
Elio Laze, i ashutuquajtur gazetar, përveçse është arrestuar, gjykuar e dënuar për mbajtje armësh dhe posedim të lëndëve narkotike, ka regjistruar edhe të tjera bëma.
Rreth katër muaj pas arrestimit, Lazes i është vënë nën sekuestro edhe një biznes i tij, “Illyridium Media” me numër identifikimi M11313038N.
Ky biznes rezulton i regjistruar në QKB me datë 13/01/2021 dhe pas rreth tetë muajsh ka përfunduar i sekuestruar, për shkak të borxheve të Elio Lazes, i cili rezulton administrator dhe pronar i vetëm i këtij biznesi.
Sipas shkresës me numër protokolli 1995 dhe numër regjistrimi 100-20, të Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë dërguar Qendrës Kombëtare të Binzesit, udhërohet vendosja nën sekuestro e kompanisë së Lazajt.
“Unë, Ardit Hajdini Përmbarues Gjyqësor pranë Zyrës së Përmbarimit Privat "ASTREA" shpk Nipt: L61306025U, në referim të Urdhërit të Ekzekutimit Nr.1825 Regj.Them, datë 06.02.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, kam vënë në ekzekutim këtë Urdhër, duke regjistruar në dosjen përmbarimore Nr.100-20, datë 27.02.2020 kërkesën e kreditorit S.B. ndaj debitorit Elio Luan Lazaj, në lidhje me Titullin Ekzekutiv Akti Noterial "Deklarate Noteriale" Nr.9805 Rep. Nr.3243 Kol, date 11.10.2019.
Pasi fillova procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, duke i derguar debitorit lajmërimin Nr.8539 Prot, Datë 06.03.2020, për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin që përmban Urdhëri i Ekzekutimit Nr.1825 Regj.Them, datë 06.02.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në referim të neneve 517 dhe 518 të K.Pr.Civile, konstatova se: Pala debitore Elio Lazaj nuk ka respektuar afatet e neneve 517 dhe 518 te K.Pr.Civile”, thuhet në shkresën 1995 të datës 31.08.20121.
Në këto kushte në zbatim të nenit 36 të Ligjit Nr. 26/2019, miratuar me datë 08.05.2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, ka urdhëruar Qendrën Kombëtare të Binezesit të vendosë sekuestro konservative, mbi kuotat e debitorit, Elio Lazaj, në masën 100 % të kapitalit të zotëruar.


Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej, por referuar të dhënave zyrtare të QKB-së, rezulton se pagesa nuk është kryer, pasi në ekstraktin e kompanisë nuk ka një dokument që vërteton heqjen e sekuestros së kuotave.
Vënia nën sekuestro e kompanisë së Elio Lazajt, ka ndodhur pak kohë më vonë pas arrestimit të tij.
Kujtojmë se Gazetari Elio Laze është arrestuar me 28 maj 2021, për amëmbajtje, por edhe për drogë.
Gjatë kontrollit nga Policia atij i është gjetur një pistoletë e markës, “Ecol’, të cilën gazetari e mbante në çantën e dorës.
Pistoleta kishte një karikator me një fishek luftarak. Para oficerit të Policisë gjyqësore, Laze ka deklaruar se e kishte blerë po atë natë pistoletën.
Në dëshminë e siguruar nga CNA.al, Laze ka thënë se e ka blerë pistoletën kundrejt një shume prej 200 eurosh, nga dy djem të rinj, të cilët po konsumonin lëndë narkotike, hashash.
“Pasi shkëmbyem disa fjalë njëri prej personave më pyeti mua, nëse unë doja ndonjë armë zjarri. Unë i pavetëdijshëm kam thënë se kam vetëm 200 euro me vete dhe për sa para unë do të blja një armë zjarri. I gjendur në kushtet që unë bëra shkak, por në realitet e kërkova në formë shakaje, unë isha i detyruar të bëj pagesën dhe nxora paratë dhe bëra likuidimin e armës së zjarrit dhe e mora armën dhe e futa në çantë", ka deklaruar ndër të tjera në Polici, gazetari Elio Laze./CNA.al
Pasi “Stop” gjeti klinikën “Elda Klinik”, zbuloi që El...
Pas qendrave estetike, sot “Stop” flet për një tjetër ...
Në "Fiks Fare" u ankua Ilir Shabani fermer nga fshati ...
Në Shqipëri mund të futesh në burg për tjegulla, por k...
Stefan Todhe është pronari i një agjencie udhëtimi. Ai...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" ka udhëtuar drejt Tropojë...
Në "Fiks Fare" u ankuan disa pensionistë nga Luzi i Ka...
Gazetari Arsen Rusta, ka denoncuar një rast që sipas t...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, duket se nuk kanë...
Banorë të zonës Lanabregas në Tiranë janë ankuar në em...
Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, është ankuar pr...
Ky pedofil kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Fa...
Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa flet në lidhje me çës...
Një koncesion i shumëakuzuar. I raportuar në media ku ...
Irfan Hysenbelliu, i njohur për lidhjet e tij politike...
Me përfaqësuesin e "Lifeguard Albania", Johan Ceka, emisio...
Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale ...
Prostitucioni edhe pse shpeshherë është goditur ende v...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, në ...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ka pa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...