
21 vjeç, as mjeke e as infermiere, por bën trajtime delikate në fytyrë
Pas qendrave estetike, sot “Stop” flet për një tjetër ...
Pasi “Stop” gjeti klinikën “Elda Klinik”, zbuloi që Elda Elezi, përveçse nuk është mjeke, nuk e ka as klinikën e saj në adresën që reklamon. Administratorja Keit Musta thotë se Elda është punonjëse dhe nuk bën dermapen aty.
Gazetarja: Si kalove, Odeta nga emisioni “Stop”
Administratorja: Po, më thuaj.
Gazetarja: Elda Elezi ku ndodhet?
Administratorja: Pse çfarë ka Elda?
Gazetarja: Jo, thjesht doja të flisja. Na ka ardhur një ankesë.
Administratorja: Unë jam Keiti, jam pronarja.
Gazetarja: Kjo, a është klinikë?
Administratorja: Bëjmë thonjtë.
Gazetarja: Këtu te faqja e kam elda_klinik.
Administratorja: Elda mund të bëjë çfarë të dojë, por këtu tek unë bën thjeshtë pastrim fytyre, heq pikat e zeza.
Gazetarja: E kuptoj, por flas për këtë reklamën që ka bërë këtu.
Administratorja: Atë reklamën nuk e di se çfarë bën Elda, është puna e saj.
Gazetarja: Del lokacioni i adresës tënde. Shiko Odetën, të lutem më fal! Ti ke shumë të drejtë! Mbase në këtë rast të ndihmoj edhe ty. Këtu thotë “Elda Klinik”, terapi klinikë. Unë futem këtu, klikoj, më fal ë.., dhe këtu lokacioni më del fiks këtu, se çfarë është.
Administratorja: Po pra e kuptoj, por tek faqja ime unë nuk e lë Eldën t’i bëjë këto. Pastaj unë s’e kam kontrolluar, se ça bën. E kupton?
Gazetarja: Ja pra tashi, ta shikojmë! A jeni këtu juve?
Punonjësja: Po, por ku është problemi, se çfarë bëhet këtu?
Gazetarja: Kjo Elda, që bën këto shërbimet, është mjeke, s’është mjeke, që fut shtiza nga veshi e nxjerr…
Punonjësja: Jo, jo, jo s’fut shtiza nga veshi.
Gazetarja: Ja mi zemër, se i kemi këtu të gjitha. I kemi parë të gjitha videot.
Punonjësja: Ku është shtiza?
Punonjësja: Ku është gjilpëra?
Gazetarja: Prit se t’i tregojmë, në qoftë se ke kohë t’i shohësh!
Administratorja: Po s’i bën Elda ato për Zotin, s’i bën Elda ato këtu!
Gazetarja: Duhet të jesh dermatologe, që t’i bësh këto ndërhyrje.
Administratorja: Ajo ka mbaruar shkollën.
Administratorja: “New Generation”..!
Punonjësja: Jo, jo është shkollë, se e kam bërë dhe unë për atë punë! Kam certifikatë shkolle.
Gazetarja: Unë kam pyetur të dy urdhrat e mjekut dhe ato më kanë thënë… mjekësi?
Punonjësja: Po, jo mjekësi…, përfshin dhe dermapenin, përfshin të gjitha këto trajtimet e fytyrës. Është 2-vjeçare.
Elda Elezi: 35 është dermapeni.
Adminstratorja: Hajde te puna.
Elda Elezi: Dëgjo pak, ç’lidhje kanë ato?! Për çfarë?
Elda Elezi: O Ket nuk… (e mbyll).
Punonjësi: Sepse i di pasojat.
Gazetarja e “Stop” ka pyetur adimistratoren e “Nails by Keti” se çfarë shërbimesh ofrojnë.
Administratorja: Unë jam në faqen e “Nails by Keti”…
Gazetarja: Çfarë shërbimesh ofroni?
Administratorja: Depilim, thonj dhe qerpikë dhe trajtime fytyre, pra heqje e pikave të zeza.
Gazetarja: Elda Elezi është thjesht punonjëse?
Administratorja: Po, këtu bën thjesht pastrimin e pikave të zeza, kaq.
Gazetarja: Çfarë ambienti duhet të kesh për dermapenin?
Gazetarja: A e keni problem që dikush tjetër në "Instagram" që është dhe punonjësi juaj vendos vendodhjen e punës suaj?
Administratorja: Po, e kam ditur që e ka bërë dermapenin dhe në vende tjera, thjesht këtu tek unë nuk ka pasur ambient.
