Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan për punimet në rrugën “Hasan Bleta” që kalon pranë shtëpive të tyre.
Rruga që po ndërtohet është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Por rruga ka devijuar nga projekti, nuk ka të njëjtën gjerësi nga fillimi deri në fund dhe nuk ka trotuare.
Banorët kërkojnë që rruga të bëhet brenda standardeve. Në 50 metra distancë janë aplikuar standarde të ndryshme.
“Ne jemi banorë prej 30 vitesh këtu. Erdhën këta zotërinjtë, na piketuan vendin, do prishin muret. Dakord i thamë, sa do prishet ju e dini”.
“Kjo rruga ka dalë si gjarpër, e kanë bërë si sytë e tyre”.
“20 metër mur kanë prishur aty, nuk kam thënë asnjë gjë. Të bëhet rruga me trotuar, duam rrugën të bëhet siç duhet”.
“Rruga të prishet nga të dyja anët njësoj siç janë shënuar”.
“Ishte muri deri këtu. Thanë do prishet, e prisha. Bëra kollonë të re që ta bëj portën pas murit. Kur erdhën ata thanë që nga piketimi të bie kollona këtu (më përpara). Dhe u thashë, pse e prishët kur unë e kisha mirë? Edhe tani si ta bëjmë në”.
Vetë banorët shkojnë në Bashki dhe një inxhinier në zyrën e Urbanistikës i thotë që Bashkia e Vlorës nuk ka dijeni për këtë situatë, pasi rruga po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Madje, ai ju thotë banorëve se ajo rrugë nuk duhet të ishte bërë, por investimi të bëhej diku tjetër.
Specialisti-Nuk duhet të shtrohet ajo rruga! Lekët nuk duhet të venë atje, duhet të venë vend tjetër! Ai asfalti është caktuar diku tjetër, nuk mund ta hedhin aty!
Qytetari-Nuk është bërë akoma asfalt. Ato kanë punimet, kanë shtuar tubat e ujit të…
Specialisti-Ato tubat, nuk duhet të venë atje! Duhet të venë në një rrugë tjetër! Ka rrugë të tjera, që duhen shtruar!
Qytetari-Ne nuk na shqetëson, sepse….
Specialisti-Tani, unë e kuptoj, që ju s’ju shqetëson, sepse mirë ju bëhet, por realisht ajo rrugë nuk duhet të shtrohet tani! Do shtrohet më vonë!
Qytetari-Bashkia ka përgjegjësi tani, për këto punime?
Specialisti-Bashkia po të kishte përgjegjësi, nuk do ta shtronte atë rrugë. Nuk merret Bashkia me këtë investim, por merret Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është i Qeverisë.
Qytetari-Tani, kur i bëri, pse tani e ka anashkaluar rrugën, e ka futur edhe 20 pond brenda xhadesë?
Specialisti-Nuk di t’ju jap përgjigje!
Qytetari-Edhe as trotuare, as gjë prej gjëje.
Specialisti-Do t’i drejtoheni FSHZH. Ata po e bëjnë zbatimin e punimeve, ato e kanë mbikqyrjen e punimeve!
Drejtori i urbanistikës, Jurgen Collaku, bisedoi në telefon me gazetaren e “Stop”, dhe tha se do të interesohet për zbatimin e projektit të rrugës “Hasan Bleta”.
“Është financuar, tenderuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Neve si Bashki, thjesht na kanë vënë në dispozicion projektin. Do interesohem absolutisht! S’diskutohet kjo gjë! Direkt, tani”, thotë drejtori i urbanistikës.
Emisioni Stop do të vijojë ta ndjekë këtë çështje që projekti të zbatohet me përpikmëri. /tvklan.al
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
Emisioni Fiks Fare e ka denoncuar këtë fakt edhe para ...
Problematika e radhës e ka çuar emisionin investigativ...
I quajtur si “truri” i inceneratorëve në Shqipëri, Mir...
Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një document ekskluziv,...
Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asn...
Gjatë ditëve të fundit, Rilindja po zhvillon të ashtuq...
Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pron...
Të dy pedofilët e denoncuar nga "Fiks Fare" me audio e...
Ndërkohë që shqiptarët presin që institucionet e reja ...
Nëpërmjet dokumenteve ekskluzive, CNA.al ka publikuar ...
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestu...
Pas rezultatit “spektakolar” kundër bagëtive, të polic...
Nuk është për të qeshur, është për të qarë. Policia e ...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të ...
Një ndër kompanitë për të cilën ngrihen dyshime se është k...
Këto produkte nga informacione që "Fiksi" ka marrë hyj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...