U bojkotuan nga PD-LSI/ Gjykata Kushtetuese “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit për zgjedhjet vendore
Ndonëse kanë kaluar mbi dy vite nga data e mbajtjes së zgjed...

Dosja e koncesionit të inceneratorëve, është ndër më të akuzuarat, e quajtur edhe si afera e shekullit.
Koncesioni i inceneratorëve, u bë “kryefjalë” në media, pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit në qeverinë “Rama 1”, Lefter Koka, pas një hetimi të SPAK, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
Por, në fakt historia e inceneratorëve, nuk fillon e nuk mbaron me Lefter Kokën, dhe nuk fillon e as nuk mbaron në Elbasan.
Janë tre koncesione, në Elbasan me 22 milionë euro, në Fier me 28 milionë euro dhe në Tiranë, me 128 milionë euro, të cilat prej më shumë se një viti janë denoncuar nga CNA.al nëpërmjet dokumenteve zyrtare dge që duhet të hetohen nga SPAK.
Por, duket se tentakukat e inceneratorëve nuk ndalen vetëm tek përpunimi i mbetjeve.
Pra kur flasim për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallën, nuk po flasim vetëm tek 22 milion eurot e inceneratorit të Elbasanit, një skandal i shumëpërfolur dhe nga opozita. Pa folur për 28 milion eurot e inceneratorit të Fierit, skandalit të djegies së mbetjeve atje, apo edhe faktit që u vonua, nuk u ndërtua dhe më shumë sesa incinerator modern, janë gjetur pajisjet dhe janë mbledhur lloj lloj instrumentash për të krijuar inceneratorë, të cilët duket se nuk i përkasin aspak, jo vetëm standardeve të BE-së, por as po kryejnë detyrën e tyre dhe janë kthyer në një barrë të madhe për institucionet e shtetit shqiptar.
Pa shkuar më tej në Tiranë, për 128 milionë euro kontratë koncesionare për incenerarorë, ku inceneratori nuk ekziston por kemi vetëm landfillin e shfrytëzuar nga një kompani private, të cilës tani iu shtuan edhe milionat e eurove nga mbetjet e Durrësit, e kështu me radhë.
Kjo është një tjetër dosje e denoncuar nga CNA.al gjatë vitit 2021, ku nëpërmjet dokumenteve ekskluzvize dhe zyrtare kemi treguar sesi tentakulat e inceneratorëve, janë futur edhe tek ujësjellësit.
CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.
CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.
Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014, sipas një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësave.
Gjithashtu dhe ka dënuar me gati 10 milionë lekë të vjetra administratorin e kompanisë, titullarin e autoritetit, Zotin Petrit Tare.
Klodian Zoto mori 6 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Korçës, për matësa inteligjentë, matësa elektronikë. Që quhen sistemi elektronik, për matësit e ujit.
Në fakt janë disa matësa kinezë, të cilët sillen dhe instalohen, duke pasur një vlerë 5-6 fish, më të lartë se tregu. Matësat kushtojnë nga 110-130 euro. Ndërkohë që matësat e zakonshëm kushtojnë në cilësinë e tyre më të lartë, të kolauduar dhe me standardet e BE-së, jo më shumë se 20 deri në 30 euro.
Nga të dhënat zyrtare, të siguruara nga CNA.al, duket se tentakulat janë të shtrira në shumë bashki. Duke filluar në Korçë, me pas në Pogradec, në Fier, në Lushnje, në Elbasan dhe së fundi edhe në kryeqytet, në Tiranë.
Pra, janë disa dokumente dhe fakte që tregojnë se nuk janë vetëm kontratat koncesionare të inceneratorëve, por edhe miliona euro të tjera nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të marra nëpërmjet ujësjellësave për gjoja sisteme efikase të menaxhimit të sistemeve elektronike, për matësat e ujit, e të tjera si këto që në fakt janë përgjysëm. Diku nuk bëjnë matësat e diku projektet nuk kanë ecur.
Dhe SPAK, nuk mund të bëjë një vesh shurdh e një sy qorr, por duhet hetuar ky skandal, i cili rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë./CNA.al
Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat
Vjedhje, abuzim, korrupsion?/ Skandali në ujësjellësa, si po tentohet të fshihet e vërteta
Ku shkuan miliardat e ujësjellësave?/ Ngrihen dyshime për zhvatje të buxhetit të shtetit
Thellohet skandali me matësat/ Klodian Zoto shtrin tentakulat edhe tek ujësjellësi i Lushnjës
Ndonëse kanë kaluar mbi dy vite nga data e mbajtjes së zgjed...
Mirë është që gjatë kësaj dite të bëni një bilanc për jetën ...
Ngarkesa politike e vitit 2021, duket se do të pasqyrohet ed...
Dëbora Muzhaqi, 31 vjeçarja të cilës kryeministri Rama i bes...
Plot 8 muaj pas zgjedhjeve të 25 Prillit dhe situata politik...
Gjatë vitit që po lëmë pas janë shënuar një sërë skandalesh....
Duke nisur nga sot, Shqipëria do të ulet si anëtare jo e për...
Viti i ri 2022 është pritur me spektakël fishekzjarresh në t...
Mbrëmjen e së premtes Presidenti i Republikës Ilir Meta u ës...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Festat e fundvitit janë periudha kur njerëzit mblidhen së ba...
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka uruar të gjitha zonjat drej...
Shkëputja e energjisë elektrike do na shoqërojë gjatë natës ...
Në foltoren e Kuvendit jemi mësuar që të dëgjojmë fjalime të...
Ish kryeministri Sali Berisha në prag të ndërrimit të viteve...
Kryetari i shkarkuar i opozitës, Lulzim Basha do të mbahet m...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha po braktiset çdo dit...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar të gjith...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në lagjen ‘5 Ma...
Me rastin e festave të fundvitit, Ministri i Mbrojtjes Niko ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...