Elda Elezi, 21 vjeç as infermiere, as mjeke dhe nuk ka mbaruar as shkollë mjekësie, por thjesht një kurs te “New Generation”. “Stop” është interesuar se a e ka mësuar aty dermpenin. Ky insitucion thotë, që nuk bën specializime për dermapen.
Gazetarja: "New Generation", çfarë ofron, kurse para apo pasuniversitare?
Administratori: Programe 2-vjeçare, diploma 2-vjeçare profesionale, që janë pas shkollës së mesme. Mund të ofrojë dhe kurse formimi profesional, të cilat mund të bëhen në çdo moment të jetës së individit, o pas universitetit, o para.
Gazetarja: Çfarë programesh studimi ka?
Administratori: Ju përderisa po pyesni, nuk e dini fare, se për çfarë jemi ne?
Gazetarja: Unë kam parë vetëm këtë dermapenin.
Administratori: Po ku e keni parë këtë ju?
Gazetarja: Po një shoqja ime që quhet Elda Elezi ka mbaruar te ju dhe ndërkohë bën dermapenin.
Administratori: Dermapenin nuk e ka mësuar te ne. Mund të jetë specializuar jashtë nesh! Se dermapenin, ne nuk e ofrojmë!
Gazetarja: Nëse kjo goca e tezes sime mbaron te ju këtë dermapenin, a mund ta aplikojë te një qendër estetike?
Administratori: Nëse ne do ta japim, ajo mund ta aplikojë.
Monika Fida, mjeke dermatologe, shprehet se ky është një fenomen skandaloz, të cilit duhet t’i jepet fund. Sipas saj persona të pakualifikuar po marrin përsipër të luajnë rolin e mjekut, duke rrezikuar pacientët. Dermapenin duhet ta bëjë një mjek i specializuar dhe jo një person që nuk njeh as shtresat e lekurës dhe anatominë e fytyrës.
Dermatologia: Shumë qendra estetike të palicencuara po kryejnë sot procedura që janë të rrezikshme dhe nuk mund të kryhen nga individë të pashkolluar, të cilët nuk janë staf mjekësor pa një diplomë të Universitetit të Mjekësisë dhe të paspecializuar në fushën përkatëse. Pra, për mjekësinë estetike janë specialistë të fushës, të cilët kanë “background” mjekësor, kanë një diplomë dhe kryejnë specializime të ndryshme.
Dermatologia: Dermapeni është një procedurë që po përdoret shumë kohët e fundit që realizon një trajtim invaziv tek individët, çfarë nënkupton se traumatizon lëkurën. Procedura është një aparaturë me shumë koka e me shumë gjilpëra që krijon traumë, që është invazive në fytyrën e individit ose në trup në varësi të zonës që ne duam të trajtojmë, krijon traumë në lëkurë, gjakos lëkurën dhe sa më thellë që të aplikohet, më i mirë është efikasiteti. Por shoqërohet me dëmtim të shtesave sipërfaqësore të lëkurës, shoqërohet me gjakrrjedhje. Ne duhet të zgjedhim një mjek të mirëfilltë për të kryer një procedurë të caktuar./tvklan.al
Pas qendrave estetike, sot “Stop” flet për një tjetër ...
Në "Fiks Fare" u ankua Ilir Shabani fermer nga fshati ...
Në Shqipëri mund të futesh në burg për tjegulla, por k...
Stefan Todhe është pronari i një agjencie udhëtimi. Ai...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" ka udhëtuar drejt Tropojë...
Në "Fiks Fare" u ankuan disa pensionistë nga Luzi i Ka...
Gazetari Arsen Rusta, ka denoncuar një rast që sipas t...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, duket se nuk kanë...
Banorë të zonës Lanabregas në Tiranë janë ankuar në em...
Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, është ankuar pr...
Ky pedofil kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Fa...
Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa flet në lidhje me çës...
Një koncesion i shumëakuzuar. I raportuar në media ku ...
Irfan Hysenbelliu, i njohur për lidhjet e tij politike...
Me përfaqësuesin e "Lifeguard Albania", Johan Ceka, emisio...
Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale ...
Prostitucioni edhe pse shpeshherë është goditur ende v...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, në ...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ka pa...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në nj...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një 35 vjeçare shqiptare është ekzekutuar me plumb në kokë n...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, paralajmër...
Gazetari Artan Hoxha zbuloi lidhjet e të shumëkërkuarit La...
Për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, është marrë p...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...