
Klani Gjiknuri/ Njё vёzhgim mbi kontrollin kriminal tё Albpetrolit
Nga Habjon HasaniDy ditë më parë ish-ministri i Energjitikës...
Nga Afrim Imaj
Vdiq dje në Tiranë në moshën 98-vjeçare Aranit Çela, ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të regjimit komunist.
Ai ka qenë ndër figurat kryesore të gjyqësorit shqiptar që ka çuar në pushkatim shumë ndër liderët politikë të kohës, duke filluar nga Beqir Balluku e Petrit Dume, Abdyl Këllezi e Koço Theodhos, për ta mbyllur me Kadri Hazbiun e Feçor Shehun. Aranit Çela lindi në Vlorë më 1923-shin, në një familje me origjinë nga Kanina. Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës dhe prej aty u angazhua në radhët e Lëvizjes Antifashiste.
Në prill-maj 1942 u dënua pasi iu gjetën në shtëpi disa trakte kundër fashizmit.
Më 10 janar 1943 bëhet anëtar i PKSH-së në organizatën e Mallakastrës.
Në nëntor të atij viti doli partizan.
Në korrik 1944 bën pjesë në brigadën e 14-të e më pas deri në mars 1945 në divizionin e 3-të të mbrojtjes popullore.
Në mars 1945-shtator 1946 ishte prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset më të tmerrshme politike të kohës.
Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës.
Më 1948-1949 ishte ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake.
Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik.
Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit.
Më 1954- 1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Më 1955? 1958 dhe 1966?1990 kryetar i Gjykatës së Lartë.
Më 1958?1966 Prokuror i Përgjithshëm.
Më 1958?1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.
U arrestua më 3 nëntor 1993 dhe dënohet me akuzën ?Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal?.
Doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997.
Drejtësia e kohës e shpalli të pafajshëm dhe urdhëroi dëmshpërblimin e tij.
Aranit Çela ka qenë ndër të rrallët zyrtarë të lartë të regjimit komunist që nuk pranoi kurrë të flasë për median.
Madje edhe në biseda me shokë e miq nuk dëshironte t?i kthehej kohës kur drejtonte me grusht të hekurt Gjykatën e Lartë.
?Gazetarë, jo?, refuzonte në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje nga të njohurit e tij për t?u takuar me njerëzit e medias.
Megjithatë, falë ndihmës së profesor Bardhosh Gaçes, mundëm të kapërcejmë një ditë derën e shtëpisë së tij. Kuptohet, nuk na priti si gazetar, po si të njohur të mikut të tij.
Ato ditë ?Panorama? botonte intervistën e Rrapi Minos, ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Pasi u përshëndetëm dhe folëm për shëndetin, një çast mendova ta ngacmoj me pohimet e Rrapi Minos për gjyqin e Kadri Hazbiut.
?Lere more Rrapin, gjepura thotë ai?, i ra shkurt Araniti që herë pas here e ngacmonte një kollë e thatë.
?Rrapi thotë se ju keni këmbëngulur për ta dënuar me pushkatim Kadri Hazbiun, që e kishit mik të vjetër?, i thashë unë.
?Akoma me Rrapin ti?, ia bëri ai me shpërfillje dhe si qëndroi një çast në heshtje, vazhdoi: ?E kam pasur shok e mik të afërt Kadriun. Kjo është e vërtetë. Po i doli kundër Enverit. Enveri pastaj e dërgoi për ta gjykuar. Dhe u gjykua, sipas ligjit dhe kohës. Kaq.
Mos i vër veshin Rrapit. Pastaj Rrapi e solli aktakuzën. Ishim të afërt me Kadriun. Po ishte Enveri mbi krye. Pra, kushdo të ishte në vendin tim, atë do të bënte?.
Shoku me të cilin kishim shkuar, një i njohuri i tij, ma bëri me shenjë ta mbyllja aty. Nuk mund të bëja ndryshe. Araniti, i vendosur për t?i rënë shkurt historisë së Kadri Hazbiut, filloi të tregojë diçka për shokët e tij të luftës.
Aty u gjallërua i tëri duke përmendur beteja e episode të dëgjuara e stërdëgjuara prej kohësh.
E ndoqa disa çaste monologun e tij për luftën të ndërprerë herë pas here nga kolla dhe aty nga fundi, duke i kujtuar përsëri intervistën e Rrapi Minos te ?Panorama?, i përmenda pohimin e tij për mungesën e faljes dhe keqardhjen për familjarët e viktimave.
?Kështu ka thënë Rrapi, ë. Po ç?të thoshte tjetër lumadhi. Faljen na kërkojnë të gjithë. Falje tani, ç?kuptim ka. Ishte kohë tjetër, djalo?.
Dhe si shqiptoi këto, Aranit Çela që fliste në gjunjë, u mbështet në krevat duke vënë bërrylat në jastëk, si për të na thënë se kaq mundet.
Kjo ishte biseda e fundit me ish-kreun e Gjykatës së Lartë të regjimit komunist, që me firmën e tij në proceset e tmerrshme ka çuar para skuadrës së pushkatimit dhjetëra njerëz.
Nga Habjon HasaniDy ditë më parë ish-ministri i Energjitikës...
Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare ...
Ambasada ruse ka reaguar sërish lidhur me vdekjen e mistersh...
Policia ka zbuluar një laborator i cili shërbante për prodhi...
Një megaoperacion është mbyllur nga policia. Operacioni i ko...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit në raportin e publikuar sa i t...
Ka disa dite që në treg është hedhur teza e Partisë Demokrat...
Gati 1/3 e qytetarëve shqiptarë (32,7%) janë të bindur se nu...
37,8% e shqiptarëve shprehet se janë prekur nga COVID-19. Th...
Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë Jon...
Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka, ka folur për aferën e inc...
Nëse jeni gjobitur për mosmbajtje të maskës në rrugë pas tet...
Klasa e pestë në shkollën 9-vjeçare Avni Rustemi në Bashkinë...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka nj...
Qeveria e Shqipërisë duhet të rishikojë skemën e asistencës ...
Katër turist rus humbën jetën në mëyrë misterioze pak ditë m...
Është ndarë nga jeta në moshën 98- vjeçare ish- prokurori dh...
Mbrëmjen e djeshme u pezulluan nga detyra 6 punonjës të poli...
Ish shefi i Kadastrës në Vlorë Klodian Troci u arrestua pak ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, së fundi ka ushtruar një kontro...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...