
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, duket se nuk kanë fund koncesionet, për klientët e saj.
Një ndër kompanitë, për të cilën ngrihen dyshime se është kliente e Qeverisë, e preferuara e saj është kompania NOA. Kjo e fundit del në disa kontrata, të cilat janë denoncuar nga CNA.al.
Nga ana tjetër, në media është denoncuar një tjetër aferë, që lidhet me Plazhin e Gjeneralit.
Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar këtë rast, ndërsa thekson se 63.5 hektarë tokë po i falen një kompanie private.
Por, ajo që duket dhe më e turpshme, përtej denoncimit të bërë nga Klodian Tomorri, nga MCN dhe CNA.al, është heshtja e turpshme e Opozitës. Askush nuk flet për këto afera.

Dikur Sali Berisha akuzonte ish-kreun e PD, Lulzim Bashën se bënte pazare me Qeverinë dhe nuk fliste për koncesionet.
Por, tashmë Berisha është në krye të PD-së dhe nuk flasin. Nuk flasin për një aferë 70 milionë euro me një pincë në dorë që kalon nga kompania NOA. Nuk flasin as për aferën e KESH. Nuk flasin as për tenderat e Ujësjellësit të Tiranës që kalojnë nga kjo kompani. Nuk flasin as për grabitjen e Plazhit të Gjeneralit.
Më tej, edhe Lulzim Basha dhe të tijët heshtin. Një Opozitë e gjërë e cila nuk flet asnjë fjalë.
Kështu ndodhi dhe me inceneratorët. Kështu ka ndodhur dhe me shumë PPP të tjera. Opozita e Bashës kujtoheshe pas muajsh, apo vitesh. Ndoshta kjo po ndodh dhe me Berishën. Me PD-në zyrtare të sotme. Dikush ja ka mbyllur gojën. Cila është arsyeja, sepse përtej akuzave që mund të hidhen ndaj Qeverisë dhe klientëve të saj, ky klient na del që nuk denoncohet as nga Opozita, e cila duke heshtur thjeshtë dhe vetëm miraton një koncesion të tillë dhe tregon se është e lidhur me gjithë segmentet që çojnë në përfundim në një koncesion i shumë akuzuar.
Denoncimet, NOA dhe Plazhi i Gjeneralit
CNA.al ka denoncuar tre kontrata skandaloze, që lidhen me NOA. Së pari afera KESH-NOA, e cila i sjell fitime marramendëse kompanisë private, ndërsa Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare merr vetëm thërrime.
Më tej, NOA del edhe në dy kontrata të tjera. Del në tenderat e Bashkisë së Tiranës. Pikërisht tek Ujësjellësi, ku zhvillohen tendera, kualifikohet ndonjë kompani, sipas procedurave ligjore. Por, më pas del një shpikje korruptive, për interes të "NOA"-s.
Dhë së fundi një tjetër kontratë skandaloze, që ka të bëjë me vulosjen e pompave të furnizimit me karburant. Një koncesion 70 milionë euro. Një skandal I denoncuar nga CNA.al, gazetari Klodian Tomorri dhe MCN.
Por, nga ana tjetër është një tjetër aferë, për të cilën po heshtin jo vetëm mediat më të mëdha në vend, por edhe Opozita.
Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar një aferë që sipas tij po ndodh në lidhje me Plazhin e Gjeneralit.
Sipas gazetarit Tomorri, në Plazhin e Gjeneralit po falen 63.5 hektarë tokë po tek një privat, me justifikimin se ky do të investojë 50 milionë euro.
Ai thekson se në terma të veprës, afera e Plazhit të Gjeneralit është një grabitje edhe më e rëndë se sa koncesioni i Portit të Durrësit. “Për disa arsye. Së pari nga këndvështrimi ekonomik. Sot një metër katrorë tokë në Plazhin e Gjeneralit shitet rreth 80 euro. Kjo verifikohet lehtësisht nga transaksionet dhe ofertat që publikojnë agjencitë e pasurive të paluajtshme. Pra qeveria po tjetërson 635 mijë metër tokë shtetërore falas. E përkthyer në vlerë kjo do të thotë se Edi Rama po i fal kompanisë Mediterranean Ëave të Shpëtim Shijakut 50 milionë euro. Me një firmë.”-shkruan Klodian Tomorri.
Por, ndërsa në lidhje me Portin e Durrësit ka pasur akuza, deklarata, qëndrime të ndryshme nga ana e Opozitës, për aferën e Plazhit të Gjeneralit dhe për aferat e Qeverisë me kompaninë NOA, Opozita ka kyçur gojën dhe vijon të qëndrojë në “gjumë”./CNA.al
Banorë të zonës Lanabregas në Tiranë janë ankuar në em...
Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, është ankuar pr...
Ky pedofil kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Fa...
Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa flet në lidhje me çës...
Një koncesion i shumëakuzuar. I raportuar në media ku ...
Irfan Hysenbelliu, i njohur për lidhjet e tij politike...
Me përfaqësuesin e "Lifeguard Albania", Johan Ceka, emisio...
Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale ...
Prostitucioni edhe pse shpeshherë është goditur ende v...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, në ...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ka pa...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në nj...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në një pr...
Morgu i Spitalit të Elbasanit duket se është kthyer në...
Një skandal është regjistruar sot me avionin e “Air Al...
Pseudodemokracia shqiptare, 30 vite tranzicion kanë pr...
Dilaver Reka, një banor i Dimalit, tregon se për të le...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 vitesh nga furgo...
Biznesmeni që tenton të “fshihet” pas mediave të tij, ...
Më 25 mars 2022, Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...