Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Instalimi i shërbimeve monopol në fushën e karburanteve ka sjellë reagimin e disa kompanive që operojnë në fushën e inspektimit dhe çertifikimit Teknik në këtë sector.
Disa prej kompanive i janë drejtuar me një letër-ankesë Autoritetit të Konkurrencës, si dhe 3 ministrive asaj të Infrastrukturës, Financave dhe Drejtësisë.
Të shqetësuar për situatën e krijuar, ata kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për ndalimin dhe eliminimin e abuzimit me pozitën dominuese në treg të kompanisë NOA Control të Gentian Sulës, e cila ka nënshkruar një kontratë 20-vjeçare për verifikimin periodik të pompave të karburantit dhe gazit.
Në letrën drejtuar institucioneve kërkohet revokim i menjëhershëm i akteve të miratimit për shoqërinë NOA Control për Lëshimin e Vërtetimeve Teknike, kryerjen e Inspektimeve në rezervuarët e gazit të Lëngshëm dhe karburanteve si dhe certifikimin e personave që punojnë me paisje presioni në pikat e karburanteve.
Aktualisht janë rreth 11 shoqëri të miratuara për këto aktivitete, 8 në lëshimin e çertifikatave teknike dhe 3 në çertifikimin e punonjësve që përdorin pajisje nën presion në pikat e karburanteve.
Por me datë 21.08.2020 shoqëria NOA Control ka nënshkruar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë një Kontrate koncesionare 20 vjeçare për verifikimin periodik të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dbe gazit të lëngshëm, që perfshin gjithe stacionet e shitjes me pakice të karburanteve.
Kjo shoqëri ka krijuar shoqërine bijë NOA Inspekt (me ortak të vetëm NOA Control shpk) për qëllim të koncesionit sipas kërkesave ligjore pëërkatëse.
Ndërkohë, me Urdhër nr. 126, datë 21.05.2021, NOA Iinspect merr eskluzivitetin edhe për sigurimin e “regjimit automatik”. Praktikisht, shoqëria koncesionare kryen sigurimin e regjimit automatik dhe verifikimin e detyrueshëm periodik të çdo pompe/pistolete karburanti, si dhe ka te drejtën e bllokimit të pompës të karburantit (në raste të gjetjes së parregullsive).
Në këto kushte monopoli, NOA Inspect me Ortak të Vetëm NOA Control ka një pozitë 100% dominuese në këto 2 shërbime sensitive ne sektorin e karburanteve.
?Nuk do të donim të perfshiheshim ne diskutimin se si iu dha koncesioni një shoqërie që ofronte një sërë shërbimesh të tjera në të njëjtin sektor, sepse tashmë ky është një fakt i kryer. Ajo që praktikisht po na cënon te gjithëve, ka të beje me faktin se tashmë jemi në kushtet e dëmtimit të konkurencës së lirë në ofrimin e shërbimeve të tjera inspektuese dhe certifikuese në sektorin e karburanteve për të cilat janë miratuar disa Organe te Miratuara (OM).
Është lehtësisht e dukshme, që NOA Control falë pozitës dominuese me 2 shërbimet e sipërpërmendura (ku do të mjaftonte edhe një shërbim monopol i vetëm), i është lënë gjithë hapësira e mundshme për të shfrytezuar apo abuzuar me pozitën dominuese me shërbimet monopol në sektorin e karburanteve, duke iu imponuar direkt apo indirekt subjekteve të tregtimit të karburanteve edhe në kryerjen e shërbimeve te tjera si paketë, përfshirë ato të inspektimit të depozitës së GLN, lëshimit të Vërtetimit Teknik dhe certifikimit të punonjësve që perdorin pajisje nen presion?, thuhet në letër-ankesën e disa subjekteve private, të ciëln do ta sjellim më poshtë.
Sipas subjekteve ankuese NOA Control është në shkelje të hapur të dispozitave të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurenceës”, si më poshtë:
Sipas nenit 9 të ligjit 9121 /2003 “Abuzim me pozitën dominuese në treg”, pika 1 dhe 2: 1. Ndalohet çdo abuzim me pozitën dominuese nga një ose më shumë ndërmarrje, që e zotërojnë këtë pozitë ne treg.
Mund të përbëjnë abuzim me pozitën dominuese veçanërisht:
b) kufizimi i prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik;
Zbatimi i kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurence.
ç) Vendosja e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, te cilat, për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.
?Përfshirja e kësaj shoqërie në shërbime të tjera me të njëjtat subjekte të stacioneve të karburantit, në kushte flagrante të konfliktit të interesit, cënon rënde paanshmërinë, integritetin dhe objektivitetin e aktiviteteve te NOA Control (përfshirë shoqërinë “bijë” NOA Iinspect) dhe përbën një rrezik potencial për cënimin e interesit publik.
Është mëse e dukshme që NOA Control është në një situatë të konfliktit të hapur të interesit, që është krijuar pas dhënies së koncesionit të verifikimit të distributoreve/pompave te naftës në subjektet e karburanteve, ku ajo ofron në të njëjtën kohë edhe shërbime të tjera inspektimi, për të cilat janë miratuar edhe subjekte tën tjera/organe të miratuara.
Për pasojë, këto organe të miratuara janë në pozita inferiore dhe krejtësisht të pafavorshme konkurence, për shkak të pozitës dominuese të NOA Control me shërbimet monopol në sektorin e karburanteve, të cilat i shërbejnë për të zgjeruar pozitën e saj dominuese në gjithë gamën e mundshme të shërbimeve inspektuese të një sektori sensitiv siç është sektori i karburanteve?, thuhet më tej në letër./CNA.al
Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA
Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë
Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë
Dollari amerikan në tregun valutor, sot blihet me 104.6 Lekë...
Dollari amerikan në tregun valutor, sot blihet me 104.9 Lekë...
Dollari amerikan në tregun valutor, sot blihet me 104.2 Lekë...
Dollari amerikan në tregun valutor, sot blihet me 104.3 Lekë...
Ekonomia shqiptare rrezikohet nga rritja e çmimeve nëse Rusi...
Dollari amerikan në tregun valutor, sot blihet me 104.3 Lekë...
Dollari amerikan në tregun valutor, sot blihet me 104.3 Lekë...
Dollari amerikan në tregun valutor, sot blihet me 104.3 Lekë...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nga salla...
Në komisionin hetimor lidhur me incineratorët dy ditë më par...
Sipas Credins Bank këmbimi valutar i modhenave mbetet pothua...
Në kulmin e krizës së karburanteve, teksa çmimi i naftës në ...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan ka pësuar një rritje të...
Dollari amerikan sot blihet me 104.1 Lekë dhe shitet me 110....
Dollari amerikan sot blihet me 103.7 Lekë dhe shitet me 109....
Dollari amerikan sot blihet me 103.7 Lekë dhe shitet me 109....
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2022, arriti 1...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 103.7 Lek...
Profesori dhe eksperti i ekonomisë Selami Xhepa,ka folur për...
Komisionin Hetimor parlamentar për inceneratorët është mbled...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...