"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Stefan Todhe është pronari i një agjencie udhëtimi. Ai ka denoncuar në emisionin "Stop" në "Tv Klan" rastin e mashtrimit nga një kliente, e cila nuk i ka dhënë paratë e 4 biletave të udhëtimit.
Ngjarja ka ndodhur 2 vjet më parë dhe klientja quhet Manjola Thanasko. Për shkak se kishte shkuar dhe herë të tjera si kliente në këtë agjenci, i tha se paratë do t’ia jepte më vonë dhe pronari, z.Stefan Todhe, pranoi në shenjë mirëbesimi.
Por paratë nuk erdhën kurrë, ndaj Stefan Todhe bëri denoncim. Por kanë kaluar tashmë 2 vjet dhe nga hetimi nuk ka asgjë të re.
“Unë kam një problem që po zvarritet prej 2 vitesh e gjysmë. Jam pronar i një agjencie turistike këtu në Tiranë, kam bërë disa bileta për një shtetase e cila e kishte përdorur dhe herë të tjera agjencinë dhe nga mirëbesimi që kisha ia kam bërë biletat pa qenë pagesa te agjencia. Ajo ka kontaktuar me zyrën, në atë moment unë nuk kam qenë tek agjencia, kam folur me punonjësen time. Punonjësja më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që Manjola Thanasko kërkon të të kontaktojë për arsye se i duhen ca bileta. Ka porositur 4 bileta. Shuma në total është diku te 1300 euro. Ajo porositi bileta tek agjencia, në mirëbesim më tha që do të shkoj të bëj udhëtimin dhe pas 3 ditësh do të kthehem në Shqipëri.
Ajo nuk është paraqitur prej asaj date. Më tha që do të vijë dikush t’i sjellë, pastaj më tha që do t’i çojë me taksi, pastaj më tha që do të vijë babi. Këto premtime zgjatën jo më shumë se 10 ditë për arsye sepse munda të verifikoj që kjo shtetase me njohjet që ka kishte mashtruar dhe shtetas të tjerë. Kam marrë kontakt dhe i kam thënë që do të vij të bëj denoncim në Greqi te policia greke sepse ta di adresën se ku je në Athinë. Kam kaluar kufirin me autobus, e kam njoftuar që jam rrugës drejt Greqisë, kam shkuar të nesërmen në orën 10:00 të mëngjesit kam qenë në Athinë 4-5 ditë pas kësaj ngjarjeje dhe nuk më ka dalë në takim. Më ka thënë pse erdhe deri në Athinë se do t’i sjell lekët në Shqipëri. Në Athinë kam shkuar te policia greke, kam marrë kontakt me OPGJ dhe më ka thënë që ne këtu në Greqi pasi ngjarja ka kaluar 72 orë nuk mund të marrim dot kallëzim, vetëm po t’i paraqitesh gjykatës.
Megjithatë, oficeri grek e telefonoi shtetasen në fjalë sepse kishte dyshime se mos ishte e përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale, por ajo nuk e hapi telefonin duke e njohur që ishte numër policie greke. Pas kësaj i kam komunikuar që unë po kthehem prapë në Shqipëri se ti s’po vjen që të më japësh lekët dhe do të shkoj në Drejtorinë e Policisë së Tiranës të bëj kallëzim. Kam vajtur te Drejtoria e Policisë në Tiranë, te Krimi Ekonomik më kanë marrë kallëzimin direkt. Siana Ahmeti ka bërë direkt procedurën siç i takon, ka marrë dhe dëshmitë e provat dhe ka referuar çështjen në Prokurorinë e Tiranës për mashtrim”, thotë denoncuesi Stefan Todhe.
Ky i fundit tregon se ka dërguar 11 kërkesa me shkrim dhe ka shkuar 55 herë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë një përgjigje nga prokurorja Anisa Qilimi që ka çështjen, por nuk i jepet informacion.
