Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale për vrojtues plazhi në Durrës dhe Sarandë, duke i bërë publicitet këtij trajnimi.
Në një bisedë telefonike me përfaqësuesin e “Lifeguard Albania” në Durrës, emisioni investigativ “Stop” mësoi se mund të merret licensa para trajnimit për t’u regjistruar si vrojtues plazhi pasi afati i fundit ishte data 1 Maj 2022.
Pas bisedës në telefon, “Stop” shkoi në Durrës ku mori edhe certifikatën. Ndërsa, pasi u fut në xhep certifikatën, ditën tjetër u bë edhe pagesa prej 325 mijë lekësh të vjetra.
Biseda në telefon:
Johan Ceka: Alo!
Kursanti: Mirëmëngjesi! Si kaluat?
Johan Ceka: Mirëmëngjesi
Kursanti: Me Lifeguard Albania flas?
Johan Ceka: Po, po!
Kursanti: Interesohem për këtë kursin e vrojtuesit!
Johan Ceka: Kursin e vrojtuesit, po!
Kursanti: Të plazhit!
Johan Ceka: Dëgjo!
Kursanti: Po!
Johan Ceka: Dëgjo, si funksionon! Kursi fillon më datën 7!
Kursanti: Po!
Johan Ceka: 7 Maj pra, i bie ditën e shtunë. Ditën e shtunë dhe të dielën. Pastaj kemi javës tjetër prapë deri më datën 18-të, pra 3 të shtunë- të diela. Certifikimi merret më datën 18. Do pajisesh me certifikatë ndërkombëtare, plus edhe një patentë si kurs, kushton 325 mijë lekë.
Kursanti: Po për këtë lejen, o burrë, se na e kërkon kjo AKBN-ja, për këto plazhet?
Johan Ceka: Po pra, e merr edhe lejen.
Kursanti: Po është ideja, se këta po na bëjnë mbylljen e plazhit tani dhe po na kërkojnë kto.
Johan Ceka: Me çfarë date? Deri më datë 1 janë ato më duket.
Kursanti: Po edhe e kemi çikë kështu, si me nxitim.
Johan Ceka: Kush do vijë, ta bëj atë kursin?
Kursanti: Po unë do vij, ta bëj o burrë, kursin.
Johan Ceka: Ti me notin, si je?
Kursanti: Po mirë, mirë jam unë, not…
Johan Ceka: Noton? Vrapon?
Kursanti: Po normale, që notoj, o burrë.
Johan Ceka: Ty ta merr mendja, që atë kursin arrin ta marrësh? Testin?
Kursanti: Po pse, çfarë ka ajo burrë? Testi?
Johan Ceka: E merr thua? Dëgjo! Sepse unë zakonisht nuk supozohet të funksionoj kështu, po duke qenë se po mbyll kjo e datës 1…
Kursanti: Po!
Johan Ceka: Unë i kam lëshuar nja dy copë, nja dy–tre me këtë problemin tënd. I kam dhënë përpara çertifikatën. Më kupton?
Kursanti: Po!
Johan Ceka: Dhe me pakt kemi lënë, unë lëshoj certifikatën, ti vjen, bën kursin dhe pastaj në fund fare, unë të pajis me patentën.
Kursanti: Po mirë edhe kur ma nxjerr këtë lejen domethënë?
Johan Ceka: Po, lejen ta nxjerr direkt.
Takimi i parë në Durrës, marrja e certifikatës:
Kursanti: Si kalove? Johani?
Johan Ceka: Po Johani!
Kursanti: Ok! Si je ti?
Johan Ceka: Hajde, se unë kam.., hajde hajde!
Kursanti: S’ka gjë jo! Hë, e kemi ktu!
Johan Ceka: Domethënë, kjo do funksionojë kshu: më datë 7 do fillojmë trajnimin. Do ta bësh vetë, apo do më sjellësh ndonjë çun?
Kursanti: Vetë unë, o burrë!
Johan Ceka: Do ta bësh ti?
