web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U bojkotuan nga PD-LSI/ Gjykata Kushtetuese “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit për zgjedhjet vendore

2 Janar 2022, 10:30, Politikë CNA

Ndonëse kanë kaluar mbi dy vite nga data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, arena politike vijoi të ?gumëzhinte? nga përplasjet mes palëve. Vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese pas një procesi të gjatë foli dhe legjitimoi 30 qershorin, që u bojkotua nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duke i dhuruar në tavolinë gjithë pushtetin vendor kryeministrit Edi Rama.

Ishte pikërisht Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës, në cilësinë e përfaqësueses së Shoqatës së Bashkive e cila çoi 30 qershorin në Kushtetuese dhe priste vendimin e tyre sa i takon legjitimitetit apo jo të zgjedhjeve.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,?Është sfida ime më e madhe. Pres një vendim të drejtë në të mirë të njerëzve dhe demokracisë. Kjo është sfida ime më e madhe politike?, u shpreh Ademi në një deklaratë asokohe.

Gjykata Kushtetuese më në fund dha verdiktin e saj, me të cilin vendosi rrëzimin e kërkesës së Shoqatës së Bashkive, për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve.

?Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjegjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin e Komisionit të Venecies, vendosi rrëzimin e kërkesës?, thuhej në njoftimin e Kushtetueses.

Nga ana tjetër, menjëherë pas shpalljes së vendimit ka ardhur reagimi nga ish-kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi.

Patozi shprehej se do të habitej shumë nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte pendesë apo reflektim.

?Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti. E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias?, shkruante Astrit Patozi.

Reagim nuk mungoi as nga ana e ish-deputetit Andi Përmeti, i cili përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të rregullta zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, në të cilat morën pjesë vetëm Partia Socialiste dhe Bindja Demokratike.

?Nje standard i ri demokracie! Krenar per cdo akt te kryer nga Bindja Demokratike. Sot koha vertetoi se te gjithe ne ishim te drejte, konform ligjit dhe ne beteje per te ndaluar nje cmenduri qe do vendoste nje precedent shume te rrezikshem per Shqiperine dhe jo vetem. Sot, Gjykata Kushtetuese rrezoi pretendimin absurd per te anulluar zgjedhjet duke vendosur nje standart demokracie ku askush me nuk do guxoj ti heqe te drejten per te zgjedhur qytetareve. Zgjedhjet jane dhe do ngelen perhere e drejte e patjetersueshme e qytetareve?, shkruante Andi Përmeti.

Voltana Ademi, e cila bëri edhe padinë në Kushtetuese u shpreh e zhgënjyer nga ky vendim, si dhe theksoi se ato në fakt nuk ishin zgjedhje.

?Është hera e parë që ndodh dhe kjo është e paprecedentë dhe do të ndihmonte që partitë politike, institucionet, qytetarët, për të ndërtuar mbi gabimet që janë bërë në ato zgjedhje. Çfarë zgjedhje ishin, në vetëdijen tonë e dimë se ato nuk ishin zgjedhje. Kushtetuesja kishte mundësinë që të verifikonte këtë ?pse?-në?, shprehu Ademi.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta në një deklaratë ka zbuluar të vërtetën e dekretit të tij për anulimin e 30 qershorit, e cila u kthye në ?mollën e sherrit? mes palëve.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show?I trembur, duke premtuar se në 8 qershor do ndodhte rrëzimi i qeverisë, Basha mu ul në gjunjë që të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit 2019 para mitingut të 8 qershorit. Këtë presidenti duhet ta bënte nga Gjermania ku ndodhesha për vizitë zyrtare.Në 8 qershor sa mbërrita në Shqipëri u njoha me rrethanave para fillimit të protestës së opozitës me deklaratë zyrtare vendosa fuqizimi dekretin për zgjedhjet 30 qersjor si ditë e zgjedhjeve vendore. Duke marrë përgjegjësinë kushtetuese pasi vlerësoi situatën në vend vendosi për të tensionuar situatën, por edhe për ti dhënë rrugëdalje Bashës, e aktorëve të tjerë politikë në vend që të krijonin hapësitë dialogu. Shfuqizimi i dekretit ishte vendim i vështirë“, shprehu Meta.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka shpërthyer kreu i PD, Lulzim Basha, i cili u përpoq të shfajësohej nga demaskimi që iu bë nga Meta.

?Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S?jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi? është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar?, tha Basha.

Duke hedhur kështu topin sa në njërën anë në anën tjetër, duket se ?lufta? mes palëve jo vetëm që nuk është shuar, por përkundrazi sapo ka nisur./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga