Certifikata për roje bregdetare, trajnimi “vari leshtë”
Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale ...

Me përfaqësuesin e "Lifeguard Albania", Johan Ceka, emisioni “Stop” ra dakord, që të zhvillojë 1 ditë trajnim dhe më pas të paraqitet ditën e testit, pasi testi sipas tij ishte “vari leshtë”. Trajnimi zhvillohej në Golem në plazh dhe zgjati rreth 2 orë.
Dita e trajnimit në Golem, në det, Kursanti: Çfarë bëni?
Johan Ceka: Si dukesh?
Kursanti: Si je ti?
Johan Ceka: U lodhe?
Kursanti: Si të kam? Çuna, si ia kaluat?
Johan Ceka: Amerikanët e kanë 3 ditë. 3 ditë paradite-mbasdite, paradite-mbasdite. Në fund fare merr certifikimin, se ky nuk është trajnim, është testim. Studimi është pedagog i anatomisë dhe do të na ndihmojë për ndihmën e shpejtë. Unë jam Johani, notar i “Teutës” prej shumë vitesh, profesionist në not. 3 herë kampion Shqipërie në garat e gjata, trajnues i “Lifeguard Albania”. Jam i trajnur nga amerikanët për "Lifeguard"-in. Tani do të shkojmë te plazhi, veshim rroba banjot, do t’ju tregoj si futeni.
Instruktori: Duhet ta marrim pak seriozisht këtë punë. Përveç të gjitha gjërave që do t’i bëjmë, që do t’i mësojmë, normalisht ju do të testoheni. Do të keni testim me shkrim dhe testim praktik, si në ujë, si ndihmën e shpejtë. Normalisht një certifikim për "Lifeguard" nuk mund të merret në atë mënyrë, pa kaluar këtë fazë. Kursi është kurs, do ta ndjekim kursin bashkë, pastaj në testim është çështje tjetër. Dikush do të marrë këtë certifikatën, është amerikane kjo certifikata, nuk është aq e lehtë për ta marrë. Është amerikane dhe ti do të ikësh, do të punosh jashtë shtetit. Ne nuk duam të largoheni, po ideja është, se njihen dhe jashtë këto.
Për të kuptuar vlerën e asaj që “Stop” kishte bërë, u interesua në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe aftësive, ku punonjësja e këtij institucioni sqaroi se subjektit në fjalë i është revokuar licenca në 19.03.2021.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive:
AKPA: Ma jep nji sekondë atë! Offff..!
Kursanti: Çfarë ka?
AKPA: Kur e ke marrë?
Kursanti: Tani afër.
AKPA: Ky subjekti ka humbur të drejtën e ushtrimit të kurseve profesionale nga ministria. I është revokuar licenca.
Kursanti: Nuk njifet kjo si licencë? Si certifikatë?
AKPA: Ai është trajnim, që është zhvilluar jashtë kuadrit ligjor, që duhet për tani. Njifet-s’njifet, në Shqipëri s’bëhet fjalë njëherë, sepse siç të thashë, është subjekt që e ka humbur atë të drejtë. Trajnimet janë formale dhe joformale. Për të qenë formale, duhet subjekti që i ofron të jetë i licencuar dhe të jetë i autorizuar për ushtrimin e atij aktiviteti. Me këtë subjekt di të them, që licenca është revokuar nga ministria.
Kursanti: Mua më bëri përshtypje, se këta s’kishin as drejtues teknik, asgjë aty, që në trajnim sollën dy instruktorë, që…
AKPA: Ky ka qenë një nga shqetësimet që është ngritur në kohën që është bërë verifikimi dhe faktikisht zotëria ka qenë në Amerikë. Ai personi, që duhet, që ishte si të thuash, administrator. Për këtë dhe për disa arsye të tjera që u quajtën parregullsi, iu la dhe koha për plotësimin e tyre që mos t’i pezullohej licenca. Unë thjesht, për arsye të verifikimit të një certificate, m’u desh të hyja dhe e kemi në QKB neve. Ja ta tregoj Ixx!
Kursanti: "Lifeguard Albania"!
AKPA: Janë dy adresa.
Kursanti: Po në Durrës e kam bërë dhe unë atë.
AKPA: Kjo certifikata nuk ka as NIPT as LN, që të më lidhë detyrimisht me këtë databazën, që kam të licencuar.
Kursanti: Po NIPT-i? NIPT paskan ata. Formim profesional, revokuar.
AKPA: Unë patjetër që jam këtu për të bërë verifikimin, ja dhe e printojmë, se ky regjistër është publik, nuk ka asnjë gjë.
Kursanti: Rrofsh! Shumë faleminderit!
AKPA: Në qoftë se do të më kërkohet verifikimi, unë do të them që ky subjekt nuk e ka të drejtën nga ajo datë po ta vësh re.
Kursanti: Në qoftë se unë aplikoj në e-Albania për këtë pjesë, nuk ma njeh?
AKPA: Shiko kur i është hequr! Në mars të 2021-shit!
Kursanti: 19.03.
AKPA: Ti e ke bërë në prill të 2022-shit.
Kursanti: Po!
AKPA: Dhe është treguar ndoshta pak i kujdesshëm, nuk ka pasqyruar LN, nuk ka vënë NIPT. Ofron trajnime, domethënë të tipit, që nuk janë formale totalisht me sa kuptoj unë. Ky s’ka Perëndi se të arrish t’i heqësh licencën dhe prapë të vazhdojë, e di veten përmbi çdo institucion, nuk di si ta trajtoj këtë rast./tvklan
Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale ...
Prostitucioni edhe pse shpeshherë është goditur ende v...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, në ...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ka pa...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në nj...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në një pr...
Morgu i Spitalit të Elbasanit duket se është kthyer në...
Një skandal është regjistruar sot me avionin e “Air Al...
Pseudodemokracia shqiptare, 30 vite tranzicion kanë pr...
Dilaver Reka, një banor i Dimalit, tregon se për të le...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 vitesh nga furgo...
Biznesmeni që tenton të “fshihet” pas mediave të tij, ...
Më 25 mars 2022, Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11...
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përmbarue...
Kristaq Qiqi ka blerë një apartament në vitin 2012 në ...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë marrë...
Teksa qeveria dhe bashkia e Tiranës e kanë përqendruar...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar denomncimin e n...
Policia vijon të bëjë operacione të “bujshme”. Prangoset qyt...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leon...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...