërkohë, së fundi emri i tij del edhe në një akt noterial, për të hapur llogari apo për të transferuar para në Zvicër.
Ai që deri dje dilte si një “oborrtar” i thjeshtë, tashmë faktohet lidhja e Mirel Mërtirit me inceneratorët, në më shumë se një rast.
Një kompani pa asnjë aktivitet, vjen në Shqipëri, merr një koncesion ku vetëm kontrata fillestare është 128 milionë euro, propagandohet në media si një “sukses holandez”. Dhe më pas shpërndahet nëpër botë, duke thënë se kemi eksperiencë në Shqipëri./CNA.al
Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar...
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
Emisioni Fiks Fare e ka denoncuar këtë fakt edhe para ...
Problematika e radhës e ka çuar emisionin investigativ...
I quajtur si “truri” i inceneratorëve në Shqipëri, Mir...
Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një document ekskluziv,...
Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asn...
Gjatë ditëve të fundit, Rilindja po zhvillon të ashtuq...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...