LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku 'kasap' e la pa pastruar qytetarin pas dy operacionesh dhe i rrezikon jetën/ 'Ku kupton nga qelbi ti o derëzi!'

24 Maj 2022, 20:00, Denoncim CNA
Mjeku 'kasap' e la pa pastruar qytetarin pas dy operacionesh
Pamje nga emisioni STOP në TV Klan

Emisioni “Stop” shkoi në Korçë për rastin e një pacienti, i cili është operuar dy herë nga kirurgu Nikolla Nunka, por në përfundim ka rrezikuar jetën.

Bashkëshortja e pacientit Besnik Shkëmbi na tregoi për operacionin e apendicitit dhe më pas për atë të tëmthit.

“Burri im kishte dhimbje të forta dhe atje ishte doktori Nikolla Nunka. E mori, e vizitoi, i ka bërë një eko dhe një analizë dhe ka thënë që duhet të hyjë në operacion urgjent sepse gjendja është shumë e rëndë. Apendiciti ishte për të pëlcitur. E shtroi dhe brenda dy orësh e futi për operacion. Pas 7 ditësh kemi dalë nga spitali dhe kemi udhëtuar për në shtëpi. Për dy ditë kemi ardhur përsëri në urgjencë për të njëjtat dhimbje, të njëjtat simptoma që kishte ditën e parë. Gjejmë sërish të njëjtin doktor që ishte ditën e parë, Nikolla Nunka”, tha bashkëshortja.

Pas operimit të parë pacienti është rikthyer në Spitalin e Korçës dhe i është nënshtruar operacionit të dytë, pas të cilit në vend që të përmirësohej, është përkeqësuar.

“E vizitoi përsëri dhe tha se ky ka tëmth. Domethënë urgjent duhet të hiqte tëmthin sepse ka gur në të dhe infeksion. E mori, e shtroi, e operoi dhe përsëri vazhdoi kjo puna e doktorit për 8 ditë. Burri nuk u përmirësua fare. Një ditë para se ta nxirrnim nga salla e operacionit i bëmë përsëri një eko. Ata e morën dhe i thanë që nuk kishte asgjë. E nxorrën në pavijon, atje e mjekuan për 3 ditë dhe pastaj i kanë hequr drenin. Ai rridhte gjak të turbullt. U përkeqësua më shumë nga ditët e tjera. Vjen doktori i dytë që ishte bashkëpunëtor me të, Stefi. E pa dhe tha që duhet t’i shkoni nga mbrapa se është e rënduar. I bëmë eko, ai tha se këtij i ka mbledhur gjaku brenda. Ky përsëri do dalësh tha se nuk ka asgjë. I thashë se në shtëpi në këtë gjendje nuk të çoj se ishte më keq. Dua ta çoj në Tiranë i thashë. Ti ta dërgosh në Tiranë tha, por unë nuk ta thashë se ky ka sëmundje të keqe”, u shpreh bashkëshortja.

Më pas Besnikun e sjellin në Tiranë, ku operohet për herë të tretë nga kirurgu i Spitalit të Traumës Myftar Torba, falë të cilit sot është mirë.

Pas shumë përpjekjesh që jemi nisur nga Korça, doktori na siguroi një ambulancë për në Spitalin Ushtarak ku atje do na priste një doktor tjetër. Doktori që na raportoi për atje, ai nuk ishte fare. Djel një djalë i ri, i Urgjencës, nuk e mbajmë dot se ky nuk është gjëkundi. I them që nuk kam çfarë të bëj. Do ta futim tha ai djali. Ishin shumë të mirë. Për gjysmë ore del doktori nga operacioni, doktori Myftar Torba. Ia bën të tëra nga e para, skaner, analiza. Tha për dy tre orë do hyjë në operim dhe tha se gjendja e tij nuk është fare e mirë. Thashë në rregull doktor. U operua dhe nga operacioni doli që kishte shumë gjëra të papastruara që këtej. Nga tëmthi, thjesht ia kishte hequr dhe i kishte lënë çdo gjë brenda dhe ishte situata shumë e vështirë. Kemi ndenjur 7 ditë atje. Falë zotit është mirë, por është i gjymtuar. Do të thotë është invalid. Do të thotë që puna që u bë këtu mua më shkatërroi jetën”, tha gruaja.

Sipas bashkëshortes së Besnikut, i shoqi është operuar 3 herë për 37 ditë.

“Brenda 1 muaji e 7 ditësh është operuar 3 herë. Dy herë nga doktori i Korçës dhe një herë e pastroi ai i Tiranës. Ai bëri punën më të mirë që lanë këta”, tha ajo.

Por gazetarët e “Stop” nuk mund ta linin me kaq dhe kërkuan ballafaqim me doktorët që kryen operacionet e Besnikut.

Qytetarja: Si jeni?

Kirurgu Nikolla Nunka: Hë moj, si është Besniku?

Qytetarja: Për momentin është mirë, për momentin. Nga operacioni, që bëri atje.

Kirurgu Nikolla Nunka: Ne prandaj e çuam për të operuar.

Gazetari: Ai doktori na tha, që ia kishe lënë të gjitha brenda ato, qelbin e këto gjërat.

Kirurgu Nikolla Nunka: Nuk kam qenë vetëm në atë operacion, kam qenë bashkë me atë, që kam shef unë, vemi e sqarohemi atje tashi.

Gazetari: Si ka mundësi, që ia le qelbin brenda, mo burrë?

Kirurgu Nikolla Nunka: Po ku kupton nga qelbi ti, o derzi, s’kupton!

Gazetari: Desh e vdiqe tjetrin.

Kirurgu Nikolla Nunka: Unë desh e vdiqa? Si s’ke turp ti, ore?!

Gazetari: Mirë, që e mori ai përsipër, se do kishte vdek ai.

Doktor Stefi: Operacioni shkoi mirë, ne kemi shumë dëshmitarë. Operacioni kaloi shumë mirë. U hoq tëmthi, u bë njëra-tjetra. Ndërlikimet janë të tjera, ç’mund të ndodhë. Ndërlikimet janë, që qoftë atje një sasi gjaku mund të infektohet, mund të organizohet themi ne. Në qoftë se kemi ndonjë kusur dhe është bërë pa dashur, do na falësh, por problemi është kur gjërat bëhen me qëllim të keq.

Qytetarja: Po është njeri! Si pa dashje?!

Doktor Stefi: Ne kemi operuar shumë njerëz dhe kemi marrë shumë falenderime.

Qytetarja: Po u masakrua dy herë për një muaj more, dy herë.

Doktor Stefi: Më kuptoni dhe mua! Ia them si vëlla, më kuptoni dhe mua, që edhe njëherë po të kthehem kam bërë maksimumin, që mund të bëj. Atë ditë, si të them, edhe pas roje, i lodhur i rraskapitur edhe më tha mua “do ta bëjmë”. Kam sakrifikuar atë ditë, se do ikja në shtëpi. Ai ka patur një problem me mpiksjen e gjakut, sepse edhe gjaku, që dilte nga dreni, sidomos kur e bëri gjilpërën e hollimit të gjakut, se duhet bërë, se është në protokoll, edhe nga dreni nuk dilte gjak me kuavola.

Gazetari: Ai ka bërë gabim dhe nuk duhet të jetë në këtë spital. Ne shyqyr, që na doli një doktor i mirë atje.

Doktor Stefi: Po kemi mungesë mjekësh, bre djalë! Këta kanë dalë në pension. Kemi mungesë mjekësh në staf.

Qytetarja: Merrni një kasap më mirë, do t’ju bëjë punë më shumë një kasap!/ tvklan.al

Lajmet e fundit nga