Gledis Nano zbarkon në SPAK/ Takim kokë më kokë me Arben Krajën
Mëngjesin e të shtunës, Drejtori i Policisë së Shtetit, Gled...

Tenderat e dyshimtë janë shtrirë thuajse në të gjitha institucionet. Ata kanë prekur edhe Ujësjellësin e Tiranës.
CNA.al ka treguar me fakte se ITS (Integreted Technology Services), kompania e Klodian Zotos, qëndron pas koncesionit të inceneratorëve.
Kompania kryesore e piramidës së koncesioneve për inceneratorët, Integreted Technology Services, ITS, në faqen e saj zyrtare tregon qartë atë që ka raportuar CNA.al dhe mediat e tjera. Pra, se pas konçesionit të inceneratorëve në Shqipëri, qëndron një person.
Por, kur flasim për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallen, nuk po flasim vetëm tek 22 milion eurot e inceneratorit të Elbasanit, për 28 milion eurot e inceneratorit të Fierit, apo për 128 milion eurot e inceneratorit të Tiranës.
Por, Klodian Zoto, pasi ka gjetur hapësirë tek inceneratorët, i ka shtrirë tentakulat edhe tek Ujësjellësi i Tiranës, sigurisht me bekimin e institucionit shtetëror.
Një tender prej afro 1 miliard lëkesh i është dhënë kompanisë “Integrated Technology Services – Energy 2 SRL”.
Në faqen zyrtare të kësaj kompanie thuhet se përgjatë periudhës 2019-2020, ka marrë tender për matësa elektronike, me vlerë 757,830.34 euro.
Paratë që kanë paguar shtesë qytetarët e kryeqytetit tek Ujësjellësi i Tiranës, në vend që të sillnin 24 orë ujë nëpër rubinetet e tyre, po shkojnë në xhepat e Klodian Zotos.
Tenderi “Përmirësimi i matjeve të enteve private që përdorin ujin si lëndë të parë”, është shpallur me datë 31-05-2019 me fond limit 99 902 997,00 lekë.
Në garë për këtë tender kanë marrë pjesë katër kompani. AGI KONS. INTEGRATED TECHNOLOGY, ERMI – PUMP dhe METEO.
Tre kompanitë janë skualifikuar nga gara me pretendimin se kanë pasur dokumentacion të mangët dhe fitues është shpallur kompania e Klodian Zotos.
Tenderi me fond limit rreth 1 miliardë lekë të vjetra iu dha kompanisë së Klodian Zotos me datë 17-07-2019, që për një vit të verifikojë dhe ndryshojë matësat (sahatët) e bizneseve që përdorin ujin.
CNA.al i është drejtuar Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalimeve në Tiranë, për të pasur më tepër informacion në lidhje me këtë tender.
CNA.al ndër të tjera ka kërkuar të dijë detaje të tilla si, sa është numri fillestar i matesave, sa është në total dhe nëse janë vendosur matësa me sistem elektronik.
Por, drejtuesi i Ujësjellësit, ish kreu, i organizatës “Mjaft”, Elton Kacidhja ka refuzuar të japë informacionin e kërkuar.
CNA.al i është drejtuar me një kërkesë të dytë, kreut të Ujësjellësit, Elton Kacidhja, i cili duke heshtur dhe duke iu shmangur përgjigjeve ngre dyshime se po tenton të fshehë skandalin që e ka zanafillën më herët se ai të merrte detyrën.
CNA.al ka kryer më herët një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.
Nuk fillon historia tani vonë, por ajo ka filluar më shpejt. Kjo histori ka filluar me Ujësjellësin e Korçës. Janë kontrata të lidhura, për “Për Financimin dhe Instalimin e një sistemi elektronik për matësit e ujit”.
Klodian Zoto dhe kompania e tij, ITS, së pari ka shkuar në Korçë, ku kanë instaluar matësa, me vlerë gati 6 milionë dollarë.
Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014, sipas një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësave.
Në Elbasan gjithashtu, sërish me një projekt pilot.
Miliona euro për matësa të cilët quhen inteligjentë, vlera e të cilëve është 6-fish më e lartë se ajo e tregut dhe në fakt nuk kryejnë asnjë funksion, në qëllimin final./CNA.al
Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat
Mëngjesin e të shtunës, Drejtori i Policisë së Shtetit, Gled...
Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës k...
Mëngjesin e sotëm, qyteti i Laçit është zgjuar i mbuluar nga...
Alo policia? Dikush më ka vjedhur në dyqan. Ishte kjo telefo...
Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë Blendi Gonxhe, ...
Ministrja e Financave Delina Ilbrahimaj ka bërë një pasqyrë ...
Unë Atë Ksenofon Martino, 86 vjeç, kam 13 vjet që i shërbej ...
Do të rritet me 10% ndihma ekonomike. Shtresat që do të përf...
Nga Afrim ImajVdiq dje në Tiranë në moshën 98-vjeçare Aranit...
Nga Habjon HasaniDy ditë më parë ish-ministri i Energjitikës...
Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare ...
Ambasada ruse ka reaguar sërish lidhur me vdekjen e mistersh...
Policia ka zbuluar një laborator i cili shërbante për prodhi...
Një megaoperacion është mbyllur nga policia. Operacioni i ko...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit në raportin e publikuar sa i t...
Ka disa dite që në treg është hedhur teza e Partisë Demokrat...
Gati 1/3 e qytetarëve shqiptarë (32,7%) janë të bindur se nu...
37,8% e shqiptarëve shprehet se janë prekur nga COVID-19. Th...
Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë Jon...
Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka, ka folur për aferën e inc...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën nga aksidenti i...
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...