Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, është ndër më të akuzuarat në Shqipëri.
Bëhet fjalë, për disa qindra milion euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, dhe përfundojnë në kompani guackë në Hollandë.
Por, ashtu sikurse ka raportuar CNA.al, para se të shkojnë tek mbetjet, tentakulat e inceneratorëve janë shtrirë edhe të ujësjellësit.
CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.
Por, duket se tentakulat e inceneratorëve nuk ndalen. Duke shitur si “histori suksesi” rastin e Shqipërisë, kompania që qëndron në majën e piramidës që ka marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipërië, Integrated Technology Services, e Klodian Zotos po “shëtit” në shumë vende të botës.
CNA.al sjell më poshtë një dokument ekskluziv, i cili mban datën 2 nëntor 2020, dhe tregon se e njëjta skemë e përdorur në Shqipëri është tentuar edhe në Irak.
Në dokumentin më poshtë, në datën 2 nëntor 2020, ITS e Klodian Zotos i ka drejtuar një letër autoriteteve në Irak, ku propozohet e njëjta skemë si në Shqipëri.
Të njëjtin “sukses” që kanë pasur në Shqipëri me Ujësjellësit, po kërkojnë ta bëjnë edhe në Irak.
Pra,fillimisht u propozua trajtimi i mbetjeve në Zimbabve, ku një ndër delegatët e kompanisë Geogenix, që në fakt është kompania që ka marrë inceneratorin e Tiranës, ishte edhe Mirel Mërtiri.
CNA.al një ditë më parë nxori një tjetër dokument. Kësaj radhe në Irak.
Dhe përfaqësues i Integrated Energy B.V, në Irak, është Mirel Mërtiri.
Pra, Mirel Mërtiri firmos letër kërkesë në Irak, në emër të kompanisë që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës.
Një kompani e regjistruar në Hollandë, ku në fakt del një skemë, me disa kompani off shore.
Ndërkohë, sot sjellim dokumentin e radhës, që tregon se Integrated Technology Services, kërkon që pas “suksesit” me inceneratorët të shtrijë tentakulat tek Ujësjellësit, edhe në Irak, ashtu sikurse ka bërë në Shqipëri.
Skema në Shqipëri
Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, rrjeti i kompanive të inceneratorëve, që fillojnë në Elbasan, shkojnë në Fier dhe në Tiranë, tashmë së fundi edhe me landfillin e Vlorës, nuk janë thjeshtë dhe vetëm pjesë e një zinxhiri që është marrë me mbetjet.
Historitë e tyre fillojnë vite më parë. Menjëherë pas ardhjes së Rilindjes në pushtet kanë lëshuar tentakulat e tyre në shumë bashki të vendit. Disa para vitit 2013 dhe më pas duke e shtuar punën e tyre kryesisht në Berat, në Fier, Tiranë, por edhe në Korçë.
Një auditim i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësave.
Klodian Zoto mori 6 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Korçës, për matësa inteligjentë, matësa elektronikë. Që quhen sistemi elektronik, për matësit e ujit.
Në fakt janë disa matësa kinezë, të cilët sillen dhe instalohen, duke pasur një vlerë 5-6 fish, më të lartë se tregu. Matësat kushtojnë nga 110-130 euro. Ndërkohë që matësat e zakonshëm kushtojnë në cilësinë e tyre më të lartë, të kolauduar dhe me standardet e BE-së, jo më shumë se 20 deri në 30 euro.
Ndërsa në Bashkinë e Beratit gjithçka ka filluar rreth tetorit të vitit 2013.
Klodian Zoto i ITS-së, shkon dhe pas negociatash, Bashkia e Beratit merr një kredi nga një bankë e nivelit të dytë, rreth një milion euro për matësa ëirless. Matësa këto të cilat do të vendoseshin në këtë qytet, por do të kishte dhe një të ashtuquajtur sallë operative, dhe kontrolli apo menaxhimi si dhe kostot e matësave dhe rrjetit të transmetimit.
Sipas një denoncimi të ardhur në CNA.al flitet për një sallë kontrolli dhe menaxhimi të rrjetit e cila ka kushtuar rreth 380 mijë euro. Sipas KLSH-së, kjo është pjesë e projektit.
Por, pas një viti ose diçka më shumë, është “hedhur në kosh të plehrave”, sepse i gjithë investimi është bërë në një objekt privat ku ka qënë Drejtoria e Ujësjellësit, e cila më pas ka ndryshuar zyrat e saj dhe ka shkuar në një ambient tjetër, pas një investimi të bërë nga KFW Bankë.
Nga të dhënat zyrtare, të siguruara nga CNA.al, duket se tentakulat janë të shtrira në shumë bashki. Duke filluar në Korçë, me pas në Pogradec, në Fier, në Lushnje, në Elbasan dhe së fundi edhe në kryeqytet, në Tiranë.
Pra, në Shqipëri kompanitë e inceneratorëve dhe rrjeti i tyre e filluan me matësat. Kompani pa ndonjë peshë në treg filluan me matësit, në disa bashki.
Ndërsa tashmë e njëjta skemë po përdoret edhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Është çuar fillimisht Mirel Mërtiri për mbetjet. Më pas shfaqet Klodian Zoto për matësat. Pra, e njëjta skemë e përdorur në Shqipëri, është çuar edhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Në Shqipëri u shit si një kompani holandeze, e regjistruar në guacka. Më pas kjo kompani shpërndahet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, duke thënë se kemi eksperiencë në Shqipëri.
Që në fakt, në Shqipëri është e qartë tashmë “puna e mirë” që kanë bërë. Ku kemi dy inceneratorë që nuk punojnë, në Elbasan dhe në Fier, ndërsa në Tiranë një landfill, që paguhet nga taskat e shqiptarëve për incenerim mbetjesh, kur në fakt nuk ka incenerator./CNA.al
Emisioni Fiks Fare e ka denoncuar këtë fakt edhe para ...
Problematika e radhës e ka çuar emisionin investigativ...
I quajtur si “truri” i inceneratorëve në Shqipëri, Mir...
Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një document ekskluziv,...
Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asn...
Gjatë ditëve të fundit, Rilindja po zhvillon të ashtuq...
Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pron...
Të dy pedofilët e denoncuar nga "Fiks Fare" me audio e...
Ndërkohë që shqiptarët presin që institucionet e reja ...
Nëpërmjet dokumenteve ekskluzive, CNA.al ka publikuar ...
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestu...
Pas rezultatit “spektakolar” kundër bagëtive, të polic...
Nuk është për të qeshur, është për të qarë. Policia e ...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të ...
Një ndër kompanitë për të cilën ngrihen dyshime se është k...
Këto produkte nga informacione që "Fiksi" ka marrë hyj...
Ilia dhe Marko Koka denoncuan në "Stop" se si kushëriri i ...
Në datën 17 maj emisioni “Stop” transmetoi rastin e qy...
Inceneratorët, koncesioni më i akuzuar në këto 30 vite...
Nxënës që kapërcejnë kangjellat e oborreve të shkollav...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një 35 vjeçare shqiptare është ekzekutuar me plumb në kokë n...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, paralajmër...
Gazetari Artan Hoxha zbuloi lidhjet e të shumëkërkuarit La...
Për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, është marrë p...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...