Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 vitesh nga furgoni në furgon, paguajnë gjithçka me lekët e tyre sepse shteti nuk u vë në dispozicion 1 ambulancë që t’i çojë e t’i marrë këta pacientë nga shtëpia e tyre në spital, e anasjelltas.
Ata kërkuan ndihmë e "Fiksit" se edhe pse shteti i rimburson me 9 mije lekë në muaj transport rruga vajtje-ardhje u shkon dyfish. Por ata që kërkojnë këta pacientë nuk është rritja e rimbursimit, por një mjet. Sepse edhe nëse do t'u rritet rimbursimi të njëjtat peripeci do t'i ndjekin në itinerarin e tyre të përjavshëm drejt spitalit.
Në "Fiks Fare" u ankua Bashkim Kurani nga fshati Grekan i Elbasanit i cili prej 9 vitesh, plot tri herë në javë, kryen shërbimin e dializës në Spitalin Rajonal Elbasan. Ai detyrohet nga fshati i tij të gjejë transport të rastit për të shkuar deri në Belsh. Dita për Bashkimin fillon herët pasi duhet të kapë orarin e dializës që ka në 12:00.
Me të mbërritur në Belsh aty takon edhe një bashkëvuajtëse tjetër. Zenepe Qyra, një grua rreth të 60-ave nga fshati Seferan i Belshit, edhe ajo prej 5 vitesh kryen shërbimin e dializës. ”Kam 5 vjet, po hyj për 6 dhe kështu kemi ngel rrugëve, mbaj dhe burrin me vete se kam hall se bie me ndonjë vend e duhet të më shoqërojë 3 herë në javë. Edhe ky prej meje ngeli pa punë”, shprehet Zenepja.
"Fiks Fare" ndoqi me kamer se si është një ditë e këtyre pacientëve kur paraqiten për dializë. Ata ndërrojnë 3 linja autobusi, dy ndërqytetës e një brenda qytetit për të shkuar deri në spital. Furgonat nuk i lënë në vendin ku duhet të marrin tjetrin, ndaj edhe duhet të ecin në këmbë.
Pasi mbërrijnë në Elbasan u duhet të marrin urbanin që shpesh thonë nuk ua njeh librezën e invaliditetit deri te spitali. Mbërrijnë aty rreth orës 11:45 pasi kanë përshkruar Bashkimi 40 km dhe Zenepja 30 km rrugë. Dializa zgjat 4 orë dhe grupi i xhirimit i pret për të parë kthimin e tyre në shtëpi. ”Kthimin e kemi më të vështirë, se nga dializa jemi të këputur”, pohojnë të dy njëzëri.
Për sa i përket transportit të tyre me autoambulancë Bashkimi me Zenepen tregojnë se për një periudhë të shkurtër kohe u është vënë një autoambulancë në dispozicion për të kryer transportin e tyre, por më pas e kanë hequr me arsyen se nuk ka shofer. Ndërkohë që Bashkimi shprehet se u është dhuruar nga murgeshat një ambulancë për ta, por që spitali i Belshit e ka mbajtur për të tjera qëllime.
Pasi mbarojnë dializën në orën 16:00 ata drejtohen sërish për të bërë të njëjtën rrugë, por kësaj radhe të lodhur nga dializa. Pasi marrin sërish urbanin e qytetit u drejtohen furgonave të Belshit.
Në Belsh për arsye të mungesës së transportit në fshatrat respektivë të dy pacientët janë të detyruar të marrin taksi e të paguajnë diku te 600-700 lekë. Kjo edhe për arsyen se nuk mund të presin dot në temperatura të larta, por edhe në dimër është po e njëjta gjë.
Në këto rrethina, sipas Bashkimit dhe Zenepes, janë edhe pesë pacientë të tjerë që kryejnë 3 herë në javë dializën.
Por "Fiksi" u interesua në Spitalin Rajonal Elbasan, ku drejtoresha e Burimeve Njerëzore pranë këtij spitali sqaroi se prej këtyre pacientëve nuk kishte asnjë kërkesë të depozituar për zgjidhjen e transportit.
Ajo i udhëzoi Bashkimin dhe Zenepen që të gjithë bashkë të bënin një kërkesë me shkrim të firmosur nga të gjithë të interesuarit dhe më pas ajo personalisht do të mundohej që t’u kthente një përgjigje. Të shpresojmë për një përgjigje pozitive!/tch
Biznesmeni që tenton të “fshihet” pas mediave të tij, ...
Më 25 mars 2022, Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11...
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përmbarue...
Kristaq Qiqi ka blerë një apartament në vitin 2012 në ...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë marrë...
Teksa qeveria dhe bashkia e Tiranës e kanë përqendruar...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar denomncimin e n...
Policia vijon të bëjë operacione të “bujshme”. Prangoset qyt...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leon...
Emisioni “Stop” shkoi në Korçë për rastin e një pacien...
Koncesioni i inceneratorëve, afera më e akuzuar në kët...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e bashkis...
Sistemi i referimit ‘online’ të pacientëve si për te mjeku s...
Gazetari Mentor Kikia ka hedhur dyshime të forta, se Polic...
Entela Zeneli, një qytetare e Tiranës, është ankuar pranë em...
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes skemën e futjes së...
Dy persona trokasin me forcë në derën e banesës së një qytet...
Parku natyror Kune Vain në Lezhë, një zonë e mbrojtur, po “k...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” e çon gazetarin në De...
Banorët e lagjes “Postbllok” në Kuçovë vijojnë të jetojnë me...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...