Kursanti: Po!
Johan Ceka: Dakord! Domethënë është një çikë, duhet të përgatitesh apk fizikisht për trajnimin. Jo nuk mund të ta jap dot certifikatën kështu hë…
Kursanti: Jo, mor burrë! Për not di, për të bredhur bredh, se luaj kalçeto.
Johan Ceka: Hë, lun kalçeto. Jo kam hall, se mos je, se unë jam fizioterapist, e kam hall, se mos je pa aktivitet fare e unë do të fus…
Kursanti: Luaj kalçeto javë për javë, mor burrë!
Johan Ceka: Ok! Super! Shpresoj ta bësh edhe notin mirë, domethënë çdo dy të shtunë-të diela, unë do ta bëj ktë, sikur e ka marrë më datë 20 (Maj). Do ta bëj sikur e ke bërë trajnimin.
Kursanti: Ok!
Johan Ceka: Kupton dhe pastaj në fund fare, pasi të bësh trajnimin, do të jap kartën, patentinon, që patenta duhet për kontrollet. Vijnë kontrollet ti ke…
Kursanti: Po!
Johan Ceka: Patentën e kartën. Kjo, që po bëj unë tani, që po ta jap certifikatën, është lëshim, që po bëj unë, se nuk supozohet të funksionojë kështu. Duhet të mbarosh kursin, pastaj merr certifikatën. Po meqënëse keni kto problemet me plazhet, unë po bëj një tolerim. Do ta ngjisësh foton dhe e ke në rregull. Ti je lifeguardi (Shpëtues jete) mund të punosh dhe kjo është ndërkombëtare, se mund të punosh edhe jashtë shtetit me këtë. Kjo çertifikatë, ti mban përgjegjësi penale, për çfarëdolloj gjëje, që ndodh në det. Domethënë pra, po paguan për të marrë përgjegjësi. E kuptove? Kjo është puna.
Kursanti: Po mirë po mund të na ndodhë ndonjë kështu o burrë, se s’kemi edhe aq shumë kohë. Domethënë ti më thuaj çikë datat, si janë ato të..!
Johan Ceka: Ato janë më datë 7-8, të shtunë- të dielë.
Kursanti: Po!
Johan Ceka: Nga ora 10 deri nga ora 12-të, domethënë ajo zgjatja e është 3 të shtunë të diela.
Kursanti: Po atje, ça do bëjmë ne? Not?
Johan Ceka: Është not, vrap, not.
Kursanti: Domethënë kjo kompletohet, kjo me gjithë patentën, bëhen domethënë, mund të shkosh kudo?
Johan Ceka: Kjo megjithë patentën pastaj, ti mund të punosh me këtë! Mund të punosh domethënë, kemi çuar dhe në Dubai, në Itali kanë punu me këtë domethënë, se kjo është ndërkombëtare. Ne jemi në kolaboracion me Isla-n. Unë jam i trajnuar nga amerikanët, për të trajnuar, po kam trajnim amerikan të trajnimit. Domethënë shife dhe kjo është organizata jonë, që bëjmë bashkëpunim. Mund ta shofësh edhe në websajt. Futesh tek websajti i kësaj Islës, ke edhe stemën tonë.
Kursanti: Gjithsesi ne do flasim prapë! Të vij nesër unë të jap lekët?
Johan Ceka: Dakord!
Kursanti: Edhe…
Johan Ceka: Në rregull!
Kursanti: Flasim!
Takimi në Durrës. Dhënia e Lekëve:
Johan Ceka: Ç’kemi? Si je?
Kursanti: Si je?
Johan Ceka: U lodhe?
Kursanti: Ça po bën?
Johan Ceka: Emër-mbiemër, firmë!
Kursanti: Ku?
Johan Ceka: Këtu!
Kursanti: Financieri?
Johan Ceka: Po shkruaj emër-mbiemër domethënë, që është një kontratë midis ne të dyve, domethënë, që ti m’i ke dhënë lekët.