“Që nga koha që prokurorja ka marrë çështjen e deri sot, u bënë 2 vite e gjysmë. Unë nuk kam asnjë informacion, as me shkrim, as me gojë, as me mesazh, as me telefonata, as me e-mail, në asnjë lloj mënyre kontakti. Kam bërë 11 herë kërkesa te Prokuroria me shkrim me postën e Prokurorisë dhe asnjëherë s’kam marrë përgjigje për këto kërkesa. Kam ardhur te Prokuroria e Tiranës 55 herë për këtë çështje dhe akoma s’kam përgjigje. Kam mundur ta kontaktoj vetëm një herë prokuroren, atëherë që e kontaktova ishte muaji nëntor 2021 dhe më tha që më fal që s’të kam kthyer përgjigje, çështja e ka mbaruar hetimin dhe për çështjen që ka mashtruar do t’i komunikoj shtetases akuzën. Por që nga muaji nëntor unë s’kam asnjë lloj përgjigjeje”, tregon ai.
Stefan Todhe shkon në Prokurori për të kërkuar informacion.
Qytetari-Ç’kemi?
Punonjësi-Mirë! Si kalove ti?
Qytetari-Prapë!
Punonjësi-Prapë ti?
Qytetari-Kam ardhur vetëm të enjteve dhe të martave, thashë të vij sot. Anisa Qilimi, ka dy vite e gjysmë…
Punonjësi-S’e ke lart!
Qytetari-Janë në….
Punonjësi-Seminar!
Qytetari-Seminar?
Punonjësi-Seminar!
Qytetari-Seminar? S’është këtu fare?
Punonjësi-Jo!
Qytetari-Po te sekretarja mund të shkoj?
Punonjësi-Ça do të bësh te sekretarja?
Qytetari-Po t’pyes o vlla, ça i kanë thënë, se i kam ba 14 kërkesa me shkrim, s’më kthen përgjigjie.
Punonjësi-Ik në kat të tretë!
Sekretarja-Po? Tani, të kam thënë dhe herë të tjera, çështja është në hetim, të kthen përgjigjie vetëm Anisa.
Qytetarja-Po kam bërë 11 kërkesa.
Sekretarja-Unë për detyrë kam thjesht të marr kërkesën e t’ia çoj prokurorit. Për aq kohë sa çështja është në hetim, e ka për detyrim Anisa. Flit me Anisën! Atëherë, mua më del në hetim, akoma. Dhe përderisa është në hetim, të kthen përgjigje vetëm Anisa.
Qytetari-Në rregull, faleminderit!
Më pas, gazetarja e "Stop" komunikon në telefon me prokuroren Anisa Qilimi. Kjo e fundit ankohet për kushtet e punës, duke i thënë gazetares “na krijoni kushte që të punojmë”.
“Zonjë! Prokuroria nuk funksionon me telefon! Bëni një kërkesë me shkrim zyrtar! Krijojini kushte prokurorit, dhe pastaj kërkoni llogari! Çështja është aktualisht në hetim. Ne aktualisht jemi me 50% të stafit, prokurorë në detyrë. Do të marrë zgjidhje ligjore”, ka thënë prokurorja Qilimi.
Qytetari Stefan Todhe kërkon zgjidhje për rastin e tij që tashmë është bërë më shumë se 2 vite./ Tv Klan
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" ka udhëtuar drejt Tropojë...
Në "Fiks Fare" u ankuan disa pensionistë nga Luzi i Ka...
Gazetari Arsen Rusta, ka denoncuar një rast që sipas t...
Banorë të zonës Lanabregas në Tiranë janë ankuar në em...
Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, është ankuar pr...
Ky pedofil kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Fa...
Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa flet në lidhje me çës...
Irfan Hysenbelliu, i njohur për lidhjet e tij politike...
Me përfaqësuesin e "Lifeguard Albania", Johan Ceka, emisio...
Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale ...
Prostitucioni edhe pse shpeshherë është goditur ende v...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, në ...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ka pa...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në nj...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në një pr...
Morgu i Spitalit të Elbasanit duket se është kthyer në...
Një skandal është regjistruar sot me avionin e “Air Al...
Pseudodemokracia shqiptare, 30 vite tranzicion kanë pr...
Dilaver Reka, një banor i Dimalit, tregon se për të le...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 vitesh nga furgo...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...