web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulzim Basha thyen çdo rekord/ Pse duhet shpallur “politikani” i vitit

31 Dhjetor 2021, 09:00, Politikë CNA

Politika shqiptare në 30 vite demokraci, ka prodhuar personazhe të ndryshëm.

Një ndër këto prodhime, të politikës shqiptare është edhe kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha, i cili në fakt duket se ka ?thyer çdo rekord?.

Në 30 vite demokraci, asnjë politikan, as kundërshtari politik nuk ka mundur të çojë Partinë Demokratike, forcën më të madhe opozitare në vend, në situatën kaotike që ndodhet sot.

Në në 16 vjet politikë ka qëndruar vetëm në karrige të dhuruara. Të gjitha nga Sali Berisha, i cili sot është ?viktima? e radhës që ?vret? Lulzim Basha.

Lulzim Basha ka ardhur në PD në vitin 2005, i futur në këtë parti nga ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe pse erdhi nga ?rruga? dhe pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike, detyra e parë që iu dhurua Lulzim Bashës, ishte koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave.

Lulzim Basha u fut për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, si deputet pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005.

Por, edhe pse u ?shit? si një lider Perëndimor, i shkolluar në Hollandë, etj, dyshimet janë se e vërteta qëndron ndryshe.

Ai është i pashkollë, ose të paktën i është dashur 12 vjet që të mbarojë shkollën në Universitetin e Utrecht-it në Holandë..(Lexo këtu)

Deri në vitin 2011, Lulzim Bashës iu dhuruan tre poste ministrore, ai i ministrisë së Jashtme, ku dështoi me marrëveshjen e ujërave territoriale me Greqinë.

Ai i ministrisë së Transporteve, ku u përfshi në skandalin e Rrrugës së Kombit.

Dhe ai i Ministrisë së Brendshme. Ku gjatë kohës që në krye të këtij institucioni ishte Lulzim Basha, katër protestues u vranë në mes të Tiranës, në 21 janar 2011.

Më pas u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës, në vitin 2011. Sigurisht me ndihmën e Sali Berishës, dhe Arben Ristanit. Falë 10 votave që dolën nga rinumërimi i disa kutive, Basha u bë kryetar i Bashkisë së kryeqytetit. Ku do të mbahet mend vetëm për premtime të pa mbajtura, siç ishte Trami i famshëm, dhe lejen e ndërtimit.

Ndërsa në vitin 2013, pasi PD humbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Sali Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.

Më pas, po me mbështetjen e Sali Berishës, Bashës i dhurohet karrigeja e kryetarit të PD, ku vijon të ?shënojë? suksese të njëpasnjëshme, duke i shkaktuar forcës më të madhe opozitare në vend, humbje ditë pas dite.

cna lajme aktualePrej vitit 2013, kur mori drejtimin e PD, Basha realizoi me ?sukses? misionin e tij, për përçarjen dhe shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Braktisi çdo kauzë, fiku çdo protestë, u shndërrua në ?zjarrfikës? të urrejtjes popullore kundër kryeministrit Edi Rama, duke i siguruar këtij të fundit për herë të parë në historinë e demokracisë në vend, tre mandate qeverisëse rresht.

Braktisi Reformën territoriale, gënjeu se do të çonte në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Arsimin e Lartë, por nuk e bëri kurrë.

Futi demokratët në çadër dhe i tërhoqi zvarrë për gati tre muaj, më pas shkoi e bëri marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, detajet e së cilës nuk u bën kurrë publike, por pas kësaj marrëveshje ?rastësisht? vjehrri i Lulzim Bashës mori 16 milionë euro, për shembjen e një pallati të ndërtuar në rërën e detit Jon, në Vlorë.

Bashkëqeverisi me Ramën, iu shkaktoi demokratëve kosto katastrofale në zgjedhje.

Tradhëtoi djemtë e Kukësit, në lidhje me protestën kundër vendosjes së Traut në Rrugën e Kombit. Braktisi artistët në betejën për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Edhe pse kishte premtuar mbështetje, fadromat kaluan ?mbi trupin? e Lulit dhe Teatri u shemb.Beteja për Teatrin e Ri sapo ka filluar

Po ashtu braktisi banorët e Unazës së re, banesat e të cilëve gjithashtu u shemben.

Për të vijuar me ?sukseset? e tij, në shkurt të vitit 2019, gjatë një proteste deklaroi djegien e mandateve të deputetëve, duke braktisur kështu parlamentin.

Dhe në vijim të ?çmendurisë? së tij, bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke i dhuruar kështu Edi Ramës të gjithë pushtetin vendor, në tavolinë.

Vimë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Shënon një tjetër humbje katastrofike për demokratët, tre mandate rrjesht në Opozitë. Rama merr mandatin e tretë qeverisës.

Në vend të mbajë përgjegjësi, doli në një deklaratë për mediat e tha se ?beteja sapo ka filluar?.

Më pasi zhvilloi një proces zgjedhor farsë brenda PD, ndryshon dhe statutin, me qëllimin e vetëm që të minojë karrigen e kryetarit.

Vimë në shtator të vitit 2019, kur pritej të fillonte dhe ?beteja? me regjimin, sikurse deklaronte Lulzim Basha.

Por në vend të betejes me Ramën, betejen e filloi me ish-kryeministrin dhe liderin historik të demokratëve, Sali Berisha.

Në 9 shtator 2021, i vetëm i mbyllur në zyrën e tij, i pakonsultuar me asnjë strukturë të partisë, përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, duke u justifikuar me faktin se SHBA e kishte shpallur non-grata.

Pra, pabesisht Basha ?vrau? Sali Berishën, personin që e kishte mbështetur më shumë dhe falë të cilit mori edhe drejtimin e PD, atë që mund të quhej edhe ?babai i tij politik?.

Dhe pasi ?vrau? Berishën, duket se po vijon ?vrasjen? çdo ditë e më tepër të Partisë Demokratike, duke e çuar në situatën më kaotike të këtyre 30 viteve demokraci.

Dhe sikur mos mjaftonin gjithë ?bëmat? e tij, Basha del dhe akuzon Berishën, si bashkëpunëtor të Ramës. Nuk njeh Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, dhe shkarkimin e tij me votën e mbi 4 mijë demokratëve.

Nuk njeh referendumin, ku anëtarësia e PD çertifikoi vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit dhe vijon ?çmendurinë? e tij politike, i mbështetur nga vetëm një grusht ?servilësh? që i vinë nga pas.

Janë të gjitha këto ?suksese? të njëpasnjëshme, të cilat tregojnë qartë se politikani i vitit, është Lulzim Basha.

Askush nuk ka mundur ta dëmtojë PD-në kaq shumë, prandaj dhe misioni i tij, duket se po përmbushet me sukses./CNA.al

50 hijet e Lulzim Bashës

Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën

Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga Grupi parlamentar i PD

Basha mban karrigen e kryetarit/ Votat që humbi nga 2017

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Bie anti-Kuvendi i Lulzim Bashës/ Si mashtroi Jemin Gjana, ja sa delegatë ishin në sallë

Skandalet nuk kanë fund/ Video që turpëron Jemin Gjanën





Lajmet e fundit nga