web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afera e inceneratorëve/ Basha: Skemë kriminale mes mafias së plehrave dhe politikanëve

30 Dhjetor 2021, 16:41, Politikë CNA

Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu, të fundit për vitin 2021, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Basha, teksa e ka cilësuar 2021-shin, si një vit të mbrapshtë për shqiptarët, ka  folur edhe për aferën e inceneratorëve.

Sipas tij, paratë e inceneratorëve kanë qenë pjesë e skemës së blerjes së votave, teksa thekson se arrestimi i ish ministrit Lefter Koka është provë e qëndresës opozitare.

?Avokatia që Edi Rama i ka bërë aferës së inceneratorëve, e ka nxjerrë atë zbuluar.

Është prova që ai është bashkautor dhe bashkëpërfitues me Lefter Kokën. Arrestimi i ish-ministrit të Ramës është provë e qëndresës sonë. Paratë e inceneratorëve kanë qenë pjesë e skemës së blerjes së votës, janë përdorur për të mbyllur gojën e mediave. Skema e inceneratorëve është një skemë kriminale mes mafias së plehrave dhe politikanëve?, u shpreh Basha.

Sipas tij, drejtësia ka hedhur një hap të parë, por nuk duhet mjaftuar me kaq, duke bërë thirrje që të procedohen hapa të tjerë./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga