Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Nxënës që kapërcejnë kangjellat e oborreve të shkollave, nxënës që konsumojnë duhan dhe tregtarë që shesin ushqime të pakontrolluara jashtë kangjellave.
"Fiksi" bëri një vëzhgim pranë disa shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në Tiranë, ku vihet re që shitës, të cilët pranë mureve rrethues të shkollave kanë një aktivitet tip minimarket, shesin çfarë të munden e si të munden. Ata janë në gatishmëri në orën e pushimit të gjatë prej 15 minutash të afrohen pranë hekurave rrethues të shkollave me çfarë të munden, kuti, qese, dikush vendos një karrige apo ndonjë tavolinë të vjetër. Brenda kutive apo qeseve ndodhen ushqime të shpejta sanduiçë, byrekë, pica, të cilat u ofrohen nxënësve pa asnjë lloj sigurie duke i shtuar tani edhe temperaturat e larta.
Te shkolla 9-vjeçare “Shyqyri Peza” në zonën e Kombinatit, Tiranë, dy shitës ambulantë, burrë e grua, të cilët kanë një dyqan përballë shkollës, shkojnë te kangjellat dhe fillojnë aktivitetin e përditshëm. Me kartonë dhe qese në duar, shitësit u japin nxënësve byrekë, pica, pite, duke i kapur me duar dhe pa asnjë masë sigurie si në ushqimet që shesin apo edhe mënyrën se si i shesin.
Edhe në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”, në lagjen Yzberisht në Tiranë. Sërish, e njëjta pamje! Shitësit ambulantë “rrethojnë” kangjellat e shkollës dhe shesin produkte të prodhuara nga brumi për nxënësit. Madje, në këtë shkollë, shitësit janë më të sofistikuar, pasi përdorin edhe automjete. Afër shkollës është një furrë buke dhe në pushimin e gjatë afër kangjellave të shkollës parkohet një makinë dhe më pas tre punonjëse shesin produktet byrekë, pica, brioshë, etj., nga aty. Nga pamjet e transmetuara në "Fiks Fare" punonjëset nuk kanë asnjë masë mbrojtëse, janë pa doreza dhe shpejtojnë që të shesin sa të mundin!
Ndërkohë, nga krahu tjetër i kësaj shkolle, janë të tjerë shitës ambulantë. Jo aq të sofistikuar sa të parët, por nxjerrin kutitë dhe afrohen te kangjellat e shkollës. Por, sapo shohin kamerën e "Fiks Fare", këta shitës ambulantë shpejtojnë të heqin kutitë dhe t’i fusin në dyqan. Pra, e dinë se shitja e këtyre produkteve në qiell të hapur është e ndaluar!
Ndërkohë, disa nxënës të shkathët, në pushimin e gjatë, kapërcejnë kangjellat e shkollës dhe shkojnë në dyqane aty pranë për të blerë këto produkte.
E njëjta gjë ndodh edhe nëpër gjimnaze, por me një ndryshim pasi ata e ndiejnë veten më të mëdhenj dhe pushimin e gjatë e shfrytëzojnë për të pirë duhan. Tashmë në modë për këtë grupmoshë është vape (cigare elektrike) dhe sapo bie zilja e pushimit të gjatë vajza e djem drejtohen drejt hyrjes së shkollës të ndezin cigare. Shumë të tjerë shfrytëzojnë orarin e pushimit për t’u zhvendosur në lokalin përballë shkollës dhe për të konsumuar, pa asnjë problem dhe pa u shqetësuar nga askush, duhan edhe pse minorenë.
Edhe në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në mes të Kamzës pamjet tregojnë që duhani pihet edhe brenda territorit të shkollës pa asnjë problem. Nxënësit mblidhen në grupe dhe gjatë 15 minutëshit të pushimit ndezin dhe fikin cigare.
"Fiks Fare" ju drejtua me një kërkesë Insitutit të Shëndetit Publik nëse kjo e fundit ka bërë ndonjë studim për përdoruesit e cigares, cigares elektronike dhe alkoolit në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze, dhe nëse ka listë me numër nxënësish me këtë problematikë. Sipas këtij institucioni sjelljet shëndetësore të rrezikshme tek adoleshentët vlerësohen nëpërmjet disa studimeve të standardizuara që kryhen për këtë grupmoshë. Përveç tyre bëhen edhe studime të cilat përfshijnë shumicën e vendeve europiane mes të cilëve edhe Shqipëria. Ky institucion vuri në dispozicion të "Fiksit" të dhënat e një studimi që ishte kryer në vitin 2020. Në të thuhet se:
Për sa i përket alkoolit te 15-vjeçarë studimi i ISHP-së i referohet viteve 2017-2018 ku Shqipëria renditej e 36-ta nga 45 vende pjesmarrëse./ tc
Më 24 maj “Stop” ishte në Korçë për rastin e një pacie...
Disa familje që banojnë në zonën e OSHEE-së në Tiranë ...
Stuhi dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë Lezhën parad...
Tenderat për blerjen e oksigjenit mjekësor dyshohet se org...
Me justifikimin se Shqipëria ndodhet në një emergjencë mje...
Në datën 2 qershor 2022, emisioni investigativ transme...
Emisioni “Stop” transmetoi ditën e sotme denoncimin e ...
Nesti Naçi, invalid që në vitin 2013, tregoi për emisi...
Punonjësi i Postës, Gazmir Hysi, i cili duhet t’ua shp...
Skena erotike, denigrim, banalitet, për etikë as bëhet fja...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin ...
Drejtësia në vendin tonë, jo vetëm punon me dy standarde, ...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila erdhi nga SHBA-ja në S...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej ...
Elio Laze, i ashutuquajtur gazetar, përveçse është arrestu...
Pasi “Stop” gjeti klinikën “Elda Klinik”, zbuloi që El...
Pas qendrave estetike, sot “Stop” flet për një tjetër ...
Në "Fiks Fare" u ankua Ilir Shabani fermer nga fshati ...
Në Shqipëri mund të futesh në burg për tjegulla, por k...
Stefan Todhe është pronari i një agjencie udhëtimi. Ai...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...