Kursanti: Po mo! Merri lekët! Numëroji!
Johan Ceka: Nji, dy, nji, dy, tre, katër, pesë, që i bien edhe 2.
Kursanti: Hë mo 100-nd!
Johan Ceka: 100-nd, 120-të, 130-të!
Kursanti: 230-të, 330-të!
Johan Ceka: Për kursin, mos e vrit mendjen!
Kursanti: Hë?
Johan Ceka: Mos ke hallin e kursit!
Kursanti: Hë, po prandaj thashë!
Johan Ceka: Jo mo burrë, se do ta marrim, hë burrë! Kjo është unë do të stërvis ty, ti do stërvitësh! Do të ta tregoj testin? Se mos… Na ta çoj testin, ta bësh! Domethënë kjo funksionon kështu: Do jap dita e parë. Ditën e parë do japim kush janë rreziqet. Do filloj unë do flas për rreziqet në det. Do të jap ca stile shpëtimi, si hyhet në det tak- tak deri në stil. Do bësh nji circuit! Do bësh vrap, do të shof në vrap! Do bësh 200 metra vrap, do kthehesh! Ndihma e shpejtë: ngre kokën, ktheje kshu hë, hë! Sa lloje mbytjesh kemi? Kemi mbytje kështu, mbytje kështu, mbytje ashtu. Pastja në fund fare, kemi testin teorik. Do bësh testin dë-dë-dë ato, që kemi diskutu.
Kursanti: Po testin, a e ke gati ti testin?
Johan Ceka: Po, mo po, po nuk është problem testi teorik, o burrë! Domethënë te testi nuk e merr, kur je budalla fare. A më kupton?
Kursanti: Po jo mo, jo, se s’jemi aq fare.
Johan Ceka: Është test vari leshtë, o burrë, si test. Po mirë po ti?…
Kursanti: Se unë po marr edhe një lokal në Velipojë tani edhe po rregulloj dhe…
Johan Ceka: Po të paktën dy ditë do vish! Të paktën dy ditë! Ti do bësh kështu, do bësh dy ditë kurs edhe do vish edhe më datë 15-të!
Kursanti: Për provimin?
Johan Ceka: Që të bësh provimin!
Kursanti: Unë do të vij në datë 7 datë 15-të, o plak?
Johan Ceka: Do vish në datë 7 dhe 15-të!
Kursanti: 15-të! E kupton, që të…
Johan Ceka: Unë kam, unë kam toleru shumë, që të kam dhënë certifikatën përpara. Unë dënohem penalisht, që ta kam dhënë përpara se nuk ka, nuk ka, nuk ka, hë… organizatë. Të shkosh te tjetra do të torturojnë, po të shkosh te tjetra. Domethënë kjo je me fat, që erdhe te unë.
Kursanti: Ka tjetër? Këtu s’ka.
Johan Ceka: Është dhe një organizatë tjetër. Shko provo ti tek organizata tjetër shife ça..!
Kursanti: Po nuk më…
Johan Ceka: E kam llafin, që…/tvklan.al
Prostitucioni edhe pse shpeshherë është goditur ende v...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, në ...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ka pa...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në nj...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në një pr...
Morgu i Spitalit të Elbasanit duket se është kthyer në...
Një skandal është regjistruar sot me avionin e “Air Al...
Pseudodemokracia shqiptare, 30 vite tranzicion kanë pr...
Dilaver Reka, një banor i Dimalit, tregon se për të le...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 vitesh nga furgo...
Biznesmeni që tenton të “fshihet” pas mediave të tij, ...
Më 25 mars 2022, Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11...
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përmbarue...
Kristaq Qiqi ka blerë një apartament në vitin 2012 në ...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë marrë...
Teksa qeveria dhe bashkia e Tiranës e kanë përqendruar...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar denomncimin e n...
Policia vijon të bëjë operacione të “bujshme”. Prangoset qyt...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leon...
Emisioni “Stop” shkoi në Korçë për rastin e një pacien...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...